Myslimanët rrezikojnë martesën mes Xhorxh Klunit dhe Alamudin

Nëse do të martoheshin vërtet në Londër, në shtator, siç pëshpëritet prej ditësh, gjë që është përforcuar edhe nga shfaqja e një unaze të bu...


Nëse do të martoheshin vërtet në Londër, në shtator, siç pëshpëritet prej ditësh, gjë që është përforcuar edhe nga shfaqja e një unaze të bukur, ajo mes Xhorxh Klunit dhe Amal Alamudin, mund të shndërrohet në martesën e vitit. Por, për fat të keq, komuniteti mysliman drus të cilit i përket ajo, nuk është dakord me këtë lidhje.
Në “Facebook”, paska nisur një fushatë e vërtetë anti-dasmë. Për myslimanët fanatikë libanezë, vend nga i cili vjen bukuroshja Amal, avokate 36-vjeçare, e cila ka magjepsur një nga yjet e  “Hollywood”-it, Xhorxh Kluni na qenka një burrë “jo besnik”, sepse nuk i përket fesë së tyre dhe martesa me të do ta detyronte komunitetin mysliman të akuzonte nusen e ardhshme për shkelje të parimeve të islamit. Një problem i madh për Xhorxhin, i cili pas shumë kërkimeve dhe të fejuarave, në moshën 52-vjeçare, dukej se kishte gjetur më në fund shpirtin e tij binjak. Aq sa ka menduar të rikthehet në altar për herë të dytë (e para ishte në ’93 me Talia Balsam). Gjithnjë nëse do t’ia lejojnë myslimanët.

Related

Showbiz 740651390283770055

Follow Us

Hot in week

Recent

Comments

Blog Archive

Side Ads

Text Widget

Connect Us

item