Në vazhdën e fushatës së ngjeshur të Hashim Thaçit, vizita e tij e sotme në Drenas, konkretisht në fshatin Baicë, u kthye në ndërhyrje të forcave të sigurimit të Thaçit dhe policisë.
Banorët e këtij fshati e sulmuan Kryeministrin në shenjë revolte për padrejtësinë e rastit Ramadani e Kiçina, raporton Ditapress.
Veteranët e luftës së UCK-së, Arsim e Burim Ramadani dhe Arben Kiçina, edhe pse ishin të pafajshëm sipas të gjitha shkallëve të gjyqësisë, apeli u hodh poshtë nga Gjykata Kushtetuese duke e shkelur kështu edhe Kushtetutën.
Sipas raporton portali në fjalë, këto ndërhyrje politike në sistemin e drejtësisë, e sidomos kur bëhet fjalë për veteranë të luftës, i revoltuan banorët e fshatit Baicë, të cilët e priten “nxehtë” të parin e Kosovës.