Studimi: Muzikantët katër herë më të rrezikuar nga humbja e dëgjimit

Muzikantët profesionistë kanë katër herë më shumë gjasa të humbin dëgjimin, ka vlerësuar një studim i ri. Pra, performanca profesionale, si ...


Muzikantët profesionistë kanë katër herë më shumë gjasa të humbin dëgjimin, ka vlerësuar një studim i ri. Pra, performanca profesionale, si në një orkestër, apo në një bandë rroku, i bën muzikantët 57% më të predispozuar nga dëgjimi i zhurmave në vesh dhe më pas humbja e dëgjimit.
Studimi, i publikuar në Revistën e Mjekësisë Mjedisore, zbuloi se kishte shanse më të larta për probleme me dëgjimin tek njerëzit, që janë të ekspozuar vazhdimisht ndaj muzikës me volum të lartë.
Kërkuesit arritën në këtë përfundim, pas studimit të dosjeve shëndetësore të 7 milion gjermanëve nga viti 2004 deri në vitin 2008. U zbulua gjithashtu se meshkujt ishin më të rrezikuar nga humbja e dëgjimit, krahasuar me femrat.

Related

Studime 8388470954841486213

Follow Us

Hot in week

Recent

Comments

Blog Archive

Side Ads

Text Widget

Connect Us

item