Gjërat që nuk i dinit për hënën e plotë
Nuk është vetëm çështje supersticioni. Sipas studimeve, procesi i Hënës së plotë rastis me një rritje të incidenteve në rrugë. Jonathan Brow...
https://flurudha-portal.blogspot.com/2014/05/gjerat-qe-nuk-i-dinit-per-henen-e-plote.html
Nuk është vetëm çështje supersticioni. Sipas studimeve, procesi i Hënës së plotë rastis me një rritje të incidenteve në rrugë. Jonathan Brown dhe Rebeca Bowle kanë hedhur dritë në këtë fenomen qiellor.
1. Faza e Hënës së plotë ndodh atëherë kur ajo është në anë të kundërt me Tokën nga Dielli, si dhe kur të tre planetët vendosen në një vijë të drejtë. E parë nga Toka, ana më e afërt e Hënës ndriçohet plotësisht nga Dielli, duke i dhënë pamjen e saj rrethore
2. Ndodh vetëm gjatë Hënës së plotë, që ana e errët e saj -hemisfera në anën e kundërt të Diellit, të errësohet plotësisht
3. Eklipsi i Hënës (i shkaktuar nga kalimi i hijes së Tokës përmes hemisferës së ndriçuar) ndodh vetëm gjatë Hënës së plotë
4. Sipas një studimi të spitalit Bradford Royal, mundësia për t‘u kafshuar nga ndonjë qen, gjatë Hënës së plotë, është dy herë më e madhe. Sipas këtij studimi, janë regjistruar 1621 raste të kafshimit nga qeni midis viteve 1997 dhe 1999. Por një tjetër studim i bërë në Universitetin e Sidneit në Australi, rezultoi se nuk kishte lidhje mes gjendjes së Hënës dhe kafshimit të qenve
5. Gervaisi i Tilburit, një avokat i së drejtës kishtare në shekullin e 13-të, ishte i pari që lidhi procesin e Hënës së plotë me transformimin në një njeri-ujk. Filozofi Gottfried Leibniz, e përshkruan si "budallallëqe të treguara nga njerëzit"
6. Hëna bëhet e plotë çdo 29.5 ditë- e cila është edhe kohëzgjatja e një cikli të plotë të Hënës
7. Është i njohur fakti se cikli menstrual femëror ka lidhje me procesin e Hënës së plotë. Sipas një teorie, meshkujt parahistorikë shkonin në gjueti, gjatë periudhës që gratë ishin me cikël, për shkak të tabuve që lidheshin me gjakun. Koha më e leverdishme për të shkuar në gjueti ishte gjatë Hënës së plotë dhe mënyra më e mirë për të bindur mashkullin që të kthehej me ushqim, ishte shpresa për seks
8. Neo-paganët ndiqnin një ritual të përmuajshëm, që bazohej rreth Hënës së plotë dhe quhej Esbat. Termi lidhet me shkrimet kundërshtuese të antropologut Margaret Murray
9. Procesi i dytë i Hënës së plotë, që ndodh në një muaj kalendarik, quhet Hëna Blu. Rasti i fundit është parë më 31 maj 2007. Ky fenomen i veçantë ndodh mesatarisht një herë në 3 vjet
10. "Blue Moon" (Hëna Blu), e cila është shkruar nga Richard Rodgers dhe Lorenz Hart në vitin 1934, u bë një baladë standarde, e cila u këndua më vonë nga këngëtarë si Frank Sinatra dhe Bob Dylan. Versioni më i famshëm është regjistruar nga banda "Marcels" në vitin, 1961 duke shitur më shumë se një milion kopje
11. Shkalla e baticave në botë është në maksimum gjatë Hënës së plotë, atëherë kur Dielli, Toka dhe Hëna janë në një vijë. Marinarët e njohin efektin si baticat pranverore
12. Muaji i vetëm, gjatë të cilit nuk ndodh procesi i Hënës së plotë është shkurti
13. Hëna e plotë konsiderohet si shenjë tersi nëse ndodh të dielën, por nëse ndodh të Hënën shihet si shenjë fati (nga vetë emri i ditës së hënë)
14. Sipas supersticioneve, fëmija që ngjizet kur Hëna është e plotë, ka shumë mundësi që t‘i përkasë gjinisë mashkullore
15. Në tetor të vitit 1939 në Springfield, Misuri, Hëna e plotë u krijoi idenë njerëzve sikur po binte nga qielli. Ngjarja e pazakontë u raportua në gazetat lokale, por më vonë rezultoi e pavërtetë
16. Kalendari Gregorian daton Pashkën si e diela e parë, pas Hënës së plotë kishtare- e para ndodh pas ekuinoksit të pranverës
17. Festivali Kinez i Fenerëve, që daton në dinastinë Han, është vënë në skenë ditën e pesëmbëdhjetë, të muajit të parë, të Hënës së plotë, pas vitit të ri. Komunitetet kineze festojnë duke ndezur fenerë dhe bërë gosti me oriz
