Gjithçka duhet të dinë femrat për të mbajtur lëkurën të pastër dhe të bukur
Lëkura është gjëja e parë që njerëzit shohin kur ju shikojnë. Dhe çuditërisht konsiderohet si organi më i madh në trupin e njeriut. Shërben ...
https://flurudha-portal.blogspot.com/2014/05/gjithcka-duhet-te-dine-femrat-per-te.html
Lëkura është gjëja e parë që njerëzit shohin kur ju shikojnë. Dhe çuditërisht konsiderohet si organi më i madh në trupin e njeriut. Shërben shumë qëllime duke përfshirë këtu edhe rolin mburojës ndaj baktereve dhe ambientit, dhe konvertimin e dritës së diellit në vitaminë D. Shtresa dhjamore përbrenda sipërfaqes së lëkurës ndihmon në sigurimin që lëngjet e rëndësishme brenda trupit tonë të qëndrojnë brenda. Lëkura juaj është pasqyrë e shëndetit tuaj dhe kështu ushqimi i mirë, fjetja e mjaftueshme, reduktimi stresit, të qenit i hidruar, etj; të gjithë luajnë rol në krijimin e një lëkure të bukur. Për të riparuar defektet e lëkurës dhe sa herë që jemi në krizë për pamjen tonë të jashtme ndiqni recetat e specialistëve. Eliminimi i qelizave të vdekura i dhuron lëkurës një ngjyrë të bukur dhe mbi të gjitha i lehtëson ajrosjen. Fillojmë nga trupi, duke kujtuar që sidoqoftë peeling është një veprim agresiv ndaj lëkurës ndaj dhe duhet të bëhet në mënyrë të butë dhe delikate. Në qoftë se bëni pjesë tek ato fatlume të pakta të cilat e kanë lëkurën e padëmtuar, i lejoni vetes një banjë të kënaqshme për të pasur një lëkurë kompakte dhe elastike. Nëse ndiqni disa këshilla dhe rekomandime mjekësore të thjeshta për t’u zbatuar, do të shikoni që lëkura juaj do të jetë e butë dhe e këndshme ashtu siç keni ëndërruar gjithmonë. E kështu arrijmë tek pyetja: Çfarë ushqime duhet të zgjedhim për të përmirësuar mundësitë që të kemi lëkurë të shëndetshme? Por cilat janë mineralet dhe vitaminat që ndikojnë për një lëkurë të shëndetshme, dhe ushqimet e bimët që më së shumti janë të pasura me to. Këto e shumë të tjera në specialen e fundjavës në gazetën “Tirana Observer”, ku do të gjeni receta të thjeshta e këshilla nga mjekët për të pasur një lëkurë të bukur e të shëndetshme.
Ushqimet që ndihmojnë të mbani lëkurë të shëndetshme
Lëkura është gjëja e parë që njerëzit shohin kur ju shikojnë. Dhe çuditërisht konsiderohet si organi më i madh në trupin e njeriut. Shërben shumë qëllime duke përfshirë këtu edhe rolin mburojës ndaj baktereve dhe ambientit, dhe konvertimin e dritës së diellit në vitaminë D. Shtresa dhjamore përbrenda sipërfaqes së lëkurës ndihmon në sigurimin që lëngjet e rëndësishme brenda trupit tonë të qëndrojnë brenda. Një gjë ironike rreth lëkurës është se kur njerëzit janë të rinj brenga e tyre më e madhe është se si të nxihen. Por me plakjen prioriteti kryesor i lëkurës është si t’i parandalojnë rrudhat dhe mënyra numër 1 është të mos nxihemi. E pra, kur bëhet domosdoshmëri të fillosh të kujdesesh për lëkurën tuaj? Sigurisht që është më herët se mendon? Mark G. Rubin, asistent profesor klinik i dermatologjisë pranë Universitetit San Diego, beson se mos pirja e duhanit dhe shmangja e diellit qysh në moshën e re shpaguhet më vonë. Ai thotë se “parandalimi luan një rol të madh në plakjen e lëkurës sa më herët që fillon aq më mirë”. “Dëme të mjaftueshme veç janë shkaktuar në lëkurë në momentin që ju vëreni ndryshime që nuk i pëlqeni.”
