LSDM-ja nuk e pranon Ivanovin për president
LSDM-ja njoftoi se nuk e pranon Gjorge Ivanovin për president të Republikës së Maqedonisë. Në kumtesën e sotme nga LSDM-ja thuhet se “Gjorgj...
https://flurudha-portal.blogspot.com/2014/05/lsdm-ja-nuk-e-pranon-ivanovin-per.html
LSDM-ja njoftoi se nuk e pranon Gjorge Ivanovin për president të Republikës së Maqedonisë.
Në kumtesën e sotme nga LSDM-ja thuhet se “Gjorgje Ivanov është zgjedhur në funksionin e presidentit të Republikës së Maqedonisë në zgjedhje të kriminalizuara, jokorrekte dhe jodemokratike”.
“Nga këto arsye Vërtetimin që sot e mori Ivanovi nga anëtari i KSHZ-së, në mungesë të një pjese të anëtarëve të trupit më të lartë zgjedhor dhe të kryetarit të KSHZ-së, është copë letre, e cila madje nuk shpreh vullnetin e të gjithë qytetarëve të Republikës së Maqedonisë”, thuhet në kumtesën e LSDM-së.