Kapen 500 kg marijuanë Lazarati (VIDEO)

Rreth 500 kilogramë lëndë narkotike e llojit marijuanë është sekuestruar nga policia e Gjirokastrës, ndërsa në pranga ka rënë një person. Lë...


Rreth 500 kilogramë lëndë narkotike e llojit marijuanë është sekuestruar nga policia e Gjirokastrës, ndërsa në pranga ka rënë një person. Lënda narkotike e ndarë në 15 çanta, po transportohej me 2 automjete, një tip “Jeep” dhe një “Land Rover”, dhe një mushkë. Sapo janë diktuar nga policia, transportuesit e drogës kanë mundur të largohen, duke përfituar nga errësira dhe koha e keqe. Ndërsa u bë e mundur kapja e vetëm njërit prej tyre, Niko Rizvo.
Droga vinte nga Lazarati dhe sekuestrimi i saj u bë i mundur në fshatin Hoshtevë.
Policia ndërkaq ka shpallur në kërkim 4 transportuesit e tjerë të drogës, dhe po punon për kapjen e tyre.

Related

Shqipëri 5519518034263257329

Follow Us

Hot in week

Recent

Comments

Blog Archive

Side Ads

Text Widget

Connect Us

item