Elbasan, godet me sëpatë në kokë vëllanë e tij, i pret veshin

Klodiana Kotorri- Krimi brenda familjes ka prekur një familje në fshatin Thanë të Elbasanit. 43 vjeçari O. Luta u arrestua në kushtet e flag...


Klodiana Kotorri- Krimi brenda familjes ka prekur një familje në fshatin Thanë të Elbasanit.
43 vjeçari O. Luta u arrestua në kushtet e flagrancës për plagosje, pasi për motive të dobëta ka goditur me sëpatë në kokë vëllanë e tij 32 vjeçar, D. Luta.
Burime zyrtare nga policia i thanë agjencisë Noa, se 32 vjeçari ka marrë plagë të shumta në kokë, ndërsa i vëllai krahas goditjes në kokë i ka prerë edhe njërin vesh me sëpatë.
Mësohet se mes dy vëllezërve kishte konflikte të vazhdueshme, për motive nga më të ndryshmet dhe 43 vjeçari kishte kohë që e kanoste të vëllanë se do e vriste.
Krahas tyre edhe dy gratë e vëllezërve Luta, konfliktoheshin shpesh mes tyre, duke thelluar edhe më tej debatet familjare.
Konflikti mes tyre degradoi edhe më tej në orët e para të mëngjesit të sotëm, kur ndodhi edhe plagosja me sëpatë dhe prerja e veshit.
I dëmtuari u dërgua në drejtim të spitalit, ku pas ndihmës së marrë nga bluzat e bardha ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
Ndërkohë materialet në ngarkim të 43 vjeçarit të arrestuar i kaluan Prokurorisë për veprën penale “Plagosje e rëndë”.

Related

Kronika e zezë 717310877584551812

Follow Us

Hot in weekRecentComments

Hot in week

Recent

Historia e vërtetë e zbulimit të Mesharit

Në këtë shkrim përvijohet historia e zbulimit të veprës së Buzukut së bashku me përpjekjet e kryera nga arbëreshët e Sicilisë për të nxjerrë në dritë një botim kritik të tekstit të Mesharit. Isht...

FOTOT/ Dhe mbretëresha është Alessandra Ambrosio

Ajo është një nga engjëjt e “Victoria’s Secret”.Por në mbrëmjen e të enjtes në Kanë, në galanë kundër AIDS, Alessandra Ambrosio nuk kishte asgjë engjëllore.Ajo ishte një nga femrat më të bukura, ndërs...

Bëhuni gati për një verë tepër të nxehtë!

Parashikimet tregojnë se prilli ishte muaji më i nxehtë i regjistruar, por “El Nino” do të ketë më pak uraganeMuaji prill ishte muaji i parë më i nxehtë, i regjistruar ndonjëherë, kanë treguar parashi...

Tragjedi në Kurbin, nëna vret të bijën me automatik, më pas veten

Një ngjarje tragjikë është shënuar në qytetin e Kurbinit, pasi nëna ka vrarë vajzën e saj dhe më pas veten. Ngjarja e rëndë është shënuar vetëm pak momente më parë në komunën Fushë–Kuqe, ku Mimoz...

TURQI – Dy të vdekur pas konfrontimeve në Stamboll mes policisë dhe protestuesve

 I dyti protestues vdiq sot pas plagëve të marra në konfrontimet e dhunshme të ditës së djeshme mes policisë dhe manifestuesve në një lagje të njohur të Stambollit, njoftoi për median guvernatori...

Comments

Blog Archive

Side Ads

Text Widget

Connect Us

item