ART DHE SHKENCË
Nga Kopi Kyçyku Shumë kohë përpara se të flitej për revolucion shkencor-teknik, në fund të shekullit XIX, kur industria filloi të fitonte të...
https://flurudha-portal.blogspot.com/2014/05/art-dhe-shkence.html
Nga Kopi Kyçyku
Shumë kohë përpara se të flitej për revolucion shkencor-teknik, në fund të shekullit XIX, kur industria filloi të fitonte të drejtën e qytetarisë dhe jeta patriarkale e rurale “natyrore” e dikurshme dukej se po kërcënohej të shpërbëhej nga ngrehinat e fabrikave, me oxhakë tymues gjithnjë e më të lartë, anglezi Xhon Raskin shfaqi mendimin se, krahas shëmtimit të jetës, po rrezikohej edhe e bukura, pra arti.
Duke e vënë theksin vetëm në dallimin në rrafsh gjuhësor ndërmjet artit dhe shkencës, i pari (arti) përmes imazheve dhe simboleve, e dyta (shkenca) përmes koncepteve, Hegeli arriti në përfundimin se arti kishte shterur.
Diçka më vonë, në dhjetëvjetshin e shtatë të shekullit XIX, kur romantizmi ishte “plakur”, ndërsa natyralizmi po merrte zhvillim gjithnjë e më të vrullshëm dhe fryma fetare kish hyrë në konflikt të qartë me frymën laike, shekullare, arti kaloi nëpër një krizë të mirëfilltë. I pari që e vuri në dukje këtë ishte filozofi Niçe. Një tjetër dijetar, Osvald Spengler, duke teorizuar rreth rënies së kulturës dhe të artit, i këshillonte të rinjtë e viteve ’20-’30 të shekullit XX të mos merreshin më me “gjëra të padobishme”, me poezi, bie fjala, dhe as me artin në përgjithësi. Ndërkaq natyralistët, duke e konsoliduar doradorës rrymën e tyre, veçanërisht falë veprës së Emil Zola-së, e vunë shenjën e barazisë midis mendimit artistik dhe mendimit “të paspecializuar”, parashkencor. Për ta arti përbënte një etapë të një vetëdije që po gatitej të shndërrohej në shkencore. Në një mënyrë apo tjetrën, ky koncept për marrëdhënien ndërmjet artit dhe shkencës ishtë i pranishëm në të gjitha arsyetimet teorike, të cilat, duke u përpjekur të argumentonin dallimet ndërmjet të dyja fushave të mësipërme, dilnin në përfundimin se arti është një formë e shprehjes së ndjeshmërisë, ndërsa shkenca shprehje e mendimit abstrakt, i pari operon me imazhe, e dyta me koncepte.
Ndërkaq, edhe reagimet e atyre që besonin se arti, në kohët moderne, është i dënuar të zhduket, nuk vonuan. Mari-Zhan Gyjo, për shëmbull, iu kundërvu me ashpërsi, qysh në gjysmën e dytë të shekullit XIX, idesë së asgjësimit të artit për shkak të zhvillimit të qytetërimit modern. “E bukura nuk zhduket, – theksonte ky kritik dhe eseist frëng, – për shkak të superintelektualizimit apo të shfaqjes së një pejzazhi të ri, industrial; përkundrazi, artisti ka kushte më të mira zhvillimi në erën e demokracive moderne” . Sipas Gyjo, “shkenca jo vetëm nuk i sjell dëm artit, por, përkundrazi, e ushqen me morinë e gjërave të reja që zbulon”. Sot, pas më shumë se një shekulli e gjysëm, konstatojmë se Gyjo ka pasur plotësisht të drejtë. Poezia, proza, artet figurative, muzika, kinematografia, arkitektura e dhjetëvjetshave të fundit janë zhvilluar aq shumë sa që mund të përbëjnë lëndë të parë të bollshme për fjalorë të rinj enciklopedikë.

Bie poshtë edhe teza e zvogëlimit të rolit të artit, deri në shuarje, në kushtet e zhvillimit të vrullshëm të shkencës e të teknikës. Disa nga arsyet për sa thamë, janë:
1. Një vepër arti, si realitet artistik, në marrëdhëniet e saj njohëse me botën rrethuese, që ndodhet “jashtë saj”, përpiqet ta rrokë dhe ta përshfaq këtë sipas ligjesh specifike, duke na çuar drejt zbulimit të së vërtetës artistike, “e njëzëshme” me atë shkencore, por e një tipi tjetër;
2. Ndërmjet shkencës dhe artit jo vetëm që nuk ka kundërvënie dhe përjashtim të ndërsjellë, por përkundrazi, të dyja format e njohjes janë ndërplotësuese dhe të nevojshme;
3. Mendimi në përgjithësi, pavarësisht nëse jepet përmes nocionesh apo shprehet përmes imazheve, nuk është vetëm mendim-pasqyrim (pasqyrim i botës së jashtme), por edhe mendim-krijim;
4. Përjetësia e artit rrjedh nga brishtësia e qenies njerëzore. Si individualitet, si krijesë konkrete, njeriu e ka jetën të kufizuar. Dëshira e “të vdekshmit” për t’u bërë i pavdekshëm, lufta e tij kundër vdekjes, kundër zhdukjes fatale, për mposhtjen e harresës dhe ruajtjen në kujtesën e brezave, gjen në art një nga format thelbësore të realizimit e të përmbushjes së ëndrrës së vet.

Shtojmë se domosdoshmëria e ekzistencës së artit si veprimtari thelbësisht njerëzore, historia e të cilit njësohet me vetë historinë e ekzistencës së njerëzimit, si formë e mishërimit specifik, estetik të botës, mënyrë e veçantë me anën e së cilës njeriu pasuron shpirtërisht botën dhe vetveten, është e kuptueshme. Ajo çka mund të vihet në dyshim dhe kërkon qartësime të mëtejshme, nuk ka lidhje me domosdoshmërinë e artit, pra me ekzistencën e tij, por me mënyrën si gjallon arti, cili do të duhej të ishte profili mishërues më përfaqësimtar, si do të ta përshfaq veten nesër, në ç’masë një eksperiment apo një tjetër do të ketë vlerë të mirëfilltë, cilat do të ishin ndihmesat specifike që arti mund të sjellë në krahasim me format e tjera të dijes, me shkencat, me filozofinë, me trajta të tjera të ndërgjegjes shoqërore, me politikën, me moralin etj.
Më në fund, jetëgjatësia e artit buron nga vetë karakteri i tij i hapët, nga fakti që nuk i ka konsumuar të gjitha mundësitë për progres. Në rrafsh njohës, krijues dhe aksiologjik, horizontet e artit janë të pakufizuara ngaqë hapja e tij përputhet me vetë perspektivat dhe ecurinë e historisë njerëzore. Për aq kohë sa do të ketë njerëz dhe shoqëri njerëzore, do të ekzistojë edhe art e histori e tij. Çfarë do të përmbajë kjo histori, cilat kanë për të qenë modalitetet konkrete dhe format e ardhshme të shprehjes së artit, kjo do të duket me kalimin e kohës dhe është një problem i së ardhmes e nuk mund të jepnim dot gjykime të sakta për vepra që nuk janë krijuar ende.