Ja si diskriminohet Tetova në krahasim me Manastirin
IZET ZEQIRI Kjo është një analizë që tregon dallimin midis mënyrës së funksionimit dhe rezultateve të komunës së Tetovës dhe komunës së Mana...
https://flurudha-portal.blogspot.com/2014/05/ja-si-diskriminohet-tetova-ne-krahasim.html
IZET ZEQIRI
Kjo është një analizë që tregon dallimin midis mënyrës së funksionimit dhe rezultateve të komunës së Tetovës dhe komunës së Manastirit që janë me madhësi të përafërtë si komuna duke analizuar të dhënat financiare. Këto të dhëna tregojnë edhe mos menaxhimin efikas dhe efektiv të komunë së Tetovës dhe diskriminim që bëhet nga pushteti qendrorë . Janë analizuar shpenzimet e komunave respektive që vënë në pah edhe mos menaxhimin si duhet edhe diskriminim që u bëhet qytetarëve të Tetovës
1. Komuna e Tetovës në vitin 2013 shpenzime kapitale apo investime për të përmirësuar jetën e qytetarëve të vetë ka investuar 3.902,06 denar për kokë banori kurse Komuna e Manastirit 4.483,57 denar që do të thotë 581 denarë ma shumë se Komuna e Tetovës. Ku qëndron problem?!
2. Subvencionet dhe transferet e ndryshme Komuna e Tetovës në vitin 2013 i ka 415,07 për kokë banori kurse Komuna e Manastirit 646,98 denar për kokë banori, që do të thotë 232 denar më e larta. Ku qëndron problem?!
3. Shpenzimet për mallrat dhe shërbimet Tetova udhëheq me 4.819,42 për kokë banori kurse komuna e Manastirit 4.220.89 që do të thotë se Tetova shpenzon 599 denarë në kokë banori me shumë për të krijuar shërbime ndaj qytetarëve kurse Komuna e Manastirit është më ekonomike dhe nuk shpenzon paratë e qytetarëve në mënyrë joracionale.
4. Shpenzimet për rroga dhe kontribute - për të punësuarit Komuna e Tetovës shpenzon 9.648 denar për kokë banori kurse komuna e Manastirit 6.334 denarë për kokë banori që do të thotë 3.314 denarë ma shumë komuna e Tetovës. Kjo tregon se të punësuarit në Komunën e Manastirit kanë produktivitet më të lartë, ekonomizim dhe rentabilitet më të lartë dhe më me pak shpenzime dhe të punësuar ofron shërbime më cilësore ndaj qytetarëve.