Monika Levinski: Përse vendosa ta thyej heshtjen për skandalin Klinton?

Monika Levinski, dashnorja e famshme e Bill Klinton, e njohur për skandalin famëkeq të ashtuquajtur ‘Levinskigejt’, vendos të rrëfehet për t...

Monika Levinski, dashnorja e famshme e Bill Klinton, e njohur për skandalin famëkeq të ashtuquajtur ‘Levinskigejt’, vendos të rrëfehet për të përcjellë një mesazh të nevojshëm dhe human
Rrëfimi

Monika Levinski (Monica Lewinsky) ka shkruar në revistënVanity Fair për herë të parë rreth lidhjes së saj me presidentin Klinton: “Është koha të djeg beretën dhe të varros fustanin blu”. Ajo gjithashtu u shpreh: “Unë, thellësisht pendohem për ato që ndodhën mes meje dhe presidentit Klinton”.
Pas 10 vjetësh heshtje virtuale (“Kaq e heshtur, në fakt, sa që disa qarqe mendonin se Klintonët më kishin paguar, ndryshe përse nuk do të flisja? Ju siguroj se kjo nuk është e vërtetë”), thotë Levinski, 40 vjeçe. “Jam e vendosur t’i jap një fund tjetër historisë sime. Kam vendosur, më në fund, t’i jap një qëllim të shkuarës sime. Koston e këtij rrëfimi do ta zbuloj së shpejti.
Duke thënë se lidhja me Klintonin ishte një konsensus midis dy të rriturve, Levinski shkruan se ishte turpërimi publik në fillim të skandalit, ai që i dha jetës së saj një ndryshim të përhershëm. “Sigurisht, shefi im përfitoi ndaj meje, por gjithnjë do të qëndroj e bindur për një gjë: ishte një marrëdhënie e pranuar nga të dy palët. Çdo lloj forme “abuzimi” erdhi më pas, kur m’u desh të bëhesha dashi i kurbanit për të mbrojtur pozicionin e tij të fuqishëm.
Administrata “Klinton”, prokuroria, operativët politikë të të dy spektrave dhe media, ishin në gjendje të përcillnin imazhin që donin mbi profilin tim. Dhe ky rikrijim ishte i papëlqyeshëm pjesërisht sepse përfshihej fuqia”.
“Gjuetia e punës”
Pas skandalit, shkruan Levinski, “refuzova oferta pune që mund të më sillnin të ardhura më shumë se 10 milionë dollarë, sepse ato nuk ishin gjëja e duhur për të bërë”. Pas banimit në Londër, Los Anxhelos, Nju Jork, Portland dhe Oregon, ajo dha intervista të shumta pune në fushën e komunikimit dhe drejtimit të fushatave bamirëse, por punëdhënësit e mundshëm i referoheshin vazhdimisht historisë së saj, ajo nuk arriti të gjente rrugën e duhur.
Përgjigje si “puna e kërkon që të shfaqesh në publik dhe natyrisht që media do të jetë pjesë e atyre takimeve”, – ishin të zakonshme në refuzimin e saj.
Rregullimi i së shkuarës
Levinski shkruan se ajo akoma njihet prej të tjerëve në jetën e përditshme dhe se emri i saj del shpeshherë në shtyp. Ajo komenton gjithashtu mbi referimin që i është bërë në këngën hit të këngëtares Bionse (Beyonce).
Monika Levinski u përgjigjet raportimeve të bëra publike në shkurt se Hilari Klinton (Hillary Clinton), gjatë viteve 1990, e kishte përshkruar atë si një marionetë të çmendur e të vetmuar, në korrespondencën me mikeshën e ngushtë Diana Bler (Diane Blair). “Mendimi i parë që më erdhi teksa mësoja për këtë cilësim, ishte se do të isha me fat po të kishte thënë vetëm kaq”, – tregon Monika. “Kam lexuar në atë që supozohej të ishte një korrespondencë e fshehtë mes zonjës Klinton dhe zonjës Bler, ajo fajësonte veten për tradhtinë e bashkëshortit të saj dhe dukej se e falte. Megjithëse tregonte se ishte e pakënaqur që Bill ishte përfshirë në një sjellje të shpifur dhe të papërshtatshme, në fakt lidhja ishte një marrëdhënie konsensuale”.
Përse Monika vendosi të rrëfehej?
Kur Tajlër Klementi (Tyler Clementi), një 18-vjeçar që sapo kishte filluar universitetin, u filmua fshehurazi në kamera teksa puthej me një burrë tjetër, kreu vetëvrasje në shtator të vitit 2010, Levinski shkruan se ajo shpërtheu në lot. Iu kujtua viti 1998, kur e ëma e mbante vazhdimisht në vëzhgim. Nëna e Monika Levinskit i qëndronte pranë natë e ditë, pasi nuk donte që e bija e saj të kryente vetëvrasje.
Turpi, talljet dhe frika mund ta çonin të bijën në vetëvrasje. Levinski qartëson se ajo nuk e tentoi kurrë vetëvrasjen, por ishte tunduar disa herë në mendime gjatë hetimeve dhe në një periudhë më pas.
Levinski shkruan se duke marrë shkas nga tragjedia e Klementit, vuajtja e saj mori një tjetër kuptim. Ndoshta duke treguar historinë e saj, ajo arsyetoi se do të ishte në gjendje të ndihmonte të tjerët në çastet më të errëta të poshtërimit.
Pyetja ishte: “Si të gjej një mënyrë t’i jap një qëllim të shkuarës sime?”. Ajo gjithashtu thotë se, kur doli lajmi për lidhjen e saj me Klintonin, ajo jo vetëm që ishte personi më i poshtëruar në botë, por ishte edhe njeriu i parë që u tall në shkallë globale, duke përdorur internetin.
Qëllimi i tanishëm i Levinskit është të përfshihet në përpjekjet për të ndihmuar viktimat e poshtërimit dhe talljes online dhe në fillimin e komunikimit për këtë temë në forumet publike.

Related

Top Lajm 7286776707809915009

Follow Us

Hot in week

Recent

Comments

Blog Archive

Side Ads

Text Widget

Connect Us

item