Igumenicë, arrestohet shqiptari me 159 kg drogë

Një shqiptar u arrestua dhe më shumë se 159 kg drogë u sekuestruan në një operacion të policisë greke. Policia e vendit fqinj kishte ngritur...

Një shqiptar u arrestua dhe më shumë se 159 kg drogë u sekuestruan në një operacion të policisë greke. Policia e vendit fqinj kishte ngritur disa postblloqe në Igumenicë, pas informacioneve të marra se në bagazhin e një makine, e cila kishte hyrë nga Shqipëria, kishte një sasi të konsiderueshme marijuane.

Drejtuesi i makinës, një 25-vjeçar shqiptar, ka braktisur makinën, por pak minuta më vonë ai është vënë në pranga nga policia. Pas kontrolleve, policia tha se në bagazhin e makinës dhe në ndenjësen e pasme të saj u gjetën 155 pako, me peshë të përgjithshme pak më shumë se 159 kg marijuanë.

Pas marrjen në pyetje, 25 vjeçari shqiptar ka pranuar se destinacion kishte Athinën,  ku do të shiste edhe ngarkesën me drogë. Mbi të tashmë rëndojnë akuzat e posedimit, transportimit  dhe importimit të lëndëve narkotike në Greqi. Policia tha se vazhdojnë  hetimet për zbulimin e marrësit të drogës.

Related

Kronika e zezë 7866811007980189054

Follow Us

Hot in week

Recent

Comments

Blog Archive

Side Ads

Text Widget

Connect Us

item