Maqedonia akuzohet për krime të frymëzuara nga urrejtja etnike

Autoritetet maqedonase po shpërfillin krimet e frymëzuara nga urrejtja etnike, njofton Komiteti Lokal i Helsinkit për të Drejtat e Njeriut n...


Autoritetet maqedonase po shpërfillin krimet e frymëzuara nga urrejtja etnike, njofton Komiteti Lokal i Helsinkit për të Drejtat e Njeriut në një raport të fundit, shkruan “BalkanInsight”.
Më tepër se 80% e sulmeve nga urrejtja “përfshinin maqedonas dhe shqiptarë etnikë”, thuhet në raport. Orientimi seksual dhe identiteti gjinor ishin shkaqe që qëndronin pas 9% të sulmeve, ndërsa besimi fetar ishte shkak për 7% të tyre.
Sipas raportit, shumica e incidenteve kanë ndodhur në kryeqytet, në Shkup dhe në pjesën perëndimore të vendit, të përziera nga pikëpamja etnike, në Tetovë, Gostivar, Strugë dhe Kumanovë. Raporti theksoi se 72% e incidenteve për shkak të urrejtjes kanë ndodhur në Shkup.
Po ashtu, thuhet se vitin e shkuar policia arrestoi dhunuesit për vetëm 27 raste krimesh të urrejtjes dhe vetëm një rast sulmi ndaj qendrës LGBT në Shkup u paraqit në gjyq.
“Është për t’u shqetësuar që autoritetet qëndrojnë të heshtura përballë dhunës etnike. Këto krime, ose nuk raportohen, ose policia nuk i heton ato në mënyrën e duhur”, tha kryetarja e Komitetit të Helsinkit, Uranija Pirovska.
Pirovska tha se ka një prirje institucionale për t’i kamufluar krimet e urrejejtes si akte të zakonshme dhune, të cilat nuk dënohen aq ashpër me ligj. Ata kanë krijuar një tablo të pasaktë mbi atë që po ndodh, shtoi ajo.
Në raportin e fundit për krimet e urrejtjes etnike, Komiteti i Helsinkit raportoi 116 incidente të tilla gjatë vitit 2013

Related

Maqedoni 8810717736683488125

Follow Us

Hot in weekRecentComments

Hot in week

Recent

Comments

Blog Archive

Side Ads

Text Widget

Connect Us

item