Dënimi i pazakontë i një gjykatësi
Një burrë nga Idaho i akuzuar se qëlloi me shotgan një aeroplan që spërkaste misrin, u ndëshkua me një dënim të pazakontë. Ai u urdhërua nga...
https://flurudha-portal.blogspot.com/2014/05/denimi-i-pazakonte-i-nje-gjykatesi.html
Një burrë nga Idaho i akuzuar se qëlloi me shotgan një aeroplan që spërkaste misrin, u ndëshkua me një dënim të pazakontë. Ai u urdhërua nga gjykatësi të paguante një gjysmë faqe gazete dhe të shpjegonte përse ishte një ide e keqe veprimi që bëri.
Christopher Lewis, 42 vjeç, qëlloi ndaj aeroplanit sepse u bezdis nga fluturimi shumë pranë tokës që po bënte piloti. Burri rrezikonte të dënohej me 15 vjet burg dhe me pezullim të të drejtës për të mbajtur armë për 12 vjet. Në vend të kësaj, gjykatësi lokal e dënoi Lewisin me liri me kusht dhe e urdhëroi të paguante një gjysmë faqe gazete për të shpjeguar se përse ishte një ide e keqe të qëlloje mbi një aeroplan.