Dy shqiptarë futin në ‘sherr’ Australinë me Indonezinë

Dy emigrantë shqiptarë kanë qenë molla e sherrit mes Australisë dhe Indonezisë. Në 1 maj të këtij viti një anije me azil kërkues nga Indonez...


Dy emigrantë shqiptarë kanë qenë molla e sherrit mes Australisë dhe Indonezisë. Në 1 maj të këtij viti një anije me azil kërkues nga Indonezia u kthye mbrapsht nga forcat detare australiane, duke i dhënë me vete edhe tre pasagjerë të tjerë, mes tyre dhe dy shqiptarë dhe një indonezian.
Kjo ngjarje ka shkaktuar debate në Australi mes palëve politike. Jo vetëm kaq, është frika dhe për një incident diplomatik mes Australisë dhe Indonezi.
Javën e kaluar, kryeministri Tony Abbott anuloi një udhëtim të planifikuar në Bali. Burime të qeverisë Australiane besojnë se, shkak është pikërisht kjo çështje që ka krijuar “siklet” mes qeverisë indoneziane. Por, zyrtarisht qeveria thotë se shtyrja e vizitës kishte të bënte me përgatitjet për debatin për buxhetin e qeverisë.
Qeveria deklaron se nuk pranon të komentojë operacionet detare, ndërsa anëtarët e opozitës e cilësojnë si një veprim shokues që shkel ligjet ndërkombëtare.
Në 1 maj, anija me 18 azil kërkues nga India dhe Nepali po lundronte në ujërat australiane.
Sipas tyre, marina australiane i ktheu ata mbrapsht një ditë më pas, por pak para se të futeshin në zonën detare indoneziane në anije u shtuan edhe tre persona të tjerë, mes tyre dhe dy shqiptarët.
Scott Morrison anëtar i qeverisë australiane, ka bërë të njohur qëndrimin e maxhorancës, duke deklaruar qeveria se nuk komenton operacionet detare.
Nga ana tjetër, Christine Milne, përfaqësuese opozitës, e cilëson si një veprim shokues që shkel ligjet ndërkombëtare.

Related

Diaspora 1790401925347867025

Follow Us

Hot in week

Recent

Comments

Blog Archive

Side Ads

Text Widget

Connect Us

item