Zbulohet proteina që rinon zemrën eliminon substancat toksike
Atrogin, quhet proteina që i lejon qelizave të zemrës që të pastrohen nga substancat toksike, duke u rigjeneruar ato parandalojnë sëmundje t...
https://flurudha-portal.blogspot.com/2014/05/zbulohet-proteina-qe-rinon-zemren.html
Atrogin, quhet proteina që i lejon qelizave të zemrës që të pastrohen nga substancat toksike, duke u rigjeneruar ato parandalojnë sëmundje të rënda. Kërkimet janë zhvilluar nga Instituti Molekular Mjekësor në Universitetin e Padovas. Zbulimi i bërë nga shkencëtarët italianë pritet që të ndikojë në diagnozat për sëmundje kardiovaskulare.
Proteina Atrogin në qelizat e zemrës ka një veprim të dyfishtë , të “rojtarit” dhe të “pastruesit” nga substancat toksike. Atrogin ndikon në dy mekanizmat qelizore, te proteasome, i cili është sistemi me të cilin eliminohen proteinat e vjetra e jo më funksionale dhe tek autophagi, i cili është procesi i eliminimit të komponentëve të tjerë si agregatë të proteinave.
Kërkimet kanë treguar se 2 mekanizmat nuk janë të ndarë e të pavarur ashtu si mendohej, por janë të lidhur me aktivitetin e Atrogin.
Studimi i eksperimentuar mbi kafshë tregon se mungesa e kësaj proteine paralizon 2 mekanizmat e sipërpërmendur. Si rrjedhojë e kësaj substancat toksike kanë tendencën për t’u akumuluar, duke provokuar sëmundje të rënda dhe të rralla të zemrës.