Parandaloni rënien e flokëve
Rënia e flokëve është një problem i vazhdueshëm si për femrat ashtu edhe për meshkujt, pavarësisht stinëve. Por femrat janë ato që e vuajnë ...
https://flurudha-portal.blogspot.com/2014/05/parandaloni-renien-e-flokeve.html
Rënia e flokëve është një problem i vazhdueshëm si për femrat ashtu edhe për meshkujt, pavarësisht stinëve. Por femrat janë ato që e vuajnë më shumë këtë fenomen, pasi dihet që gjysmën e bukurisë femrës ia japin flokët.
Maskat natyrale padiskutim kanë efekte pozitive, por duhet durim dhe një trajtim i vazhdueshëm që flokët mos të kthehen në shqetësimin tuaj të ditës. Për të parandaluar rënien e flokëve por edhe për t’i dhënë shkëlqim atyre provoni maskën e thjeshtë, me vaj ulliri, majltë dhe kanellë.
Ju nevojiten vetëm 2 lugë vaj ulliri, 1 lugë mjaltë dhe një 1 lugë kanellë. Pasi të keni ngrohur vajin e ullirit (jo të nxehtë) përziheni me majltin dhe kanellë, më pas aplikoni maskën për 20 minuta. Kjo maskë mos të përdoret më shpesh se dy herë në muaj, pasi çdo gjë e tepruar është e dëmshme.