Një kec me 8 këmbë lind në një fermë në Kroaci
Një kec me tetë këmbë ka lindur në një fermë në verilindje të Kroacisë. Dhija Sarka e cila ndodhet në fermën e Zoran Paparic në Kutjevo të K...
https://flurudha-portal.blogspot.com/2014/05/nje-kec-me-8-kembe-lind-ne-nje-ferme-ne.html
Një kec me tetë këmbë ka lindur në një fermë në verilindje të Kroacisë. Dhija Sarka e cila ndodhet në fermën e Zoran Paparic në Kutjevo të Kroacisë, lindi një kec i cili ka edhe organet riprodhuese femërore edhe ato mashkullore.
Veterinerët e zonës thonë se deformimi tek keci i cili lindi me 8 këmbë, ka ardhur si pasojë e një “binjaku të pazhvilluar”.
Paparic thotë se mendoi se po shihte gjëra të paqena, fillimisht teksa pa se dhia Sarka kishte sjellë në jetë një kec të deformuar.
“Unë po numëroja këmbët e tij, dhe për një moment mendova se po shihja gjëra të paqena. Pastaj thirra komshiun tim që të më siguronte se nuk isha çmendur”.
Duke e quajtur atë “Octogoat” (dhia me 8 këmbë) si një “mrekulli e natyrës”, z.Paparic thotë se do të kujdeset për këtë kafshë të vogël, nëse ajo do të mbijetonte.
Veterinerët thonë se dhia ka shumë pak gjasa që të jetojë, por nëse arrin të mbijetojë javën e parë, atëherë do të jetojë për 2 deri në 3 vite.
“Çdo gjë është e dyfishtë me të. Sarka, të cilën e kam mbajtur për tre vite, i dha jetë një mrekullie të natyrës. Kjo është hera e katërt që ajo lind dhe gjithmonë ka lindur nga 3 keca. Ai po përpiqet të qëndrojë në këmbët e tij, por i mungon forca”, tha Paparic.