UKRAINË /PRESIDENCIALE – Miliarderë, nacionalistë, pro-rusë dhe një diva në zgjedhjet presidenciale

Dy miliarderë, ultranacionalistë, personalitete të dalë nga lëvizja e kontestave në ”Maidan”, armiqtë e tyre pro-rusë dhe një diva, rreth 20...

Dy miliarderë, ultranacionalistë, personalitete të dalë nga lëvizja e kontestave në ”Maidan”, armiqtë e tyre pro-rusë dhe një diva, rreth 20 kandidatë janë në listë për zgjedhjet presidenciale të 25 majit në Ukrainë.


Petro Porochenko: Miliarder, mbreti i çokollatës dhe më favoriti në këto zgjedhje.
Pronar i një shoqërie të njohur që prodhon çokollatat Roshen, ai u pasurua në vitet 1990 në rrënojat e Bashkimit Sovjetik. Rreth 48 vjeç dhe me një pasuri të vlerësuar me 1,6 miliardë dollarë, ai është oligarku i vetëm që nuk ka hezituar të shfaqë hapur fuqinë e tij financiare dhe mediatike, me stacionin televiziv Kanal 5, në shërbim të kontestave pro-veropiane në Kiev që çuan në rrëzimin e presidentit, Viktor Janukovitç.
Popullariteti i tij është rritur pavarësisht të shkuarës si dezertor. Ai ka qenë një prej themeluesve të Partisë së Rajoneve, ish-formacion i Viktor Janukovitç. Nëse do të zgjidhet president, ai premtoi zgjidhjen e problemeve me Rusinë në tre muaj. Ai ka marrë 33 për qind të votave në sondazhe.

Julia Timoshenko – Rikthimi i munguar i ”Zonjës së Hekurt”
E njohur në perëndim, diva me gërshetin e bjond, ikonë e revolucionit pro-perëndimor në vitin 2004 u rishfaq para një skene në muajin shkurt menjëherë pas lirimit të saj nga burgu ku ishte dënuar nga drejtësia e ish-presidentit, Viktor Janukovitç.
Në fjalën e saj nga një karrike me rrota para turmës ku shprehu keqardhje për të vdekurit si pasojë e represionit të përgjakshëm në Sheshin e Pavarësisë, zonja e hekurt, 53 vjeçe u përshëndet nga mijëra mbështetës të opozitës.
Që prej asaj kohe ajo dha shumë deklarata tronditëse, ndërmori një lëvizje rezistence ndaj agresionit rus, premtoi anëtarësimin në Bashkimin Evropian. Asgjë nuk shërbeu, pasi popullariteti i saj u regjistrua në rënie me gjashtë për qind të votave.
Pas shumë tronditjeve në vitet post-komuniste, një të shkuare me zona të errëta, ajo premtoi një luftë kundër oligarkëve dhe një ”revolucion të tretë” nëse nuk do të zgjidhej presidente.

Sergui Tiguipko, ish-bankier pro-rus
Në moshën 54 vjeçare dhe kredituar me katër për qind të votave, ai kërkoi vendosjen e marrëdhënieve ekonomike me Rusinë, pavarësisht krizës së pazakontë mes dy shteteve, që disa e cilësojnë ”luftë të pa deklaruar”.
Ish-bankier dhe miliarder, ai ishte drejtues i fushatës së Viktor Janoukovitç, i cili drejtoi në vitin 2004 Revolucioni Portokalli. Pasi u distancua për disa kohë, ai iu bashkua sërish kampit të Janukovitçit në vitin 2010 duke marrë postin e zëvendëskryeministrit dhe drejtoi një reformë për pensionet, shumë të kundërshtuar.
”I vetmi kandidat me pikëpamje të hapur pro-ruse”, u shpreh ai me keqardhje në një intervistë për pamundësinë për të zhvilluar fushatë, për arsye sigurie, në rajonet separatiste në Lindje ku kryengritësit nuk njohin legjitimitetin e zgjedhjeve presidenciale ukrainase.


Anatoli Gritsenko, ”fajkon” mbështetës i një anëtarësimi në NATO
Ish-ministër i Mbrojtjes dhe mbështetës për anëtarësimin e Ukrainës në NATO, është shprehur se Vladimir Putin ka ndërmarrë Luftën e Tretë Botërore dhe kërkoi masa radikale për t’i bërë ballë agresionit rus. 56 vjeç, ai gëzonte një popullaritet të mjaftueshëm nga ish-manifestuesit e Sheshit të Pavarësisë, por ka marrë vetëm katër për qind të votave.


Mikhaïlo Dobkine, më i papëlqyeri në Kiev
Ish-guvernator i ish-kryeqytetit ukrainas, Kharkiv, Mikhailo Dobkine ka mbështetur dhunën kundër manifestuesve pro-evropianë në Kiev duke i cilësuar si “monstra” dhe ”kllouna”.
Pas flirtimit me idetë separatiste, shfaqet tashmë në moshën 44-vjeçare si mbështetës i një ”Ukraine të Bashkuar” pavarësisht proceseve gjyqësore për rritjen e integritetit territorial të vendit. I papëlqyer në Kiev, ku posterat e tij të fushatës janë grisur sistematikisht, ai është kredituar me 2,6 për qind të votave.


Oleg Tiagnibok 

Oleg Tiagnibok, 45 vjeç, drejtues i partisë Svoboda, ka arritur të futet në skenën politike në sajë të rolit të tij në lëvizjen e ”Maïdanit”, pavarësisht një reputacioni prej antisemiti që e ndjek. Disiplina e partisë së tij dhe shërbimi i tij i sigurisë, efikas për mbrojtjen e manifestuesve, i ka lejuar disa anëtarë të partisë së tij të hyjnë në qeverinë e përkohshme. Por vetë ai ka kaluar në plan të dytë këto javët e fundit.


Dmytro Yaroch, është ”delja e zezë” e rusëve, të cilin e kërkojnë për terrorizëm. 42 vjeç, lideri i lëvizjes ultranacionaliste paraushtarake Pravy Sektor, që radikalizoi kontestën në Sheshin e Pavarësisë dhe kontribuoi në rrëzimin e Viktor Janukovitç është konsideruar si ”fashist” në rajonet pro-ruse të vendit.

Related

Ukraina 8177648531957488574

Follow Us

Hot in week

Recent

Comments

Blog Archive

Side Ads

Text Widget

Connect Us

item