Legjenda pa armiq: A është Javier Zanetti lojtari më i respektuar në histori ?
Futbolli është lojë kaq tribale sa është e vështirë të gjesh lojtarë të cilët kalojnë ngjyrat e një klubi apo kufinjtë kombëtar. Lionel Mess...
https://flurudha-portal.blogspot.com/2014/05/legjenda-pa-armiq-eshte-javier-zanetti.html
Futbolli është lojë kaq tribale sa është e vështirë të gjesh lojtarë të cilët kalojnë ngjyrat e një klubi apo kufinjtë kombëtar. Lionel Messi mund të jetë hero për Barcelonën dhe Cristiano Ronaldo idhull për tifozët e Real Madridit, por edhe këta dy super lojtar kanë shumë armiq diku tjetër. Javier Zanetti është një nga disa ikona, së bashku me Paolo Maldini, Alessandro Del Piero dhe Andres Iniesta, të cilët janë të adhurueshëm nga të gjithë. Madje edhe rivalët e Juventus, të dëmtuar nga Calciopoli i 2006, i cili ka krijuar një ndarje të thellë midis bardhezinjëve dhe Interit, nuk kanë gjë tjetër përveç se admirimit për argjentinasin. Zanetti adhurohet sepse ai është mishërim i klasit, si brenda ashtu edhe jashtë fushës përgjatë gjithë karrierës së tij 22 vjeçare. Si futbollist, “Pupi” do të hyjë në histori si një nga lojtarët e tërhequr më të mirë që kjo lojë ka parë ndonjëherë. Taktikisht, teknikisht, fizikisht dhe mentalisht ai posedon çdo atribut. Heroi i Manchester United Ryan Giggs e ka etiketuar argjentinasin si kundërshtarin më të fortë në karrierën e tij. “Jam përballur me Zanettin për herë të parë në çerekfinalen e vitit 1999 në Champions League, ai ishte mbrojtës i djathtë dhe unë isha në të majtë. Ai më impresionoi me kualitetin, shpejtësinë, fuqinë, inteligjencën dhe ekspertizën e tij. Kam luajtur kundër tij edhe dy herë të tjera dhe ai ishte kundërshtari im më i vështirë, një lojtar i kompletuar” ka thënë uellsiani për Gazzetta dello Sport. Ajo që është me impresionuese është karriera e gjatë e Zanettit. Zakonisht kulmi i një futbollisti zgjat nga pesë deri në shtatë vjet, në raste të veçanta mund të jetë më e gjatë, por në nivele të larta është shumë më e shkurtër. Merrni për shembull Ronaldinhon. Gjatë mesit të dekadës së fundit, braziliani ka arritur një nivel që vetëm pak lojtar mund ta arrijnë. Por vetëm për katër ose pesë sezone karriera e tij mund të konsiderohej e një futbollisti të klasit botëror. Zanetti qëndroj në këto nivele për 15 vjet. Në moshën 37 vjeçare, kur Interi mundi gjithë-pushtuesit e Barcelonës në Champions League, i madhi Lionel Messi nuk goditi më shumë se një herë pasi bashkëkombasi i tij mbrojti në mënyrë fantastike. Qëndrueshmëria e tij në dy dekadat e fundit ka qënë jonjerëzore. Deri sa ai dëmtoj “tendinën e akilit” në ndeshjen kundër Palermos një vitë më parë, një dëmtim nga i cili nuk u rikuperua kurrë plotësisht duke bërë vetëm 11 paraqitje këtë sezon. Nuk është surprizë që njeriu me nofkën “Traktori” mban rekordin e paraqitjeve me kombëtaren argjentinase dhe Interin, me të cilin u bashkua në vitin 1995 nga skuadra Banfield,. Si njeri, Zanetti mishëron gjithçka në të cilën është i mirë në futboll: nderin, lojën e pastër dhe respektin. Kurrë nuk ka provuar të arrijë suksese nëpërmjet stimulimeve. Nuk ka protestuar kurrë ndaj një gjyqtari. Edhe në përballje me padrejtësitë dhe vëshirësitë, ai është treguar dinjitoz. “Eshtë një lojtar që ka bërë historinë dhe unë nuk mund të mendojë për një lojtar dhe njeri që qëndron më lart se ai”, ka deklaruar tranjeri i Juventusit Antonio Conte, i cili nuk komplimenton shpesh lojtarët. Kur Zanetti nuk u zgjodh në skuadrën e argjentinës për Kupën e Botës 2006 dhe 2010, ai kurrë nuk u ankua edhe pse kishte gjithë të drejtën për të pyetur se përse Lionel Scaloni apo Jonas Gutierrez ishin preferuar në vend të tij. Kur Interi dhe Valencia u përfshinë në një sherr masiv në Champions League në vitin 2007, vetëm Zanetti qëndronte larg cmendurisë. Kur tranjeri Roberto Mancini deklaroj se ishin “vjedhur” nga gjyqtari në ndeshjen kundër Liverpool, Zanetti refuzoi të bëhej pjesë e polemikave edhe pse dy kartonë të kuq të pashpjegueshëm iu kushtuan rezultatin. “Ai është kaq special dhe unë kurrë nuk e kam dëgjuar të flasi keq për ndokënd. Në ditët e sotme nuk ka shumë lojtarë si ai. Një ditë ai më tha se donte të bëhej si unë. Unë i përgjigjem tani duke i thënë se do të dëshiroja që unë të bëhesha si ai”, ka deklaruar ish-shoku i tij i skuadrës Roberto Baggio. Zanetti ndoshta nuk ka qënë më i zëshmi apo motivuesi, por në mënyrën se si ai motivonte veten e tij dhe shembulli që i jepte shokëve të skuadrës, ai ka qënë kapiteni perfekt. Kur ai ngriti trofeun e Champions League në qiellin e Madridit në vitin 2010, pas fitores 2-0 ndaj Bayernit, nuk ka pasur një tifoz të futbollit që nuk ka qënë i lumtur për Zanettit. “Të largohesh në moshën 41 vjeçare është një emocion unik, ndihem krenar për veten time, dhe ky është moment i duhur.” “Kam ëndërruar të përfundoja karrierën time me fanellën e Interit, Interi është shtëpia ime dhe unë do mundohem të jap kontributin tim jashtë fushës ashtu si brenda saj. Do të jem drejtori sportiv i klubit, një sifdë emocionuese. Jam i gatshëm për të mësuar”, deklaroi Zanetti për La Nacion të martën. Zanetti do të dal në pension këtë verë ndoshta si lojtari më i madh që Interi ka pasur ndonjëher. Ai gjithashtu do të varë këpucët si një nga lojtarët më të respektuar universalisht dhe futbolli ka kënaqësinë që ka parë një lojtar si ai.
Karriera e Javier Zanettit në numra:
15 – është numri i trofeve që Zanetti ka fituar me Interin.
45 – është numri mesatar i ndeshjeve të luajtura nga Zanetti për një sezon që në kohën kur ai bëri debutimin e parë në vitin 1992 deri përpara dëmtimit në 2013.
145 – janë ndeshjet e luajtura me Argjentinën, një rekord për vendin e tij. Ai ka luajtur në dy Kupa Bote 1998 dhe 2002.
613 – është numri i ndeshjeve të luajtura nga Zanetti në Serie A. Një rekord për lojtarët e huaj.
856 – është numri i paraqitjeve me fanellën e Interit që kur ai u bashkua me ekipin. Zanetti mban rekordin në klub.
Përshtati: Kevin Sinani