“Freedom House”: Media në Shqipëri, pjesërisht e lirë

Organizata ndërkombëtare “Freedom House” në raportin e përvitshëm mbi lirinë e medias ka radhitur Shqipërinë e Kosovën në mesin e vendeve pj...


Organizata ndërkombëtare “Freedom House” në raportin e përvitshëm mbi lirinë e medias ka radhitur Shqipërinë e Kosovën në mesin e vendeve pjesërisht të lira. Sipas raportit të publikuar të enjten Kosova zë vendin e 98, ndryshe nga viti i kaluar kur radhitej e 102-ta. Ndërsa Shqipëria është vë vendin e 98-të, ndryshe nga një vit më parë kur ishte radhitur ne vendin e 96-të. Për të dyja vendeve rezultatet janë të njëjta sikurse edhe në vit më parë, thote “Zeri i Amerikes”.
Ato kanë nga 49 pikë në vlerësimin e ‘Freedom House’, ku shkalla 0 është rezultati më pozitiv, ndërsa shkalla 100 është pika më e ultë. Në rajonin e Evropës juglindore Serbia është e 74-ta, Mali i Zi në vendin e 78-të, Kroacia në vendin e 83-të. Ndërsa Bosnja dhe Hercegovina dhe Maqedonia radhiten pas Shqipërisë dhe Kosovës në vendin 103, përkatësisht 122. ‘Freedom House’ vlerëson se liria e medias ka shënuar rënien më të madhe në dhjetëvjecarin e fundit. Vetëm një në shtatë njerëz jeton në vendet me media të lirë.
Rënia është nxitur pjesërisht nga zhvillimet në disa shtete të Lindjes së Mesme, duke përfshirë Egjiptin, Libinë dhe Jordaninë, problemet në Turqi, Ukrainë, dhe në një numër vendesh në Afrikën Lindore, si dhe përkeqësimi në mjedisin relativisht të hapur mediatik të Shteteve të Bashkuara. 

Related

Shqipëri 85190240276625083

Follow Us

Hot in week

Recent

Comments

Blog Archive

Side Ads

Text Widget

Connect Us

item