10 mitet që duhen rrëzuar rreth marijuanës

Të vërtetat dhe legjendat mbi drogën më popullore në botë Në përgjithësi ka sasi të konsiderueshme informacioni të gabuar mbi marijuanën. Si...

Të vërtetat dhe legjendat mbi drogën më popullore në botë

Në përgjithësi ka sasi të konsiderueshme informacioni të gabuar mbi marijuanën. Si fillim duhet të dimë marijuana është produkt i bimës Kanabis Sativa. Marijuana është përzierje gjethesh, farash, kërcejsh, me ngjyrë të gjelbër, kafe ose gri (Cannabis sativa). Kanabis është një term, i cili i referohet marijuanës apo drogave të tjera që vijnë nga e njëjta bimë. Forma të tjera të kanabisit përfshijnë hashashin. Të gjitha format e kanabisit janë droga psikoaktive (ndryshuese të proceseve mendore). Ndër emrat e rrugës më të përdorur është “bari”, por ekzistojnë më shumë se 200 emra për të. Të gjitha format e marijuanës ndryshojnë gjendjet e mendjes, ose e thënë me fjalë të tjera mënyrën sesi truri punon. Të gjitha përmbajnë THC (delta-9-tetrahydrocannabinol), kimikati kryesor aktiv tek marijuana. Po ashtu ato përmbajnë më shumë se 400 kimikate të tjera. Efekti i marijuanës tek përdoruesi varet nga fortësia e THC që përmban. Marijuana mund të tymoset si një cigare ose në pipë apo llullë. THC tek marijuana përthithet nga indet dhjamore të organeve të ndryshme. Gjurmë (metabolite) të TCH mund të gjenden tek testet standarde të urinës, deri disa ditë pas tymosjes. Ndonjëherë tek përdoruesit kronikë gjurmët mund të gjenden deri në disa javë pas përdorimit. Njerëzit mund të përdorin marijuanë për shumë arsye. Të rinjtë, një ndër arsyet kryesore kanë presionin që u bëjnë miqtë apo personat rreth tyre që e përdorin. Disa mund ta përdorin sepse mendojnë se është në modë, pasi e kanë parë në televizor apo kanë lexuar për të. Arsye tjetër mund të jetë sepse e mendojnë si një mënyrë për t’u shpëtuar problemeve në familje, punë, shkollë, shoqëri etj. Më poshtë jepen disa nga mitet më të përfolura mbi marijuanën, të shoqëruara nga fakte reale. A po funksionon ndalimi i marijuanës? A çon përdorimi i përkohshëm në varësi ndaj drogave? Më poshtë mund të gjeni përgjigjet.
10 – Mit: Ndalimi i përdorimit të marijuanës mbron efektivisht fëmijët
Fakt: Në 2011, përdorimi i marijuanës nga të rinjtë arriti numrin më të lartë në 30 vitet e fundit, ku përdorues është një në 15 nxënës të shkollave të mesme: sipas raportimeve ata përdorin marijuanë pothuajse çdo ditë, dhe për herë të parë, adoleshentët amerikanë raportuan se konsumonin marijuanë më shumë se cigare. Por: adoleshentët nuk konsumojnë më marijuanë në shtetet ku marijuana mjekësore është legale, ndryshe nga shtetet ku ajo nuk është legalizuar ende. Avokatët e legalizimit argumentojnë se mënyra më e mirë e reduktimit të përdorimit të marijuanës nga të rinjtë është legalizimi i saj.
9 – Mit: Hollanda dhe Portugalia kanë legalizuar marijuanën
