Sudan, shtatzëna dënohet me vdekje se refuzoi besimin Islam

Një gjykatë në Sudan, ka dënuar me vdekje një vajzë kristiane, me akuzën e braktisjes në mënyrë të vullnetshme nga besimi i saj (në këtë ras...


Një gjykatë në Sudan, ka dënuar me vdekje një vajzë kristiane, me akuzën e braktisjes në mënyrë të vullnetshme nga besimi i saj (në këtë rast mysliman). Mariam Yahya Ibrahim, 27 vjeç, është shtatzënë 8 muajsh dhe do të dënohet. Babai i të dënuarës është mysliman, ndërsa mamaja kristiane. Gjykatësi ka urdhëruar edhe dënimin me 100 goditje me kamxhik.
Më kot ka shërbyer apeli ndërkombëtar për ta lëshuar. Sipas ligjit Sharia, nëse babai është mysliman, vajza është automatikisht myslimane. Kohët e fundit gruaja është martuar me një shtetas kristian të huaj, por gjykata e Khartoumit e ka dënuar për shkelje besimi, sepse martesa e saj me një burrë kristian nuk konsiderohet e vlefshme nga Sharia.
Gjatë seancës gjyqësore, gjykatësi i kërkoi 27-vjeçares të hiqte dorë nga besimi për të shmangur dënimin me vdekje: “Të kemi dhënë 3 ditë kohë të heqësh dorë, por t’i vazhdon të mos kthehesh te Islami, ndaj të dënoj me vdekje për shkelje të parimeve”, – iu drejtua gjykatësi  Abbas Mohammed Al-Khalifa, gruas së re.

Related

Kronika e zezë 5427080002331577854

Follow Us

Hot in week

Recent

Comments

Blog Archive

Side Ads

Text Widget

Connect Us

item