Grabiten shtëpitë e Blushit dhe Teodor Laços në Dardhë

Sipas informacioneve nga Korça, të martën në fshatin turistik të Dardhës janë shkallmuar e vjedhur tre shtëpi turistike, pronarët e të cilav...


Sipas informacioneve nga Korça, të martën në fshatin turistik të Dardhës janë shkallmuar e vjedhur tre shtëpi turistike, pronarët e të cilave kalojnë aty stinën e verës. Njëra nga këto shtëpi të shkallmuara e vjedhur është e shkrimtarit dhe politikanit të mirënjohur Teodor Laço. Thyerja e vjedhja e shtëpive turistike në këtë fshat të preferuar turistik ka marrë përmasat e një epidemie. Vetëm në harkun kohor të tre muajve të fundit janë vjedhur rreth 20 shtëpi karakteristike, por dhe të ndërtuara pas ’90 në Dardhë të Korçës. Bëhet e ditur se këtë fat ka pësuar edhe shtëpia e deputetit Ben Blushi, të cilët hajdutët i vodhën ullukët prej bakri. Për këtë rast flitet se policia kapi tre adoleshentë të cilët u liruan pasi kërkuan falje. Për të mësuar diçka më shumë rreth shkallmimit dhe vjedhjeve të tre shtëpive të fundit, komunikuam me shkrimtarin, politikanin dhe politologun dardhar Teodor Laço, i cili na tha se ishte informuar për atë që i ka ndodhur por nuk dinte me saktësi përmasat e vjedhjes në shtëpinë vendlindjes, të mirëmbajtur prej tij me përkujdesje maksimale, thuajse çdo vit. Këto raste vjedhjesh që po bëhen gjithnjë e më evidente në këtë fshat turistik po vijnë duke u shtuar edhe për shkak të indiferentizmit të strukturave të policisë që veprojnë në këtë zonë.

Related

Kronika e zezë 7194130812119156741

Follow Us

Hot in weekRecentComments

Hot in week

Recent

Historia e vërtetë e zbulimit të Mesharit

Në këtë shkrim përvijohet historia e zbulimit të veprës së Buzukut së bashku me përpjekjet e kryera nga arbëreshët e Sicilisë për të nxjerrë në dritë një botim kritik të tekstit të Mesharit. Isht...

FOTOT/ Dhe mbretëresha është Alessandra Ambrosio

Ajo është një nga engjëjt e “Victoria’s Secret”.Por në mbrëmjen e të enjtes në Kanë, në galanë kundër AIDS, Alessandra Ambrosio nuk kishte asgjë engjëllore.Ajo ishte një nga femrat më të bukura, ndërs...

Bëhuni gati për një verë tepër të nxehtë!

Parashikimet tregojnë se prilli ishte muaji më i nxehtë i regjistruar, por “El Nino” do të ketë më pak uraganeMuaji prill ishte muaji i parë më i nxehtë, i regjistruar ndonjëherë, kanë treguar parashi...

Tragjedi në Kurbin, nëna vret të bijën me automatik, më pas veten

Një ngjarje tragjikë është shënuar në qytetin e Kurbinit, pasi nëna ka vrarë vajzën e saj dhe më pas veten. Ngjarja e rëndë është shënuar vetëm pak momente më parë në komunën Fushë–Kuqe, ku Mimoz...

TURQI – Dy të vdekur pas konfrontimeve në Stamboll mes policisë dhe protestuesve

 I dyti protestues vdiq sot pas plagëve të marra në konfrontimet e dhunshme të ditës së djeshme mes policisë dhe manifestuesve në një lagje të njohur të Stambollit, njoftoi për median guvernatori...

Comments

Ulio:

This comment has been hidden from the blog.

rudi:

This comment has been hidden from the blog.

Philip:

This comment has been hidden from the blog.

Blog Archive

Side Ads

Text Widget

Connect Us

item