Fituesit e Lotarisë Amerikane, si të siguroheni nëse jeni përzgjedhur

Dalin fituesit e Lotarisë Amerikane. Prej orës 18:00 të datës 1 Maj të gjithë shtetasit shqiptarë që kanë aplikuar për të përfituar nga Lota...


Dalin fituesit e Lotarisë Amerikane. Prej orës 18:00 të datës 1 Maj të gjithë shtetasit shqiptarë që kanë aplikuar për të përfituar nga Lotaria Amerikane, mund të shohin rezultatin e aplikimit të tyre, duke klikuar në linkun https://www.dvlottery.state.gov/esc/ dhe të shënojnë numrin 16-shifror të konfirmimit, i cili është marrë në momentin e aplikimit, mbiemrin, vitin e lindjes dhe kodin e sigurisë.  “Për ata që kanë aplikuar për DV-2015, njoftimi zyrtar i përzgjedhjes do të kryhet drejtpërdrejt nëpërmjet Kontrollit të Statusit të Aplikimit, i cili do të jetë në përdorim duke filluar nga data 1 maj 2014, në faqen e Internetit të Departamentit Amerikan të Shtetit, Byrosë së Çështjeve Konsullore “Aplikimi Elektronik për Vizat e Shumëllojshmërisë”. Mbani mend, vetëm aplikantët e përzgjedhur njoftohen nga Departamenti i Shtetit, Qendra Konsullore në Kentucky (QKK). Asnjë organizatë tjetër apo kompani private nuk është e autorizuar nga Departamenti i Shtetit për të njoftuar aplikantët e DV-së për përzgjedhjen e aplikimit të tyre si fitues, apo të hapave të mëtejshëm në procesimin e aplikimit për vizë,” thuhet në faqen zyrtare të Ambasadës Amerikane në Tiranë. Ky verifikim do të kryhet nëpërmjet “Kontrollimit të Statusit të Konkurruesit (Entry Status Check) në adresën zyrtare të internetit të programit të Lotarisë Amerikanehttp://www.dvlottery.state.gov/. Kontrolli i statusit të aplikimit do të jetë mjeti i vetëm me të cilin fituesit apo të përzgjedhurit do të njoftohen që janë selektuar për programin e vizave të lotarisë amerikane DV-2015”. Kjo është e vetmja metodë me të cilën do të bëhet lajmërimi i fituesve për të vijuar procedurat e mëtejshme të aplikimit deri në marrjen e vizës së emigrimit. Njëkohësisht kontrollimi i statusit të aplikimit do t’ju ofrojë të përzgjedhurve udhëzime se si të vazhdoni me aplikimin duke diktuar informacionet për datën dhe orën e takimit për vizën e emigrimit. Në këto kushte të përzgjedhurit e rastësishëm nga sistemi kompjuterik nuk do të njoftohen me anë të postës elektronike (e-mail). Procedurat e mësipërme janë shpjeguar në udhëzimet e Lotarisë DV-2015,  seksioni “Përzgjedhja e Aplikantëve”, në të cilat detajohen të plota afatet në lidhje me datat se deri kur do të vijojë shpallja e fituesve.

Related

Top Lajm 3768754961383535563

Follow Us

Hot in week

Recent

Comments

Blog Archive

Side Ads

Text Widget

Connect Us

item