Dëshirat e çuditshme të Çanit

Për të komentuar tubimin e komunitetit LGBT, Arjan Çani, të premten, në emisionin e tij kishte ftuar përfaqësues të këtij grupimi, të cilët ...


Për të komentuar tubimin e komunitetit LGBT, Arjan Çani, të premten, në emisionin e tij kishte ftuar përfaqësues të këtij grupimi, të cilët po merreshin me organizimin. Ata ishin Kristi Pinderi dhe Xheni Karaj. Gjatë emisionit, ai (Çani) e hapi debatin për të gjithë të ftuarit duke i pyetur mbi mendimin e tyre për këtë tubim që gejtë po përgatisin. Në emision ishte dhe… gjejeni kush? Henri Çili :). Kristi e informoi Çanin se nisja do të bëhej nga sheshi “Nënë Teraza”, për t’u kthyer te sheshi “Skënderbej”, ku ishte planifikuar një ndalesë për të hapur flamurin simboltë këtij komuniteti. Arjani në ato momente shprehu dëshirën të shkonte vullnetar për të bërë një gjest që organizatorët e paradës nuk e kishin planifikuar: “Të vij dhe unë e t’ia ngulim Skënder beut flamurin m’u në b…”. Pinderi tentoi të sqaroi se “ne nuk duam të ngatërrojmë simbolet tona me simbolet kombëtare”. Por Arjani ishte aq entuziast për këtë veprim që po mendonte të bënte, sa nuk po i hynte më gjë në vesh./dita

Related

Showbiz 3399685069084217706

Follow Us

Hot in week

Recent

Comments

Blog Archive

Side Ads

Text Widget

Connect Us

item