Edhe PDSH-ja hyn në Qeveri?

Edhe Partia Demokratike Shqiptare (PDSH) do të jetë pjesë e qeverisë së re pavarësisht që Gruevski dhe Ahmeti arritën marrëveshje për formim...


Edhe Partia Demokratike Shqiptare (PDSH) do të jetë pjesë e qeverisë së re pavarësisht që Gruevski dhe Ahmeti arritën marrëveshje për formimin e kabinetit të ri qeveritar, mëson portali Blicinfo.com nga burime jozyrtare në VMRO-DPMNE.
Burimet e njëjta për portalin tonë bëjnë të ditur se janë duke vazhduar bisedimet mes VMRO-DPMNE-së dhe PDSH-së që edhe kjo e fundit të bëhet pjesë e qeverisë së ardhshme.
Në partinë e Gruevskit insistojnë që partia e Thaçit të jetë në qeveri me qëllim që qeveria të jetë stabile dhe të forcohet legjitimiteti i presidentit Ivanov. Mirëpo, burimet e njëjta për Blicinfo.com theksojnë se VMRO-DPMNE-ja dëshiron që edhe PDSH-ja të jetë pjesë e qeverisë që të neutralizohet sado pak bojkoti i Lidhjes Social Demokrate të Maqedonisë (LSDM).
Nga partia e Gruevskit arsyetohen se nëse eventualisht edhe PDSH-ja vendos të bojkotojë punën e Parlamentit atëherë Maqedonia do të zhytet në një krizë të thellë politike, dhe me gjasë vendi sërish do të duhej të shkojë në zgjedhje të jashtëzakonshme parlamentare.
Jozyrtarisht marrim vesh se pikërisht nesër nga Struga lideri i PDSH-së Menduh Thaçi do të japë deklaratë me të cilën do të bëjë me dijë se edhe partia që drejton ai do të jetë pjesë e qeverisë së re.
Sipas burimeve jozyrtare në VMRO-DPMNE vetëm participimi i Bashkimit Demokratik për Integrim (BDI) në qeveri nuk është e mjaftueshme për të mos u ballafaquar me ndonjë krizë politike në një të ardhme të shpejtë, ndaj kërkohet edhe pjesëmarrja e PDSH-së në kabinetin e ri qeveritar.
Përndyshe, sot si deputetët e BDI-së ashtu edhe ato të PDSH-së votuan rizgjedhjen e Trajko Veljanovskit për kryetar të Parlamentit./blicinfo

Related

Maqedoni 4335293879509745864

Follow Us

Hot in week

Recent

Comments

Blog Archive

Side Ads

Text Widget

Connect Us

item