Kujdesi për lëkurën
Nëse mendon rreth asaj, e gjithë çka jemi duke u munduar të bëjmë është të vonojmë plakjen normale të lëkurës, e cila plaket si çdo organ tjetër. Në nivelin fizik mënyra më e mirë e ngadalësimit të dukjes së plakjes së lëkurës është të mbani lëkurën mirë të hidruar me një shtresë të mirë me lipide (yndyrë) përfund lëkurës për të mbrojtur lagështinë e brendshme. Disa ekspertë thonë se ju mund ta Beni këtë pjesërisht duke ngrenë një dietë të shëndetshme që përfshin disa prej yndyrave të mira si (omega 3 dhe yndyrat mono të pangopura), duke pirë shumë ujë dhe duke pasur një regjim të mirë të kujdesit lëkuror për të kondicionuar lëkurën dhe minimizuar humbjen e lagështisë. Gjithçka ka të bëjë me mbajtjen e lëkurës së shëndoshë nga brenda dhe nga jashtë. “Lëkura juaj është pasqyrë e shëndetit tuaj dhe kështu ushqimi i mirë, fjetja e mjaftueshme, reduktimi stresit, të qenit i hidruar, etj; të gjithë luajnë rol në krijimin e një lëkure të bukur”, thotë Rubin. E kështu arrijmë tek pyetja: Çfarë ushqime duhet të zgjedhim për të përmirësuar mundësitë që të kemi lëkurë të shëndetshme? Por cilat janë mineralet dhe vitaminat që ndikojnë për një lëkurë të shëndetshme, dhe ushqimet e bimët që më së shumti janë të pasura me to.
Antioksiduesit
Shumë dermatologë besojnë se antioksiduesit kryesorë (vitaminë A, C dhe E) mund të ndihmojnë në zvogëlimin e rrezikut nga dielli dhe dëmet të tjera nga ambiento duke çarmatosur “radikalet e lire” që shkaktojnë rrudhjen. Radikalet e lira janë molekula të paqëndrueshme që dëmtojnë qelizat.
Vitamina A
Një studim i fundit i kryer në Holandë me meshkuj dhe femra të shëndetshme ka zbuluar një lidhje të rëndësishme mes nivelit të Vitaminës A në gjak dhe gjendjes së lëkurës. Me marrjen e karotenoideve (substanca bimore qe trupi juaj konverton ne vitaminë A) nga ushqimet është mënyra më e sigurt për shkak se ka gjasa që të merrni shumë më shumë vitaminë A nga suplementet se sa nga ushqimet e pasura me karotenoide.
Burimet ushqimore të pasura me vitaminë A janë: karota, kungulli, patatet e ëmbla, mangot, spinaqi, pjepri, bimët e gjelbra, lakra jeshile, rrepa e kuqe dhe domatet.
Vitamina C
Vitamina C është potent topikal, që do të thotë se është antioksidues që gjendet në lëkurë, por vetëm në formën e saj aktive, formë e njëjte që ju merrni nga ushqimet. Natyrisht që me futjen e frutave dhe perimeve të pasura me vitaminë C në dietën tuaj ditore është gjë e mirë për të bërë për shëndetin tuaj.
Burimet ushqimore të pasura me vitaminë C janë: portokalli, shalqini, papaja, dredhëzat, kivit, specat e kuq dhe të gjelbër, pjepri, domatet, brokoli, mangot, portokalli, lakër brukseli, lulelakra dhe lakra jeshile.
Vitamina E
Shumë hulumtime janë në rrugë të papërfunduar për të mirat e mundshme të vitaminës E, si një përmbajtës në produkte që aplikohen në lëkurë. Sidoqoftë deri tani duket të ndihmojnë lëkurën më së shumti si kondicioner i lëkurës.
Burimet ushqimore me vitaminë E përfshihen: vajrat bimore, farat, arrat, ullinjte, spinaqi dhe shparga. Por është e vështirë të marrësh aq sa duhet vitaminë nga ushqimet dhe kështu shumë njerëz marrin suplement.
