Reagim i BDI-së: PDSH kërkon dobësimin e pozicionit shqiptar në negociata dhe zbehjen e kërkesave shqiptare

Nuk na çudisin akuzat e tipit ‘kodra pas bregut’ të zyrtarëve të PDSH-së dhe as roli që kanë marrë ata pas humbjes në zgjedhjet e 13 dhe 27 ...



Nuk na çudisin akuzat e tipit ‘kodra pas bregut’ të zyrtarëve të PDSH-së dhe as roli që kanë marrë ata pas humbjes në zgjedhjet e 13 dhe 27 prillit.
Si duket, tellallët e së keqes, nuk po nxjerrin mësime nga humbjet e njëpasnjëshme tek shqiptarët në Maqedoni.
Dënimi i dhënë nga qytetarët shqiptarë nuk u mjaftoi as këtë herë për të korrigjuar pozicionet politike, ndaj vazhdojnë paturpësisht të sillen si Kalë Troje në shërbim të interesave antishqiptare.
Përdorimi i tyre, si vegël nga qarqe të ndryshme për të shantazhuar dhe dobësuar pozicionin shqiptar në negociata për bashkëqeverisje, ka për qëllim zbehjen e kërkesave politike shqiptare dhe është nënçmim i  votuesve shqiptarë dhe shkelje mbi dinjitetin e tyre.

Related

Maqedoni 2364126704618184443

Follow Us

Hot in week

Recent

Comments

Blog Archive

Side Ads

Text Widget

Connect Us

item