Frikësohet Rita, fansi i fiksuar tentoi ta vrasë

Superylli shqiptar, Rita Ora, ka rrëfyer për një incident të rëndë që i ka ndodhur në New York, kur një fans e ka ndjekur përreth New Yorkut...


Superylli shqiptar, Rita Ora, ka rrëfyer për një incident të rëndë që i ka ndodhur në New York, kur një fans e ka ndjekur përreth New Yorkut në tentim për të bërë një fotografi me të. Pasi nuk e arriti qëllimin, ai e lëshoi kamerën dhe u bë agresiv ndaj shqiptares.
23 vjeçarja ka treguar jo rallë herë se ajo i dashuron fansat e saj, të cilët i quan Rita-bots, por ajo ndonjëherë ndjen se ata presin shumë prej saj, e thotë se nuk ndihet e sigurtë kur ata bëhen agresivë.
“Eshtë mirë që të jem e pranuar nga Rita-bots dhe gjithmonë jam e sinqerët me ta. Por, ishte një person në Neë York që më frikësoi”.
“Ai po më ndiqte gjithandej. Unë nuk kam pasur idenë se si ka arritur ai në ato vende ku unë shkoja, por ai gjithmonë arrinte dhe kërkonte fotografi”.
“Por, një ditë kamera e tij ra në tokë teksa po binte shi dhe unë nuk e kam parë kurë ndonjëherë dikë duke u bërë aq agresiv. Kjo është e çuditshme – ju i jepni njerëzve atë që ata dëshirojnë dhe ata shkojnë aq larg, duan t’iu vrasin”, ka deklaruar Rita.
Rita pranon se edhe pse ajo ndihet e rrezikuar nga fansat, është ende në gjendje që të jetë vetvetja në intervista dhe nuk ndjen se duhet t’i mbajë gjërat në privatësi.
Të brengosur mund të jenë prindërit e Ritës, por jo pranë saj. Telegrafimëson se babai dhe nëna e Rita Orës janë në Prishtinë.
Ata janë parë në disa lokale në qendër të Prishtinës dhe ata sigurisht se do të jenë të brengosur për atë që i ka ndodhur Ritës në New York edhe pse bukuroshja bjonde është shëndoshë e mirë. /Telegrafi

Related

Showbiz 250232954410429393

Follow Us

Hot in week

Recent

Comments

Blog Archive

Side Ads

Text Widget

Connect Us

item