Universitetet, do ndalohet dypunësimi i pedagogëve

Projektligji i ri i arsimit të lartë e ndalon dy punësimin e pedagogëve në universitete. Në draft sqarohet se arsyeja e këtij propozimi lidh...


Projektligji i ri i arsimit të lartë e ndalon dy punësimin e pedagogëve në universitete. Në draft sqarohet se arsyeja e këtij propozimi lidhet me faktin se punësimi i profesorëve në të njëjtën kohë në disa universitete, ka sjellë përkeqësim të jetës akademike, të mësimdhënies por edhe të punës kërkimore-shkencore në institucionet e arsimit të lartë. Ky propozim i cili citohet në një nga pikat e raportit të parë që i paraprin ligjit të ri të arsimit të lartë, është cilësuar pozitiv edhe nga drejtuesit e fakulteteve pjesë e Universitetit të Tiranës.
“Pedagogu duke përjashtuar dypunësimin do të jetë më i angazhuar në institucion pasi fakti që ligji më parë e lejonte dy punësimin e pedagogëve pra të jepte mësim këtu, por edhe të shkonte në një institucion tjetër, kjo bënte që shpesh herë të mos angazhohej sa duhet në institucionin publik dhe të angazhohej më shumë në një institucion privat. Do të kemi një mbledhje më të mirë të stafit dhe një përkushtim siç duhet të stafit akademik”, tha Klodeta Dibra, dekane e Fakultetit të Gjuhëve të Huaja.
Ndryshimet
Në raportin e parë të draftit për arsimin e lartë janë parashikuar edhe pika të tjera për sa i përket mënyrës së financimit të institucioneve të arsimit të lartë por, edhe shtrëngimit të kritereve të pranimit të të rinjve në universitete. Sipas përfaqësuesve të Komisionit për Reformën në Arsimin e Lartë, sot pranimi në universitet karakterizohet nga politika pjesërisht të kontrolluara në sistemin publik, pothuajse pa kritere e kontrolle në sektorin privat, madje edhe për fushat e veçanta të rregulluara dhe sipas niveleve të cikleve të studimit. Kurrikulat janë të pa harmonizuara në nivel kombëtar për të njëjtat programe sipas emërtimit, llojit dhe niveleve, apo titujve të studimit.
Sistemi part-time
Po ashtu ata vërejnë se zgjerimi i sistemit me kohë të pjesshme, pa kriter e pa politika, e ka kthyer atë në sistem kryesor arsimimi (nga dytësor në vitet e mëparshme) dhe kundër qëllimit për të cilin ekziston, si mundësi alternative për ata që janë në marrëdhënie pune. Me gjithë politikat masiviste (në praktikë) për kualifikimin e stafeve akademike, dhe që lënë hapësira interpretuese, ato çuan në një rritje të pakuptimtë të shkallës së kualifikimit të stafit akademik. “Qëllimi kryesor i kësaj reforme është sesi të arrijmë të përmirësojmë cilësinë e mësimdhënies dhe cilësinë e Arsimit të Lartë, programeve dhe strukturës organizative. Ne duam një arsim të lartë që jo vetëm të shkojë krah për krah me zhvillimin e vendit dhe t’i përqaset tregut të punës, por edhe një arsim të lartë që t’i paraprijë zhvillimit të vendit”, thonë përfaqësues të Komisionit për Reformën në Arsimin e Lartë.

Related

Shqipëri 9042516632518552692

Follow Us

Hot in week

Recent

Comments

Blog Archive

Side Ads

Text Widget

Connect Us

item