Bosnje-Hercegovinë: Mbi 100 mijë shtëpi të shkatërruara nga përmbytjet (VIDEO)

“Një million njerëz janë pa ujë, një e kaatërta e popullsisë është prekur nga përmbytjet, janë regjistruar mbi dy mijë rrëshqitje dheu, kurs...


“Një million njerëz janë pa ujë, një e kaatërta e popullsisë është prekur nga përmbytjet, janë regjistruar mbi dy mijë rrëshqitje dheu, kurse janë shkatërruar ose janë dëmtuarë rëndë mbi 100 mijë objekte banimi”, njoftoi të hënën ministri i punëve të jashtme i Bosnjë-Hercegovinës, Zlatko Lagumxhija.
Përmbytjet më të rënda që goditën Bosnjën që prej një shekulli kërcënojnë të nxjerrin në pah minat që datojnë nga konflikti i viteve ’90 dhe që paraqesin tashmë një rrezik të mundshëm për popullatën, paralajmëruan sot autoritetet.
“Përmbytjet dhe rrëshqitjet e tokës kërcënojnë të nxjerrin në shesh disa qindra sasi minash dhe të shkatërrojnë tabelat që informonin qytetarët për praninë e tyre”, u shpreh Sara Obradovic, zyrtare e Agjencisë Kombëtare Boshnjake e ngarkuar me procesin e çminimit.
“Ekipet tona ndodhen në terren dhe po mbledhin informacione në lidhje me ndryshimet e mundshme të ndodhura në fushat e minave me synim për të njoftuar popullatën”, tha ajo.
“Qytetarët duhet të jenë shumë të kujdesshmën ndërsa po nisin pastrimin e kopshteve rreth shtëpive ose fushave ku balta e sjellë nga përmbytjet mund të fshehë mina ose pajisje të tjera shpërthyese”, shtoi ajo.
Gjatë konfliktit në Bosnjë (1992-95) minat u vendosën natyrisht përgjatë lumenjve që shpesh shërbenin gjithashtu si vija ndarëse mes palëve në konflikt.
Prej disa ditësh, shira të rrëmbyer shkaktuan përmbytje masive në Bosnje dhe në Serbinë fqinje duke shkaktuar të paktën 47 të vdekur. Sipas shifrave zyrtare, më shumë se 120 mijë mina janë ende të shpërndara në Bosnje gati 20 vjet pas përfundimit të konfliktit. Rreth 2,4 për qind e territorit të kësaj ish-republike Jugosllave mbetet ende e mbushur me mina antinjeri dhe pajisjet e tjera shpërthyese.

Related

Video 3951909920582291837

Follow Us

Hot in week

Recent

Comments

Blog Archive

Side Ads

Text Widget

Connect Us

item