GJEOGRAFI – Përmbytjet në Ballkanin Qendror më të mëdha sesa sipërfaqja e Sllovenisë, Izraelit apo Kuvajtit

Ditëve në vijim priten analizat e të dhënave nga dëmet që shkaktuan përmbytjet në Serbi, Bosnje dhe Kroaci, por ajo që dihet deri tani është...


Ditëve në vijim priten analizat e të dhënave nga dëmet që shkaktuan përmbytjet në Serbi, Bosnje dhe Kroaci, por ajo që dihet deri tani është se madhësia e katastrofës që e goditi këtë rajon është absolutisht e paprecedentë. Në bashkëpunim me Katedrën e Gjeografisë pranë Fakultetit Matematiko-Natyror në Zagreb, me analizë ekspertë të profesorit Stipe Shterc për herë të parë mund të vendoset në perspektivë vëllimi i kësaj katastrofe natyrore që përfshiu tre shtetet ballkanike, njoftoi sot televizioni Al-Jazeera Balkan. Me transmetimin e hartës së rajonave të goditura në bazë të shtresës kartografike në hartën e përbashkët gjeografike të Ballkanit, Shterc ka llogaritur se sipërfaqja e përmbytur në rajon është afërisht 22 900 kilometra katrorë. Sa për krahasim, kjo është sipërfaqe më e madhe se disa shtete si për shembull Sllovenia (20 256), Izraeli (22 145) dhe Kuvajti (17 818). Duke e vëzhguar situatën sipas shteteve, sipërfaqja e përmbytur në Bosnje është gati 13 200 kilometra katrorë, në Serbi gati 9 100, ndërsa në Kroaci rreth 600 kilometra katrorë.

Related

Rajon 269937670133321122

Follow Us

Hot in week

Recent

Comments

Blog Archive

Side Ads

Text Widget

Connect Us

item