Sëmundjet kronike të veshkave shtojnë rrezikun për anemi e probleme me kockat

Anemia është një ndër komplikacionet më të shpeshta që mund të vijë si rezultat i mostrajtimit në kohë të sëmundjeve kronike të veshkave. Mj...


Anemia është një ndër komplikacionet më të shpeshta që mund të vijë si rezultat i mostrajtimit në kohë të sëmundjeve kronike të veshkave. Mjekët sqarojnë se këto raste anemia ka të bëjë me sasinë e pamjaftueshme të rruazave të kuqe, të cilat shërbejnë për të transportuar oksigjenin në të gjithë trupin. Oksigjeni furnizon me energji muskujt dhe organet e tjera të trupit. Mungesa e oksigjenit shkakton dhe lodhjen apo dobësinë trupore që ndjeni. “Siç dihet, veshkat prodhojnë një hormon që quhet Eritropoetinë dhe që ndihmon në prodhimin e rruazave të kuqe. Kur veshka është e dëmtuar dhe me funksion të ulur, atëherë veshka prodhon eritropoetinë në sasi të pakët dhe shfaqet anemia. Simptomat e anemisë janë lodhje fizike, dhimbje koke, mungesë përqendrimi, vështirësi në frymëmarrje, marrje mendsh”, sqarohet nga bluzat e bardha të Qendrës Spitalore Universitare “Nënë Tereza”. Lidhur me kujdesin që duhet bërë mjekët sqarojnë se trajtimi bëhet nëpërmjet dhënies së eritropoetinës në formë injeksionesh nën lëkurë. “Gjatë periudhës që trajtoheni me eritropoetinë është e domosdoshme që të merrni njëkohësisht dhe hekur nga goja për të ndihmuar trupin të prodhojë më shumë rruaza të kuqe. Niveli i hekurit në organizëm matet nëpërmjet përcaktimit të “Ferritinemisë” që është një proteinë që depoziton hekurin për t’u përdorur atëherë kur duhet. Niveli i ferritinemisë duhet të jetë mbi 200 ng/ml“, sqarojnë mjekët. Sipas tyre, matja e ferritinemisë duhet të bëhet në mënyrë periodike sipas këshillës së mjekut për të evituar dëmtimet në mëlçi. Niveli i hemoglobinës në gjak në rast se trajtoheni me eritropoetinë duhet të jetë 10-12 g/dL. Pas anemisë një veshkë e dëmtuar çon edhe në shfaqjen e problemeve me kockat të cilat fillojnë të dobësohen dhe të shfaqin probleme. Matja e nivelit të kalciumit, fosforit, si dhe ekzaminimet radiologjike janë të nevojshme të bëhen në mënyrë periodike të përcaktuar nga mjeku juaj për të vlerësuar ndryshimet që kanë ndodhur në sistemin tuaj kockor dhe të merrni mjekimin e duhur në funksion të tyre. Për të evituar dëmtimin e kockave nga sëmundja ju mund të keni nevojë të kufizoni marrjen e ushqimeve që përmbajnë shumë fosfor, të merrni disa medikamente gjatë ushqimit që quhen lidhës të fosforit apo Vitaminës D. Problemet e rënduara me veshkat shtojnë rrezikun për t’u prekur edhe nga sëmundjet e zemrës, për të cilat duhet bërë kujdes i veçantë. Kështu, ju keni një risk më të lartë se të tjerët për tu prekur nga sëmundje të zemrës. Mbajtja nën kontroll e diabetit, anemisë dhe tensionit të gjakut ju ndihmon gjithashtu të ruheni nga sëmundje të zemrës. Në rast se keni nivele të larta të yndyrave në gjak ju duhet të ndryshoni dietën, të shtoni aktivitetin fizik apo të merrni mjekim e rekomanduar nga mjeku. Mjekët sqarojnë se kur pacienti mëson se vuan nga sëmundjet kronike të veshkave, zemërimi dhe humbja e kontrollit është një çrregullim i shpeshtë që mund të shfaqet. Për këtë arsye pranë shërbimit të nefrologjisë punon dhe një punonjës social që do t’iu ndihmojë të rifitoni përsëri kontrollin tuaj, dhe të pranoni më lehtë trajtimin që duhet të ndiqni për të reduktuar pasojat në shëndet. 

Related

Shëndet & estetikë 4906842076711787520

Follow Us

Hot in week

Recent

Comments

Blog Archive

Side Ads

Text Widget

Connect Us

item