Fakt: Portugalia dhe Hollanda nuk e kanë legalizuar asnjëherë marijuanën. Ata kanë një politikë zyrtare që nga 1976: të mos përforcojnë ligjet ekzistuese kundrejt posedimit të sasive të vogla apo dyqaneve të kafeve që shesin sasi të vogla. Por rritja, shpërndarja dhe importimi i marijuanës është ende krim në Hollandë. Ndërkohë që Portugalia ka dekriminalizuar të gjitha drogat, kjo nuk është e njëjta gjë me legalizimin. Përvetësimi, posedimi dhe përdorimi i marijuanës janë krime administrative në Portugali, të dënueshme nga sanksionet civile të tilla si gjobat apo shërbimet komunitare.
8 – Mit: Burgjet janë të mbushur me të dënuar për posedim marijuane
Fakt: Në Shtetet e Bashkuara çdo vit arrestohen 750 mijë njerëz për krime që lidhen me marijuanën. Në shtete të ndryshme ka variacione të shumta rreth asaj që ndodh më pas. Jo të gjitha arrestimet çojnë në ndjekje penale, dhe relativisht vetëm një pjesë e vogël e tyre që ndiqen penalisht dhe që dënohen për posedim të thjeshtë droge përfundojnë në burg. Pjesa më e madhe e tyre gjobiten ose vendosen nën mbikëqyrje komunitare. Rreth 40 mijë të burgosur shtetëror dhe të burgjeve federale janë të dënuar aktualisht për krime që lidhen me marijuanën, dhe pothuajse gjysma e tyre janë të burgosur për shkelje që lidhen vetëm me marijuanën; pjesa më e madhe e tyre ishin të përfshirë në shpërndarjen e marijuanës. Më pak se një përqind e tyre janë të dënuar vetëm për posedim.
7 – Mit: Përdorimi i marijuanës shkakton kancer
Fakt: Është e vërtetë se tymosja e marijuanës, ashtu si dhe tymosja e cigareve, ka përmbajtje kancerogjene. Por edhe përdoruesit më të mëdhenj të drogave, zakonisht konsumojnë shumë më pak drogë nga sa konsumojnë përdoruesit e cigareve; madje ndoshta jo aq mjaftueshëm sa për të shkaktuar kancer. Një studim i Universitetit të Kalifornisë në Los Anxhelos, doli në përfundimin se edhe përdorimi më i shpeshtë i marijuanës nuk çon me patjetër në kancer të mushkërive. “Ne hipotetizuam se do të kishte një korrelacion pozitiv ndërmjet përdorimit të marijuanës dhe kancerit të mushkërive, dhe se ky korrelacion do të rritej me rritjen e sasisë së përdorimit të saj”, është shprehur udhëheqësi i këtij studimi. “Ajo që ne zbuluam në të vërtetë ishte se nuk ka asnjë lidhje ndërmjet tyre, madje mund të kishte disa sugjerime për disa efekte mbrojtëse”. Ky dhe studime të tjera sugjerojnë se drogat realisht mund të ndikojnë në parandalimin e shfaqjes së tumoreve kancerogjene.
6 – Mit: Përdorimi i marijuanës çon në krim dhe sjelle kriminale
Fakt: Niveli i përdorimit të drogave është më i lartë tek personat e dënuar se sa tek ata të padënuar, por kjo jo detyrimisht nënkupton se droga shkakton sjellje kriminale. Një tjetër faktor mund të lidhet me të dy këto rezultate – ose mund të jetë se rastësia ndjek një rrugë tjetër, dhe se janë kriminelët ata që janë më të predispozuar që të përdorin drogë. Korrelacioni nuk është shkaktar. Thjesht sepse është treguar një përqindje e lartë e të arrestuarve që përdorin marijuanë, nuk është fakt se marijuana ka shkaktuar krimet e tyre. Steve Fox, përgjegjës për politikat e marijuanës në Amerikë, është shprehur: “Ne mund të nxjerrim një studim ku tregohet se 98 % e personave që janë arrestuar për krime kanë konsumuar ujë 48 orë para kryerjes së këtyre krimeve”. Për më tepër, droga, ndryshe nga alkooli, nuk sjell me patjetër shfaqje të agresivitetit, ndaj dhe është më e vështirë ta lidhësh drogën me krimet e dhunshme.
