Divorci i shekullit kushton… 3,3 miliardë euro (?!) për ish-bashkëshorten e Ribolovljevit

Elena Ribolovjlev, ish-bashkëshortja e oligarkut rus, Dmitri Ribolovljev dhe aktualisht padroni i sportklubit të “AS Monaco”, përfitoi katër...


Elena Ribolovjlev, ish-bashkëshortja e oligarkut rus, Dmitri Ribolovljev dhe aktualisht padroni i sportklubit të “AS Monaco”, përfitoi katër miliardë franga zvicerane (3,295 miliardë euro) ose gjysmën e pasurisë së miliarderit, në kuadër të “divorcit të shekullit”, i mbajtur më 13 maj në Gjenevë.
Gjykata e Shkallës së Parë në Gjenevë i akordoi të martën e kaluar zonjës Ribolovljev shumën prej 4 020 555 987,20 franga zvicerane (ose 3,29 miliardë euro – 4,48 miliardë dollarë), sipas “Le Temps”. Kjo shumë përbën një shifër rekord në historinë e gjykatave zvicerane.
Ajo gjithashtu mori autoritetin prindëror të vajzës së tyre të vogël, Anna, 13 vjeçe. Çifti i martuar prej 23 vitesh kishte mosmarrëveshje që prej vitit 2008 mbi kushtet e divorcit. Zonja Ribolovljev i kërkonte disa miliarda dollarë ish-bashkëshortit të saj, pasuria e të cilit vlerësohet rreth 9,0 miliardë dollarë.



Related

Soft News 6105947611812587217

Follow Us

Hot in week

Recent

Comments

Blog Archive

Side Ads

Text Widget

Connect Us

item