Ndërron jetë shkrimtari dhe përkthyesi Amik Kasoruho

Ka ndërruar jetë në moshën 82 vjeçare shkrimtari dhe përkthyesi i njohur Amik Kasoruho. Nderi i kombit është shuar në Tiranë, pas një sëmund...


Ka ndërruar jetë në moshën 82 vjeçare shkrimtari dhe përkthyesi i njohur Amik Kasoruho. Nderi i kombit është shuar në Tiranë, pas një sëmundjeje të rëndë në mushkëri.
Amik Kasoruho ka lindur në 1932 në Tiranë. Është autor i disa librave: “Një ankth gjysmëshekullor” (1997), “Çmimi i një ëndrre” botuar në Itali (2000), “Midis qiellit dhe burgut” dhe romanin autobiografik “Ikje nga trilli i perëndive”.
Amik Kasoruho ka përkthyer në shqip vepra nga Pirandello, Isabel Allende, Harold Robbins, Patrick O’Brian, John Selby etj. Është fitues i çmimit special të jurisë në konkursin “Eks & Tra” për shkrimtaret emigrantë në vitin 1999.
Në 2000 ka marrë çmimin “Civitas – Arberia 2000 Calabria” për mirëmbajtjen e revistës italo-shqiptare të arbëresheve “Katundi Ynë”. Shkrimtari i njohur jetonte ndërmjet Italisë dhe Shqipërisë.

Related

Top Lajm 6382667488693092460

Follow Us

Hot in week

Recent

Comments

Blog Archive

Side Ads

Text Widget

Connect Us

item