Vietnami ndal protestat, Kina nis evakuimin

Në Vietnam, qytetet kryesore janë pushtuar nga policia, në shenjë paralajmërimi për protestat anti-Kinë, të dielën, për shkak të trazirave t...


Në Vietnam, qytetet kryesore janë pushtuar nga policia, në shenjë paralajmërimi për protestat anti-Kinë, të dielën, për shkak të trazirave të rralla dhe vdekjeprurëse në parqet industriale, që rritën tensionet me Pekinin për sovranitetin në Detin e Kinës Jugore. 

Kina ka evakuuar më shumë se 3000 shtetas kinezë pas sulmeve ndaj punonjësve dhe pronarëve kinezë të bizneseve, gjatë javës së kaluar, ndërsa Pekini ka dërguar 5 anije të dielën për të ndihmuar shtetasit e tij të kthehen në vend, raporton agjencia shtetërore e lajmeve Xinhua.

Disa arrestime janë bërë në kryeqytetin Hanoi, si dhe qytetin të Ho Chi Minh qendër të tregëtisë, vetëm pak minuta pasi grupe njerëzish u përpoqën të nisnin protestat, sipas dëshmitarëve, teksa ligjvënësit komunistë të Vietnamit janë të vendosur për të shmangur përsëritjen e një tjetër rasti dhune si javën e kaluar, në 3 provinca kryesore në jug dhe qendër të vendit.

Irritimi ka pushtuar Vietnamin, pasi një firmë shtetërore kineze e energjisë, CNOOC, nisi dhjetra anije rreth 2 javë më parë, të cilat u ngarkuan me fuçi nafte në vlerën e rreth 1 milion dollarëve, diku 240 km larg bregut të Vietnamit, një zonë që pretendohet nga të dy vendet si territor i tyre.

Kjo ishte lëvizja më e vendosur që Kina ka bërë në detet, të cilat besohen se kanë miliarda fuçi nafte pasuri, si dhe vjen vetëm pak ditë pas vizitës së presidentit amerikan Barack Obama, në disa prej vendeve aleate të Azisë që janë përfshirë në mosmarrëveshje territoriale me Kinën.

Një zyrtar amerikan në Uashington e përshkroi veprimin e fundit të Kinës si provokues dhe tha se marrëdhëniet e tensionuara të Pekinit me fqinjët e tij mund të prishin ndjeshëm marrëdhëniet e tyre me Shtetet e Bashkuara.

“Synimi ynë është të protestojmë në mbështetje të qeverisë, për të siguruar fuçitë e naftë që ndodhen në ujrat territorialë të Vietnamit”, tha Van Cung, 74 vjeç, një ish-kolonel ushtrie, i cili u përpoq të protestonte jashtë Ambasadës kineze në Hanoi. / Top Channel

Related

Botë 3352198891160857007

Follow Us

Hot in weekRecentComments

Hot in week

Recent

Historia e vërtetë e zbulimit të Mesharit

Në këtë shkrim përvijohet historia e zbulimit të veprës së Buzukut së bashku me përpjekjet e kryera nga arbëreshët e Sicilisë për të nxjerrë në dritë një botim kritik të tekstit të Mesharit. Isht...

FOTOT/ Dhe mbretëresha është Alessandra Ambrosio

Ajo është një nga engjëjt e “Victoria’s Secret”.Por në mbrëmjen e të enjtes në Kanë, në galanë kundër AIDS, Alessandra Ambrosio nuk kishte asgjë engjëllore.Ajo ishte një nga femrat më të bukura, ndërs...

Bëhuni gati për një verë tepër të nxehtë!

Parashikimet tregojnë se prilli ishte muaji më i nxehtë i regjistruar, por “El Nino” do të ketë më pak uraganeMuaji prill ishte muaji i parë më i nxehtë, i regjistruar ndonjëherë, kanë treguar parashi...

Tragjedi në Kurbin, nëna vret të bijën me automatik, më pas veten

Një ngjarje tragjikë është shënuar në qytetin e Kurbinit, pasi nëna ka vrarë vajzën e saj dhe më pas veten. Ngjarja e rëndë është shënuar vetëm pak momente më parë në komunën Fushë–Kuqe, ku Mimoz...

TURQI – Dy të vdekur pas konfrontimeve në Stamboll mes policisë dhe protestuesve

 I dyti protestues vdiq sot pas plagëve të marra në konfrontimet e dhunshme të ditës së djeshme mes policisë dhe manifestuesve në një lagje të njohur të Stambollit, njoftoi për median guvernatori...

Comments

Ulio:

This comment has been hidden from the blog.

rudi:

This comment has been hidden from the blog.

Philip:

This comment has been hidden from the blog.

Blog Archive

Side Ads

Text Widget

Connect Us

item