18. Shoqëria e Hënës, që përfshinte Erasmus Darwin, James Watt dhe Josiah Wedgewood, e mori emrin nga praktika e mbajtjes së takimeve muaj për muaj, në ditën e Hënë pranë procesit të Hënës së plotë. Anëtarët e shoqërisë, e quanin veten si njerëzit e hënës
19. Sipas një studimi psikologjik tremujor të bërë tek 1200 të burgosur në burgun e Armley në Leeds, në vitin 1998 rezultoi se kishte një rritje të madhe të incidenteve kur Hëna ishte e plotë
20. Shkencëtarët janë përpjekur shumë të shpjegojnë "iluzionin e Hënës", ku Hëna e plotë duket sikur është më e madhe, se sa duket në horizont. Fenomeni kuptohet që është shkaktuar nga perceptimi njerëzor
21. Mbjellja e drurëve është e ndaluar gjatë Hënës së plotë në Amerikën e Jugut dhe në Azinë Juglindore, sepse shkakton tharje
22. Qindra njerëz mblidhen çdo muaj në plazhet e Koh Phangan në Tailandë, për të festuar ngjarjen e Hënës së plotë. Ata gëzojnë dhe kërcejnë gjatë gjithë natës
23. Tributë amerikane në Britaninë e Madhe, u japin çdo Hëne të plotë të vitit një emër si p.sh., Hëna kastor, Hëna bli dhe Hëna luleshtrydhe
24. Hëna e plotë mund të duket e rrumbullakët, por në fakt ka formën e një veze
25. Sonata e Hënës, kompozuar mjeshtërisht nga Ludwig von Beethoven, është padyshim një nga kryeveprat klasike më të bukura që ka lidhje me Hënën e plotë. Titulli i melodisë nuk vjen nga kompozitori, por nga një kritik, i cili krahasoi pjesët dhe efektin e dritës së Hënës në liqenin e Lucernës
26. RAF përdori Hënën për të prezantuar sulmin e tij të parë të suksesshëm në qytetin gjerman, kur aeroplanët sulmuan Lubeckun në 1942
27. Wesak, festivali më i rëndësishëm budist është festuar në maj, kur ka qenë Hënë e plotë . Në këtë kohë, festohet ditëlindja e Budës, ndërsa për disa budistë të tjerë shënohet lindja dhe vdekja e tij
28. Hëna e plotë është objekti më i shndritshëm në qiellin e darkës
29. Psikiatri sllovak, Eugen Jonas, krijoi metodën e kontrollit të lindjes dhe fertilitetit, bazuar në procesin e Hënës së plotë
30. Një analizë e ditëlindjeve të 4,256 bebeve të lindura në një klinikë në Francë, tregoi se nuk kishte asnjë lidhje mes Hënës së plotë dhe fertilitetit
31. Një studim i realizuar nga Universiteti Tabingen në Gjermani, tregon se sipas raportimit të policisë, cikli i Hënës së plotë ndikon duke pirë më shumë për të ardhur në qejf
32. Një vizatim i Hënës së plotë parë nga teleskopi është realizuar nga një matematicien anglez, Thomas Harriot, në fillim të gushtit të vitit 1609. Ky është regjistrimi i parë, i cili i paraprin fizikanit italian Galileo, në studimet e tij të mëvonshme
33. Artistët e Rilindjes tradicionalisht kanë përshkruar më tepër gjysmëhënën, se sa fazën e saj të plotë
34. Shakaja e madhe e Hënës, u bë nga Richard Adams Locke për "New York Sun" në vitin 1835
35. Gjatë sezonit dimëror, Hëna e plotë është në lartësinë më të madhe nga Toka
36. Disa njerëz që vuajnë nga pagjumësia tregojnë se flenë shumë keq kur Hëna është e plotë, por ka edhe nga ata që thonë se flenë shumë rëndë
37. Është gabim nëse mendoni se ulja e parë e "Apollo"-s është bërë kur Hëna ka qenë e plotë. Ulja ndodhi një javë më pas
38. Hëna është 10 herë më e shndritshme kur është e plotë, se sa kur është çerek-hënë
39. Muaji i mjaltit është quajtur pas Hënës së plotë në qershor. Duke qenë se binte mes mbjelljes dhe të korrave, ky ishte tradicionalisht muaji më i mirë për t‘u martuar
40. Kalendari i vjetër i Hënës, i cili tregon kohën se kur shfaqet ajo e plotë, është zbuluar në shpellat në Lascaux në Francë. Daton para 15000 vjetësh dhe tregon fazat e Hënës me një sërë pikash, të cilat përshkruajnë ditët e ciklit
41. Në 2001, loja e parë mes Sri Lanka dhe Zimbabve u shty. Ajo u caktua të luhej një ditë më vonë, në bazë të rregullit të ri të nxjerrë nga qeveria vendase, e cila ndalonte çdo lloj sporti kur Hëna është e plotë
42. Sipas një studimi të 1000 operacioneve për heqjen e bajameve, 82 për qind e pacientëve të operuar treguan se krizat ishin më të forta kur afronte procesi i Hënës së plotë. Kjo në bazë të revistës së shoqatës së mjekëve nga Florida.