Jeta fillon 45 vjeç! Kategoria e moshës së mesme në Britani është më e lumtur

Studiuesit kanë dalë në përfundimin se gjenerata e moshës së mesme, tashmë ka aspirata të ndryshme nga më parë.  Kategoria e përzgjedhur u p...


Studiuesit kanë dalë në përfundimin se gjenerata e moshës së mesme, tashmë ka aspirata të ndryshme nga më parë. 
Kategoria e përzgjedhur u pyet për shëndetin fizik dhe mendor, marëdhëniet e mira intime si edhe standardet e larta të jetesës. Ata u pyetën gjithashtu edhe për parapëlqimet që kishin ndaj artit, eventeve nëpër Botë e gjithashtu forcën për t’u përballur me ulje- ngritjet e jetës.
Më shumë se 60 % e të pyeturve nën moshën 45 vjeç thanë se ndiheshin mirë me jetën e tyre. Kategoria mbi 45 vjeç doli me një rezultat prej 83 përqind, që nga përgjigjet rezultoi se gëzonte lidhje të mira me miq dhe të afërm, krahasuar me 73 % të kategorisë 25- 44 vjeç.
Dija dhe edukata cilësoheshin si më të rëndësishme në kategorinë e njerëzve më të vjetër në moshë. Vetëm 75 % thanë se ndiheshin të kënaqur me dijet e tyre, krahasuar me 72 % të atyre mes 25-44 vjeç.
Një tjetër studim, i YouGov tregoi se 43 % e njerëzve mbi 55 vjeç thanë se ndiheshin më mirë deri sa arritën moshën 45 vjeç.
Samantha Bedford, nga Love Begins At, thoshte se: ‘Është bukur ta shohësh jetën me kënaqësi, besim dhe të bësh më të mirën e mundësive që të ofrohen.’
‘Këto studime vërtetojnë se nuk bëhet fjalë të biesh në pesimizëm, por të ngjitesh në një shkallë më të lartë, pas lindjes së fëmijëve e të provosh diçka të re. Kategoria mbi 45 vjeç po lëviz tashmë drejt një shkalle tjetër në jetë. ‘Të pavarur dhe me një pamje të kënaqur, ata tashmë kërkojnë të provojnë diçka ndryshe që nuk lidhet me gjetjen e mamasë apo babait të fëmijëve të tyre, por të një partneri me të cilin të mund të ndajnë jetën.’

Related

Shëndet & estetikë 321411885886009671

Follow Us

Hot in week

Recent

Comments

Blog Archive

Side Ads

Text Widget

Connect Us

item