Nëna shqiptare mbyt foshnjën e sapolindur
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në një provincë të Italisë, ku emigrantja shqiptare ka mbytur foshnjën e saj të porsalindur. Gjithçka nisi si...
https://flurudha-portal.blogspot.com/2014/05/nena-shqiptare-mbyt-foshnjen-e.html
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në një provincë të Italisë, ku emigrantja shqiptare ka mbytur foshnjën e saj të porsalindur. Gjithçka nisi si një abort spontan, por më pas u zbardh skenari i një vrasje, ku fajtore për të është vetë e ëma. Ngjarja ka ndodhur në qytezën e Busto Arsicios, në provincën e Varezes.
Një emigrante shqiptare, 21-vjeçare në 25 prill lindi fëmijën e dytë, ndërsa ishte në muajin e shtatë të shtatzënisë. Lehona shqiptare u deklaroi karabinierëve, që fëmija kishte lindur e vdekur. Faktikisht nga autopsia rezultoi, që bebja, e seksit femër, kishte lindur e gjallë dhe kishte vdekur si rezultat i mbytjes në ujë dhe i plagëve në kokë. Mjekët janë të sigurt, që shqiptarja ka pirë një ilaç, që i ka nxitur artificialisht shtërzimet, duke provokuar lindjen e parakohshme të bebes.
Pas ekspertizës, gjithçka u zbulua dhe fajtori i këtij krimi ishte nëna e foshnjës. Pas verifikimit të akuzave, është bërë e mundur arrestimi nga policia italiane e emigrantes shqiptare. Shqiptarja aktualisht gjendet në seksionin e femrave të burgut të qytetit të Moncës. Ndërkohë, nuk bëhet i ditur identiteti i nënës shqiptare, që mbyti fëmijën e saj. Policia vijon punën për zbardhjen e kësaj ngjarje të rëndë, dhe shkakun që e ka detyruar emigranten shqiptare të kryejë krimin.