Zgjidhni yndyrat e mira
Acidet yndyrore të Omega-3 janë të mira edhe për lëkurën. Omega-3 nga peshku ndihmon në mbrojtjen kundër dëmeve nga dielli. Sipas një studimi të kryer në suplementet e vajit të peshkut. Eksperti kundër plakjes Nicholas Perricone, autor i librit “The ërinkle cure” (Ilaçi i rrudhave) sugjeron fuqimisht një dietë të pasur me antioksidues dhe omega-3 për një lëkurë më të mirë, thotë Rubin, “dhe ka ca dëshmi shkencore për të përkrahur atë lloj diete”. Përderisa sigurisht që ka akoma shumë për t’u mësuar për të mirat dhe rreziqet e suplementeve të vajit të peshkut, prapë se prapë është e kuptueshme dhe e mirë të shtosh të ushqyerit me ushqime të pasura me omega-3.
Burimet ushqimore të Omega-3 janë: peshku, farë liri, arrat dhe llojet e vezëve që janë të pasura me omega-3.
Yndyrnat e pangopura
Një studim holandez i përmendur për zbulimin e tyre rreth vitaminës A, gjithashtu ka zbuluar se yndyrat mono të pangopura (monounsaturated) janë të lidhura me pH të favorshme të lëkurës (pH është bilanci mes aciditetit dhe alkalinitetit që ishte i rëndësishëm për një lëkurë të shëndetshme).
Burimet ushqimore me yndyra Mono të pangopura janë: vaji ullirit, vaji i bajameve, vaji i lajthisë, avokadot, ulliri, bajamet dhe lajthit.
Hani ushqime të plota
Ushqimet e plota (Ëhole Foods) janë ushqimet e pa përpunuara, pa aditive dhe biologjikisht të natyrshme. Me fjale të tjera janë ashtu si i ka krijuar natyra. Doktoresha Ëilma Bergsel, kryetare e klinikës hulumtuese të dermatologjisë pranë klinikës Cleveland në Ohio, ka thënë në buletin e lajmeve “Environmental Nutrition” se ajo gjithmonë u thotë pacientëve që të ushqehen me dietë të shëndetshme të ushqimeve të plota. Ajo ka përmendur në buletin se dieta që ndihmon kundër sëmundjes së zemrës dhe kancerit është gjithashtu e mirë edhe për lëkurën. Hulumtuesit në Universitetin Monash në Australi me një studim të fundit kanë ndihmuar Bergsel në vërtetimin e temës së saj. Hulumtuesit kanë shikuar në dietën e më shumë se 450 njerëzve të moshës 70 e më shumë nga Australia, Greqia dhe Suedia. Ata kanë zbuluar se personat që kishin dietë të pasur me ushqime të plota, perime, fruta, bimë barishtore, vezë kishin më pak rrudha dhe plakje të hershme të lëkurës se sa ata, dieta e të cilëve ishte e pasur me qumësht, mish të kuq (veçanërisht mish të procesuar), gjalpë, patate dhe sheqer. Hulumtuesit besojnë se kjo ka të bëjë me antioksiduesit, fitokemikalet (phytochemicals) dhe yndyrat mono të pangopura që ushqimet e plota ofrojnë. Këto pra ishin disa prej këshillave që mund t’i ndiqni nëse dëshironi të keni lëkurë të shëndetshme dhe të mos plakeni herët.
Armiqtë e lëkurës femërore
Çdo ditë kur zgjohesh, por edhe para se të flesh, pastron lëkurën tënde me late dhe tonik dhe e “ujit” me një produkt me veprim të lehtë hidratues. Sa rrezikojnë temperaturat e ulëta, smogu i qyteteve, rrezet ultravioletë dhe pirja e duhanit. Më pas e ushqen me një krem antirrudhë. Edhe pse ndjek në mënyrë skrupoloze abc-në e bukurisë, përsëri fytyra jote nuk ka një pamje shumë të kënaqshme. Gjithashtu irritohet dhe skuqet me lehtësi. Shpjegimi është i thjeshtë: lëkura me kalimin e kohës tenton të fishket, pasi është normal procesi kronologjik i plakjes. Por kësaj i shtohen edhe një sërë faktorësh me veprim agresiv mbi lëkurën tonë.
