Çdo ditë vdesin 18,000 fëmijë në botë për shkaqe kryesisht të parandalueshme

Një raport i publikuar sot nga Save the Children, “Situata e Nënave në Botë” thotë se çdo ditë, rreth 800 nëna dhe 18,000 fëmijë të vegjël v...


Një raport i publikuar sot nga Save the Children, “Situata e Nënave në Botë” thotë se çdo ditë, rreth 800 nëna dhe 18,000 fëmijë të vegjël vdesin nga shkaqe kryesisht të prandalueshme. Mbi gjysma e këtyre vdekshmërive të nënave dhe fëmijëve nën moshën 5 vjec ndodhin në vende me situate të brishtë, të cilat kanë rrezikshmeri të lartë ndaj konfliktit dhe veçanërisht të ndjeshëm ndaj efekteve të fatkeqësive natyrore.

Sipas këtij raporti, vdekshmëria e nënave dhe e fëmijëve në vendet më sfiduese të botës mund të ulet në mënyrë të ndjeshme nëse bëhen përpjekje për të përmirësuar shërbimet për nënat dhe fëmijët.

Treguesi i Nënave vlerëson se si konflikti, situatat delikate dhe fatkeqësitë natyrore kanë luajtur një rol të  madh në uljen e mirëqenies së nënave dhe fëmijëve gjatë 15 viteve të fundit. Më shumë se gjysma e fëmijëve që vdesin, para se të arrijnë moshën 5 vjeç, jetojnë në këto vende me situatë të vështirë.  Në vitin 2013, llogaritet një total prej 3.7 milion vdekje të fëmijëve–numri më i lartë i vdekjeve të  porsalindurve dhe fëmijëve janë në vendet që aktualisht janë të prekura nga konflikti dhe pasiguria.  Pas muajit të parë të jetës, shkaqet kryesore të vdekjeve që ndodhin në këto vende janë shumë të  parandalueshme dhe të shërueshme si: pneumonia, sëmundjet diarretike, malaria dhe fruthi.  Në vendet në situatë të vështirë dhe të prekur nga konflikti, këto sëmundje marrin më shumë jetë fëmijësh sepse kujdesi shëndetësor që mund t’i shpëtojë ata është i pamundur për tu arritur si pasojë e largësisë apo  kostos së lartë të shërbimit.

Gjetjet më specifike për Shqipërinë janë:

-Shqipëria renditet e 83-ta në Treguesin e Nënave duke rënë me dy shkallë nga ai i vitit të kaluar.
-Shqipëria paraqitet mirë në treguesit shëndetësor të lidhur (kryesisht me rrezikun për vdekshmërinë e nënave) sesa në renditjen për nivelin e zhvillimit ekonomik.
-Për pjesëmarrjen e grave në politikë,-Shqipëria renditet mes 40% të vendeve me nivelin më të ulët dhe e treta nga fundi për mesataren e viteve të shkollimit.

Më konkretisht:

Niveli i rrezikut të vdekshmërisë së nënave gjatë shtatzanisë apo lindjes është 1 në 2.200 .
Vdekshmëria e fëmijëve për grupmoshën nën 5 vjeç është 16.7 fëmijë për 1000 lindje të gjalla.
Pritshmëria për mesataren e viteve të shkollimit për fëmijët është vetëm 10.8 vite shkollimi formal dhe kjo e rendit Shqipërinë në vendin e 119 (nga 178 vende) në botë në aspektin e arritjeve arsimore. Krahasuar me fëmijët në vendet e tjera të Evropës Qëndrore dhe Lindore, dhe Shtete e Pavarura të Commonëealthit, fëmijët shqiptarë kryejnë vite shkollimi më pak se fëmijët në të gjithë rajonin.

Shqipëria renditet më mirë se në vitin e kaluar për pjesëmarrjen ë grave në qeveri, në Treguesin e Nënave ajo renditet e 106-ta. Gratë mbajnë 20% të vendeve në parlamentin shqiptar.

Related

Botë 3018701106443134449

Follow Us

Hot in week

Recent

Comments

Blog Archive

Side Ads

Text Widget

Connect Us

item