Llakaj: Humori i ri si fast food
Agron Llakaj, i ftuar i tek emisioni “Natë me Xhaxhiun”, ka shprehur opinionin e tij për politikën, artin në përgjithësi dhe humorin në veça...
https://flurudha-portal.blogspot.com/2014/05/llakaj-humori-i-ri-si-fast-food.html
Agron Llakaj, i ftuar i tek emisioni “Natë me Xhaxhiun”, ka shprehur opinionin e tij për politikën, artin në përgjithësi dhe humorin në veçanti. Llakaj shprehet se në gamën e politikanëve që ka imituar, ai që ka lënë më shumë përshtypje ka qenë i ndjeri Pjetër Arbnori, kurse personazhi më i vështirë, ish-Presidenti Mejdani. Sa për Berishën, ai ndan bindjen se, kur u bë kryeministër, ndryshoi dukshëm nga ai opozitari i dikurshëm. Por gjithsesi aktori ”respektoi institucionin e tij, kur ai u bë kryetar i qeverisë”. Mes të tjerash, për të humori i ri që po hyn së fundmi rrezikon të banalizojë humorin e vërtetë. Llakaj e etiketon humorin e ri si “humor fast-food”-i, vetëm për konsum. Nejse, se edhe Agroni në gjithë këto vite me “fast food” e ka ushqyer teleshikuesin. Hajt mo, çështje këndvështrimesh!/dita