Dhjetë këshilla për jetë të shëndetshme

Dietologët na sugjerojnë dhjetë formulat kryesore, të cilat kombinojnë ushqyerjen dhe aktivitetin fizik, për të na ndihmuar të ndryshojmë st...

Dietologët na sugjerojnë dhjetë formulat kryesore, të cilat kombinojnë ushqyerjen dhe aktivitetin fizik, për të na ndihmuar të ndryshojmë stilin e jetës. Ndiqni 10 këshillat e mëposhtme për të bërë jetë më të shëndetshme.


  1. Pakësoni yndyrën, por mos e eliminoni
    Mos e hiqni yndyrën krejtësisht nga ushqyerja juaj. Nga 25 deri në 30 për qind e energjisë ditore të marrë nga një i rritur duhet të plotësohet nga yndyrat. Ushqyerja pa yndyrë pengon djegien e vetë shtresave të yndyrës në trup. Pra nëse ju e hiqni yndyrën nga ushqyerja juaj nuk mund të shpëtoni nga yndyrat e trupit. Por, ju duhet ta konsumoni atë me masë dhe në tryezën tuaj të lini vend vetëm për yndyra të shëndetshme si vaji i ullirit, vaj bajame ose peshku.
  2. Disa yndyra përshpejtojnë metabolizmin
    Po, nuk e lexuat gabim. Përfshirja e disa yndyrave në ushqyerjen tuaj do t’ju ndihmojë të qëndroni më në formë. Marrja e rregullt e acideve yndyrore të pangopura që mund të gjenden tek peshku apo frutat arrore ka treguar se përshpejton metabolizmin.
  3. Shtoni avokadon
    Bëni ndryshime në tryezën tuaj dhe krijoni pak vend për avokado. Kjo është fruta e vetme, e cila nuk konsiderohet si frutë gjatë ushqyerjes dhe mund të zërë vendin e yndyrës. Me ndihmën e acideve yndyrore të pangopura lehtëson djegien e yndyrave në trup dhe studimet e fundit kanë treguar se ai është efektiv veçanërisht në hollimin e shtresave të yndyrës rreth belit. Ju mund ta shtoni avokadon në sallatën tuaj ose ta konsumoni në trajtë pureje.
  4. Konsumoni çokollatë dhe kakao
    Pak kakao dhe çokollata zgjatin jetën. Një studim i zhvilluar në vitin 2011 bën të ditur se minjve obezë dhe diabetikë të ushqyer me kakao u është zgjatur jeta dhe te ta është minimizuar mundësia e prekjes nga sëmundjet e zemrës. Antioksiduesit e gjendur brenda kakaos minimizojnë rrezikun e sëmundjeve të zemrës. Kakaon pa sheqer mund t’ia hidhni kafesë apo qumështit, gjithashtu mund të konsumoni edhe nga një copë çokollatë në ditë.
  5. Përfshini produktet e qumështit në dietë
    Produktet e qumështit ndihmojnë në dobësim. Dihet se marrja e pamjaftueshme e mineralit kalcium ndikon në krijimin e depozitave të yndyrës në trup. Edhe personat që nuk konsumojnë sa duhet qumështin dhe produktet e tij e kanë më të vështirë të kontrollojnë oreksin. Më duket se ka ardhur koha të shtoni dy gota qumësht ose kos në ditë.
  6. Mos e ndërpritni dietën
    Mos e zgjasni periudhën e dietës duke e ndërprerë atë. Në një studim të Universitetit të Floridas është parë se personat të cilët e ndërpresin dietën për të pushuar, duke vepruar kështu e zgjasin më shumë kohën e saj janë dhe të pasuksesshëm në kontrollimin e peshës ideale.
  7. Hani ushqime të shëndetshme
    Nuk mjaftojnë ushtrimet fizike për t’u dobësuar. Ju nuk mund të dobësoheni vetëm duke u regjistruar në një palestër. Shumë studime kanë treguar se sporti nuk mjafton për t’u dobësuar. Sipas tyre ndikimi i sportit në dobësim është vetëm tre për qind. Prandaj shpresoj ta keni kuptuar se zgjidhja e vetme është ushqyerja e shëndetshme.
  8. Kryeni punët e shtëpisë
    Mos i shmangni punët e shtëpisë. Një ndryshim mes femrave të dobëta dhe aty re të mbushura është kryerja me rregull e punëve rutinë të shtëpisë. Mos harroni se bërja e punëve të shtëpisë ju ndihmon të digjni rreth 350 kalori. Andaj, ngrihuni nga kolltuku dhe filloni pastrimin.
  9. Bëni edhe stërvitje të rënda
    Ju nuk mund të ruani peshën tuaj vetëm me ushtrime kardio. Ato nuk janë të mjaftueshme për të mbrojtur peshën tuaj. Ky grup ushtrimesh me natyrë aerobike, të bëra për një kohë të gjatë ndihmojnë në djegien e kalorive. Megjithatë, dëshira e trupit për të ruajtur ekuilibrin mund t’jua hapë më shumë oreksin. Krahas seancave kardio mundohuni të shtoni edhe ushtrime të tjera si tërheqje apo ngritje e peshave të lehta.
  10. Qeshni sa më shumë
    Qeshjet me gjithë shpirt me të vërtetë të dobësojnë: A e dini se të qeshurat me gjithë shpirt të zgjatura për një orë ju djegin aq kalori sa të kishit bërë gjysmë ore ushtrime? Në të njëjtën kohë edhe hormoni i lumturisë ju ndihmon të dobësoheni më shumë.
Femina

Related

Shëndet & estetikë 1507148978126190700

Follow Us

Hot in week

Recent

Comments

Blog Archive

Side Ads

Text Widget

Connect Us

item