Bekim Fazliu: BDI në panik

Bekim Fazliu  në një konferencë për shtyp akuzoi Ali Ahmetin dhe BDI-në për avazin e vjetër të mashtrimeve “Në një program të paguar politik...


Bekim Fazliu  në një konferencë për shtyp akuzoi Ali Ahmetin dhe BDI-në për avazin e vjetër të mashtrimeve
“Në një program të paguar politik të prezantuar gjoja si intervistë në një medium, Ali Ahmeti vazhdon me avazin e vjetër të mashtrimeve.
Ky zotni duhet ta pranojë një të vërtetë që BDI s’ka kurrfarë bisedime politike me VMRO-DPMNE-në, por ka diçka tjetër, ka përkulje, laritje me sjellje si të puthadorëve e sahanlëpirësve, duke u përbetuar para Gruevskit se BDI nuk e ka votuar Pendarovskin, por Ivanovin edhe pse faktet flasin ndryshe.
Shashtrisja e Alisë dhe BDI-së para Gruevskit dhe para
VMRO-DPMNE-së shpreh panikun e tyre të madh se mund të ngelin jashtë qeverisë. Ky panik vjen si rezultat i përfshirjes së tyre gjatë qeverisjes në krime dhe korrupsion. Shtuar këtu edhe veprimet kriminale gjatë zgjedhjeve të fundit.
Premtimi i Alisë dhe i BDI-së është shumë i vakët për ti mashtruar shqiptarët se ata na qenkan dikush dhe se prej tyre varet ndonjë proces politik.
E vërteta e madhe ju ka përmbyt. Përmbytja ju vjen nga Uashingtoni, Brukseli, Tirana e Prishtina. Ndërsa firma juaj BDI nga 27 prilli e ka ndërruar emrin dhe ajo quhet KVP, pra “Kemi vdekur nuk punojmë”. Tha Fazliu tani deputet i PDSH-së

Related

Maqedoni 3499379463128093651

Follow Us

Hot in week

Recent

Comments

Blog Archive

Side Ads

Text Widget

Connect Us

item