Efektet e të ftohtit
Në temperaturat e ulëta metabolizmi i qelizave ngadalësohet dhe lëkura rinovohet më me vështirësi. Jo vetëm kaq, i ftohti tenton të dobësojë filmin hidrolipidik (barriera e mbrojtjes natyrale) dhe vepron në shtrëngimin e kapilarëve. Në këtë mënyrë në fytyrë do të qarkullojë më pak gjak (pra më pak ushqim) për qelizat. Pasojat kryesore janë moshidratimi, skuqja dhe kapilarët e kuq që fillojnë të evidentohen. I ftohti bëhet një armik kritik sidomos mbas të 40-ve. Ngadalësimi i metabolizmit implikon edhe një kapacitet më të vogël për të neutralizuar radikalet e lira, përgjegjëset kryesore të plakjes. Enzimat, substancat kimike që duhet të na mbrojnë, nën efektin e të ftohtit punojnë me një efikasitet më të vogël. Mbroji sytë dhe buzët me një krem specifik dhe përdor një herë në javë një maskë hidratante (më efikase janë ato me bazë ekstrakte vegjetale të cilat kanë edhe një veprim antiskuqje). Vër në tavolinë omega 3 (sardelet dhe salmonin), yndyrat që fuqizojnë mbrojtjen e lëkurës, vitaminën C (kivi, agrume, speca): veprimi i tyre antioksidues forcon kapilarët.
Plakja
Ke një lëkurë më të re në krahasim me bashkëmoshataret e tua. Falëndero mamin dhe babin: të kanë dhuruar gjene që ta mbajnë kompakte më gjatë se zakonisht. Plakja kronologjike në krahasim me atë të shkaktuar nga rrezet e diellit, është e lidhur me faktorët biologjik gjenetik të ADN-së tonë të cilat japin instruksione për të ndërtuar organizmin tonë. Për të kontrastuar shenjat e kohës që kalon, është mirë që t’i sigurojmë epidermës një hidratim deri në 30-35 vjeç. Pastaj shtohet edhe ushqyerja për të stimuluar formimin e kolagjenit dhe të elastinës. Plakja e lëkurës fillon që ditën kur lind, por sigurisht shenjat e para duken rreth moshës 30 vjeç, me daljen e rrudhave të para që krijohen nga mimika, parregullsi të vogla rreth syve, anës buzëve dhe gojës të cilat mund të maskohen lehtësisht me truk. Përdor produkte antioksidues dhe hidratantë dhe zgjidh trajtime sipas moshës tënde. Por mbas të 30-ve një herë në vit duhet të bësh një vizitë dermatologjike për të vlerësuar gjendjen e lëkurës tënde (e cila mund të jetë më e re ose më e vjetër se ti) dhe kështu të individualizosh kurat e duhura.
Stresi dhe ndikimi i tij në lëkurë
Nëse je duke kaluar një periudhë të vështirë, mos u çudit nëse lëkura jote humbet shkëlqimin dhe butësinë. Truri reagon dhe stresi prodhon disa substanca të quajtura neurotransmetues të cilat shtrëngojnë enët e gjakut duke shkaktuar një ngadalësim të qarkullimit. Rezultati? Epiderma bëhet opake dhe rrudhëzat rreth syve, buzëve dhe gojës theksohen më tepër duke e bërë lëkurën tuaj që të ngjajë më e plakur. E nëse stresit i shtohet edhe një ambient i ndotur qyteti, plakja është padyshim e parakohshme. Më të rrezikuarat janë femrat e reja nga 20 deri në 30 vjeç. Sugjerimet më të çmuara: Kushtoji çdo ditë një gjysmë ore kohë vetes tënde, lexo një libër, bëj joga ose bëj ushtrime të frymëmarrjes së thellë. Pra kaloje kohën ashtu siç të pëlqen ty, por dhe pasuro kozmetikën me trajtime rivitalizuese.