5 – Mit: Përdorimi i marijuanës çon në varësi
Fakt: Ekziston mundësia që njerëzit që përdorin marijuanë të bëhen të varur prej saj, por kjo ndodh vetëm në ato raste të persona që janë përdorues të rregullt dhe që përdorin sasi të mëdha të marijuanës. Kërkuesit kanë treguar se vetëm rreth nëntë përqind e përdoruesve të marijuanës bëhen klinikisht të varur prej saj, deri në një masë të caktuar, krahasuar me 15 % të përdoruesve të kokainës dhe 24 % të përdoruesve të heroinës. Ekspertët e kësaj fushe, tentojnë ta shikojnë përdorimin e marijuanës si diçka që çon në varësi, ndërkohë që të tjerë besojnë se kjo varet në bazë të konceptit që e përkufizon atë. Është pranuar se varësia lidhet me përcaktimin e asaj se “çfarë nënkuptohet me varësi”.
4 – Mit: Pjesa më e madhe e përdoruesve të marijuanës përdorin sasi të mëdha të tij
Fakt: 40 deri në 50 përqind të njerëzve që kanë përdorur marijuanën kanë raportuar një total prej 12 ose më pak ditësh përdorim të saj gjatë gjithë jetës së tyre. Rreth 1/3 e përdoruesve të marijuanës kanë raportuar se kanë përdorur marijuanë për 10 ditë ose më pak gjatë një viti. Rreth 6 milion e amerikanëve, prej 30 milion përdoruesve mbi moshën 12 vjeçare, konsumojnë marijuanë pothuajse çdo ditë, sipas të dhënave të brendshme – një e pesta e atye që kanë raportuar se kanë konsumuar marijuanë brenda një viti – dhe që përbëjnë rreth 80 % të përdoruesve të marijuanës.
3 – Mit: Marijuana është “rruga” drejt përdorimit të drogave të tjera
Fakt: Fëmijët që përdorin marijuanë, sipas statistikave, janë më të predispozuar që të fillojnë të përdorin dhe droga të tjera, por kjo nuk do të thotë se përdorimi i marijuanës shkakton përdorimin e drogave të tjera. Të njëjtët faktorë që ndikojnë në përdorimin e marijuanës me shumë mundësi mund të shpjegojnë dhe përdorimin e drogave të tjera. Një raport i Institutit të Mjekësisë gjeti se “nuk ka evidenca përfundimtare dhe shkencore që efektet që jep përdorimi i marijuanës janë të lidhura me abuzimin pasues të drogave të tjera të paligjshme”.
2 – Mit: Marijuana është tërësisht e padëmshme
Fakt: Përdorimi i shpeshtë dhe në sasi të mëdha mund të jetë i dëmshëm. Duke qenë se marijuana është kimikisht e ngjashme me cigaret, përdoruesit e shpeshtë të saj janë të ekspozuar ndaj të njëjtave efekteve shëndetësore që janë dhe konsumuesit e duhanit: si bronkiti dhe sëmundje të tjera të rrugëve aspiratore. Sërish, rreziqet vijnë nga tymosja, që nuk është e vetmja mënyrë e përdorimit të saj. Një rrezik tjetër: aksidentet me makina që shkaktohen nga problemet që vijnë si pasojë e përdorimit në sasi të mëdha të marijuanës, edhe pse rreziku është më i vogël se nga të ngarit të makinës në gjendje të dehur.
1 – Mit: Marijuana është drogë e rrezikshme
Fakt: Studime të shumta kanë treguar se përdorimi i marijuanës është më pak i rrezikshëm se përdorimi i alkoolit apo duhanit, dhe shumë më pak i rrezikshëm se përdorimi i drogave të “rënda” si kokaina apo heroina.

Related

Speciale 108533728957405325

Follow Us

Hot in week

Recent

Comments

Blog Archive

Side Ads

Text Widget

Connect Us

item