Analisti Sinani: Shqiptarëve në Maqedoni u duhet lidership i ri
Analistët politik shqiptarë janë tejet të revoltuar me epilogun e bisedimeve për formimin e qeverisë së re nga ana e VMRO-DPMNE-së dhe Bashk...
https://flurudha-portal.blogspot.com/2014/05/analisti-sinani-shqiptareve-ne-maqedoni.html
Analistët politik shqiptarë janë tejet të revoltuar me epilogun e bisedimeve për formimin e qeverisë së re nga ana e VMRO-DPMNE-së dhe Bashkimit Demokratik për Integrim.
Analistët shqiptarë janë tejet të zhgënjyer nga marrëveshja për kabinetin e ri të Gruevskit ku partia fituese shqiptare dhe pse me një numër të madh të deputertëve për dallim prej herave tjera përsëri nuk arriti ti konkretizojë kërkesat e saj përballë VMRO-DPMNE-së duke pranuar përsëri të jetë pjesë e qeverisë me pozicione të dobëta në qeverinë e ardhshme.
Në vazhdim portali Blicinfo.com ju sjellë reagimin e plotë që ka shkruar në statusin e tij në ‘Facebook’, analisti politik Arsim Sinani:
“Shqiptarët në Maqedoni sot fillojnë kërkimin e një lidershipi të ri. Votuesit shqiptarë kërkojnë:
-kapitalizimin e votës së tyre,
-jo defaktorizim,
-jo përulje,
-jo nënçmim,
-jo qytetarë të rendit të dytë,
-1001 e një JO deri te
-JO për braktisjen që i bëhet familjes Zeqiri.
-kapitalizimin e votës së tyre,
-jo defaktorizim,
-jo përulje,
-jo nënçmim,
-jo qytetarë të rendit të dytë,
-1001 e një JO deri te
-JO për braktisjen që i bëhet familjes Zeqiri.
Shqiptarët në Maqedoni duan
-perspektiva,
-duan jetë më të mirë,
-duan njerëz të rinj,
-duan personalitete,
-duan autoritete,
-duan ekspertë,
-duan patriotë,
-duan përkushtim.
-perspektiva,
-duan jetë më të mirë,
-duan njerëz të rinj,
-duan personalitete,
-duan autoritete,
-duan ekspertë,
-duan patriotë,
-duan përkushtim.
Kështu unë e shoh legjitimitetin e votës shqiptare. Gjithçka tjetër është një përulje për votuesin shqiptar, për djersën e fshatarit, për inteligjencën e shqiptarit, për ardhmërinë e fëmijëve tanë”./blicinfo