Pasojat e duhanit
Cigarja e rëndon pamjen e lëkurës tënde, aq sa specialistët thonë “fytyrë tym” për të treguar atë bashkësi rrudhash rreth syve, buzëve dhe gojës që krijohen mbas dhjetë vjet pirje e rregullt cigaresh. Cigarja bën keq, sepse nikotina krijon një lloj tape që pengon oksigjenin që të hyjë në inde. Dhe pa oksigjen qelizat mbeten të uritura dhe nuk arrijnë që të jenë të shëndetshme. Në këtë mënyrë lëkura humbet shkëlqimin, epiderma thahet dhe irritohet plotësisht. Përveç kësaj nikotina prish mikroqarkullimin duke penguar prodhimin e kolagenit dhe të fibrave elastike. Kështu lëkura humbet elasticitetin dhe plaket më shpejt. Nëse je vajzë e re dhe lë cigaren, dëmet e saj mund të riparohen dhe në mënyrë mjaft efikase. Ndërsa për një 40-vjeçare që ka 10 vjet që e pi cigaren, dëmet janë më të vështira për t’u eliminuar. Dhe nganjëherë të pakthyeshme. Kërko t’u thuash lamtumirë cigareve dhe ndërkohë shto konsumin e vitaminës A. Gjendet sidomos në vezë, në domate, në spinaq dhe është vitamina e preferuar si një element toksik ndaj duhanit. Kremi i duhur është ai antirrudhë.
Dielli
Bukuria jote e ardhshme varet edhe nga raporti që ti ke me diellin sot. Me kalimin e viteve epiderma reagon ndaj agresorëve diellorë dhe shtresa e jashtme e saj humbet elasticitetin. Mbroju gjithmonë nga rrezet e diellit dhe jo vetëm në verë ose kur je në mal. Edhe dielli që merr kur je në qytet, madje edhe në dimër, e vë në provë të fortë lëkurën tënde. Duhet të përdorësh kremra me filtra UV, madje edhe fondotintën blije me këtë cilësi.
Ndotja
Nëse jeton në qytet, çdo ditë je e detyruar të bësh llogaritë me ndotjen. Ajri që të rrethon dëmton shtresën mbrojtëse të lëkurës tënde dhe në të njëjtën kohë depozitohen mikrograme dhe substanca toksike në formë pluhurash metalikë të padukshëm. Në këtë fushë beteje padyshim që fytyra jote është në radhë të parë: ndotet dhe merr një ngjyrë gri në kafe. Pa llogaritur këtu rreziqet e zhvillimit të alergjisë. Në epidermat më të ndjeshme, akumulimi i substancave të jashtme mund të shkaktojë irritime të bezdisshme antiestetike. Mosha më kritike janë të rriturit dhe jo fëmijët që vuajnë më shpesh nga irritimet e shkaktuara nga ndotja. Të vegjlit zakonisht kanë një jetë më të mbrojtur dhe më pak të ekspozuar në krahasim me shtëpiaket ose punëtoret që çdo ditë janë në kontakt me substanca alergjike si detersivë, spray, dhe ozoni që është prezent në disa fotokopje. Sistemi imunitar i të rriturve është më delikat dhe gati që të shpërthejë në reagime alergjike në prezencë të substancave irrituese. Pastroje gjithmonë lëkurën me kujdes me detergjent delikatë. Nëse e ke të irrituar ose sensibël, evito ato që përmbajnë sodiolaurilsolfato (substancë kimike që rrit irritimin) si dhe produktet që bëjnë shumë shkumë. Ato kanë një efekt të madh në heqjen e yndyrës deri në thellësi dhe e lënë lëkurën më të ekspozuar nga pluhurat alergjizues.
