Fevzoja riboton veten dhe nxjerr në pah… kyçin
Blendi Fevziu nuk u thotë jo intervistave nëpër revista, sidomos kur bëhet fjalë për kopertinat e tyre. Kështu ka bërë edhe këtë herë, ai gj...
https://flurudha-portal.blogspot.com/2014/05/fevzoja-riboton-veten-dhe-nxjerr-ne-pah.html
Blendi Fevziu nuk u thotë jo intervistave nëpër revista, sidomos kur bëhet fjalë për kopertinat e tyre. Kështu ka bërë edhe këtë herë, ai gjendet në coverin e revistës “Elegance”. Këtë dalje të tij, ai e ka publikuar në faqen personale të Facebook-ut, pra ka publikuar veten. I veshur me xhaketë, orë e këpucë të kuqe, duke vënë në pah kyçin e këmbës, shfaqet i buzëqeshur dhe në formë. Titulli në faqe të parë është: “Blendi Fevziu, jubileu i argjendtë”. Komentuesit ironizojnë, duke thënë se si jubile mund t’i jepej një… letër bakalli e jo një e argjendtë. Ka dhe nga ata që shkojnë më tej duke e lidhur figurën e tij me politikën: “Që të pëlqehesh nga kryeministri, nuk besoj se është kusht i domosdoshëm që të veshësh këpucë të kuqe… se të gjithë kryeministrat në fund të mandatit i nxjerr me këpucë të kuqe”, i shkruajnë Blendit. Ore, njerëzit nuk janë naiv, i kuptojnë furçet e lajkat, megjithatë, disave u ka dalë boja e s’u bën më asgjë përshtypje, mjaft ta kenë atë xhepin plot. Ashtu në përgjithësi po flisnim…./dita