Zbulohet elementi më i ri që i shtohet tabelës periodike

Elementi më i rëndë i tabelës periodike është një hap më pranë përfshirjes në tabelë. Kjo falë punës së një ekipi ndërkombëtar shkencëtarësh...


Elementi më i rëndë i tabelës periodike është një hap më pranë përfshirjes në tabelë. Kjo falë punës së një ekipi ndërkombëtar shkencëtarësh në një qendër kërkimore në Darmstadt, Gjermani.
Ekipi ka përsëritur një kërkim të bërë në vitin 2010 nga shkencëtarët amerikanë dhe rusë për të konfirmuar elementin e ashtuquajtur 117 dhe në këtë mënyrë, ata i kanë afruar fizikantët më pranë “kupës së shenjtë” të fizikës atomike moderne.
Elementi 117 është identifikuar 4 vjet më parë, mirëpo zbulimi i tij nuk mund të konfirmohej derisa të verifikohej plotësisht, diçka që është bërë tani. Elementit i është dhënë një emër i përkohshëm, “ununseptium”, që përkthehet si një (un), një (un), shtatë (sept) ose 117, pra, emri lidhet me numrin atomik, ose numrin e protoneve dhe neutroneve në bërthamë. Sa më i madh të jetë numri atomik, aq më i rëndë është elementi kimik.
Hapi i radhës i mbetet Unionit Ndërkombëtar të Kimisë së Pastër dhe të Aplikuar (IUPAC) për ta pranuar këtë konfirmim.


Çfarë është tabela periodike?

Tabela periodike është një renditje e elementeve kimike, substancave të përbëra nga një atom i vetëm. Krijimi i saj lidhet me kimistin rus, Dimitri Mendeleev (Mendelejevi), në vitin 1869 dhe që atëherë është përdorur për të parashikuar ekzistencën e elementeve të reja.
Çdo element renditet në varësi të numrit atomik dhe vetive kimike të ngjashme me elementët e tjerë. Elementet vendosen së bashku në “grupe” dhe “perioda”. Këto të fundit (radhët e tabelës) përbëhen nga elemente me të njëjtin numër të shtresave elektronike, ose rrugëve orbitale në të cilat vërtiten elektronet rreth bërthamës.
98 elementet e para gjenden në natyrë, por elementet nga 99-a deri tek 118-a janë krijuar artificialisht në laboratore.

Related

Shkencë 6816142989279793763

Follow Us

Hot in week

Recent

Comments

Blog Archive

Side Ads

Text Widget

Connect Us

item