Kosova para zgjedhjeve, KQZ çertifikon 18 subjekte politike

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve miratoi dje rekomandimin për çertifikimin e 18 subjekteve politike me gjithsejt 358 kandidatë, të cilat kanë ...


Komisioni Qendror i Zgjedhjeve miratoi dje rekomandimin për çertifikimin e 18 subjekteve politike me gjithsejt 358 kandidatë, të cilat kanë aplikuar për çertifikim për pjesëmarrje në zgjedhjet e parakohshme për Kuvendin e Republikës së Kosovës të 8 qershorit. Po ashtu, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve miratoi Memorandumin e Bashkëpunimit me Bashkimin Evropian për vëzhgimin e zgjedhjeve të 8 qershorit, i cili do të nënshkruhet ditën e martë, në 20 maj. Komisioni Qendror i Zgjedhjeve i Kosovës mbajti sot pasdite mbledhjen e 28 në vitin 2014, kryesuar nga kryetarja Valdete Daka.
Kryeshefi Ekzekutiv i Sekretariatit të KQZ-së, Enis Halimi, informoi për ecurinë e përgatitjeve të zgjedhjeve të parakohshme për Kuvendin e Republikës së Kosovës, duke theksuar se aktivitetet janë duke u zhvilluar sipas Planit Operacional.
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve i Kosovës ka njoftuar zyrtarisht javën e kaluar se për pjesëmarrje në zgjedhjet e parakohshme parlamentare të 8 qershorit, në Zyrën për Regjistrim të Partive Politike dhe Certifikim kanë aplikuar 31 subjekte politike. Ato janë 19 parti politike, 7 iniciativa qytetare, 1 kandidat i pavarur dhe 4 koalicione.
Në lista janë 2113 emra, nga të gjitha komunitetet kosovare, të kandidatëve për deputetë të Kuvendit të Kosovës 120 anëtarësh. Në një konferencë shtypi organizuar sot nga Zyra e Kryeprokurorit të Shtetit lidhur me zgjedhjet parlamentare të 8 qershorit 2014 në Kosovë, u prezantua plani i veprimit të Prokurorisë së Shtetit dhe Policisë së Kosovës nga Koordinatorja Nacionale për zgjedhje Laura Pula si dhe zv/drejtori i përgjithshëm i Policisë së Kosovës, Naim Rexha.

Related

Lajme 1747104443372152790

Follow Us

Hot in week

Recent

Comments

Blog Archive

Side Ads

Text Widget

Connect Us

item