Ahmeti nuk lëshon pe, bisedimet në fazë vendimtare

BDI nuk e ka ndërmend të lëshoj pe në kërkesat e saj para VMRO DPMNE-së.  Sonte ose më së voni deri në mëngjes  partia e Gruevskit duhet pro...


BDI nuk e ka ndërmend të lëshoj pe në kërkesat e saj para VMRO DPMNE-së.  Sonte ose më së voni deri në mëngjes  partia e Gruevskit duhet prononcohet a pranon kryetari i parlamentit të jetë shqiptar, kuadër i BDI-së dhe të ndryshojë rregulloren e kuvendit me çka edhe seancat plenare do të udhëhiqen në gjuhën shqipe, nëse dëshiron të vazhdojnë bisedimet me BDI-në për formimin e qeverisë së re. Kjo nga shkaku se për nesër është caktuar edhe mbledhja konstitutive e përbërjes së Parlamentit në ora 10 ku duhet të votohet edhe për kryetarin e ri të parlamentit dhe nënkryetarëve.  Pas kësaj do të pason të hënën  edhe mbledhja e parlamentit në të cilën do të inagurohej presidenti i shtetit Gjorge Ivanov, të cilin BDI nuk e pranon siç nuk e pranon as partia më e madhe opozitare maqedonase LSDM, që kanë refuzuar  34 mandatet e fituara në këto zgjedhje.
Nëse për këto çështje VMRO dhe BDI nuk merren vesh nuk do të ketë vazhdim të bisedimeve për koalicionin e mundshëm qeveritar mes dy partive që do të nënkuptonte edhe ndarjen e resorëve ministrore.
Mësohet se lideri i BDI-së Ali Ahmeti ka porositur grupin negociues të mos lëvizin nga pozicionet në bisedime, pavarësisht kërcënimeve të VMRO-së nëpër media se mund ti ofrojë koalicion PDSH-së nëse BDI-ja nuk ul kërkesat. Nga BDI-ja thonë se çështja e njohjes së legjitimitetin të Ivanovit është vetëm spekulim i medieve që mund të jetë i porositur nga VMRO-ja, për të arsyetuar refuzimin eventual që BDI-ja mund ti bëjë ofertës së VMRO-së. Sipas partisë së Ahmetit, po bisedohet në inkorporimin e platformës të cilën e kanë votuar 70% e shqiptarëve, dhe nëse kjo nuk arrihet, nuk ka kuptim që të pranojnë koalicion qeveritar vetëm për të punësuar disa ministra.
Bisedimet e sotme mes grupeve të punës nga dy partitë kanë filluar që herët në mëngjes dhe po vazhdojnë me intensitet të lartë, për të gjetur një zgjidhje para ditës së nesërme për kur është caktuar edhe mbledhja konstitutive e parlamentit të ri. (Benjamin Arifi)/Alsat-M/

Related

Maqedoni 4567229500764972658

Follow Us

Hot in week

Recent

Comments

Blog Archive

Side Ads

Text Widget

Connect Us

item