Njollat në lëkurë
Trajtimi i njollave bëhet me preparate, të cilat duhet të përdoren në darkë pas trajtimit të fytyrës me late dhe tonik. Këto medikamente mund të jenë në forma të ndryshme, si ampulë, serum, xhel dhe krem. Përdorimi i tyre duhet të aplikohet me shumë kujdes, duke iu përshtatur tipit të lëkurës, (e thatë, normale dhe yndyrshme). Personave me lëkurë normale apo të yndyrshme iu përshtatet më mirë ampula dhe xheli, pasi aplikimi i kremit është më i lehtë, por shumë më i vështirë për t’u përthithur. Ndërsa tek fytyrat e thata është më specifik përdorimi i kremit, ndërkohë që në raste emergjente serumi dhe ampulat japin një efekt më të shpejtë dhe anë të rekomandueshme. Ajo që nuk duhet të harrohet asnjëherë është fakti që fillimisht duhet t’i aplikojmë kremrat në pjesën e njollave, dhe vetëm në momentin që preparatet kanë bërë efektin zbardhës, mund t’i përdorim në të gjithë fytyrën për të krijuar njëtrajtshmëri. Në rastin e lëkurave të nxira në mënyrë të njëtrajtshme nga rrezatimi diellor, mund ta aplikojmë në të gjithë fytyrën. Ndërsa në moshat mbi 30 vjeç, krahas trajtimit të njollave duhet të realizohet edhe përdorimi i skrupit ose i ekspoliantit, i cili shërben për pastrimin e poreve në thellësi, si dhe për shkëputjen e qelizave të vdekura. Afati kohor i përdorimit të këtyre substancave zbardhuese nga njollat është i pa përcaktuar, por mund të aplikohen deri në momentin e zhdukjes së tyre totale.
Si të riparojmë defektet e lëkurës
Për të riparuar defektet e lëkurës dhe sa herë që jemi në krizë për pamjen tonë të jashtme ndiqni recetat e specialistëve. Para së gjithash fjala çelës është peeling. Eliminimi i qelizave të vdekura i dhuron lëkurës një ngjyrë të bukur dhe mbi të gjitha i lehtëson ajrosjen. Fillojmë nga trupi, duke kujtuar që sidoqoftë peeling është një veprim agresiv ndaj lëkurës ndaj dhe duhet të bëhet në mënyrë të butë dhe delikate. Përsëriteni përsëri në qoftë se e shikoni të arsyeshme por me një distancë prej 8-10 ditësh. Në qoftë se keni pak probleme është i këshillueshëm një pastrues i lehtë që është dhe zbutës. Përdoreni këtë solucion duke e hedhur në një shami teli të cilën pasi të keni lagur trupin ta përdorni në vend të fërkueses së zakonshme. Në qoftë se lëkura juaj është shumë e tharë, është e nevojshme një kurë më e fortë që të largojë të gjitha qelizat e vdekura. Për këtë rast në fërkuesen prej teli të butë duhet të hidhni një tas të vogël miell misri integral dhe një tas të vogël me miell bajamesh të ëmbla. Më pas vazhdojmë si herën e parë duke e fërkuar lëkurën për një kohë të gjatë por në mënyrë delikate. Do të shikoni që lëkura do të bëhet e butë dhe elastike si kurrë ndonjëherë. Në qoftë se bëni pjesë tek ato fatlume të pakta të cilat e kanë lëkurën e padëmtuar, i lejoni vetes një banjë të kënaqshme për të pasur një lëkurë kompakte dhe elastike. Hidhni 3 litra qumësht në ujin e ngrohtë të vaskës dhe qëndroni për 20 minuta. Do të shikoni që lëkura juaj do të jetë e butë dhe e këndshme ashtu siç keni ëndërruar gjithmonë.
Një sallatë si dekolte
Qafa është një pikë që lihet disi pas dore për sa i përket kujdesit të lëkurës. Atëherë, ja një maskë e jashtëzakonshme: Merrni një sallatë të tërë, lajeni me kujdes dhe grijeni. Më pas aplikojeni sallatën e grirë në të gjithë qafën dhe në pjesën e kraharorit. Mbajeni për 20 minuta. Sallata përmban shumë vitamina dhe është efikase për të gjitha llojet e lëkurës.
Qafa është një pikë që lihet disi pas dore për sa i përket kujdesit të lëkurës. Atëherë, ja një maskë e jashtëzakonshme: Merrni një sallatë të tërë, lajeni me kujdes dhe grijeni. Më pas aplikojeni sallatën e grirë në të gjithë qafën dhe në pjesën e kraharorit. Mbajeni për 20 minuta. Sallata përmban shumë vitamina dhe është efikase për të gjitha llojet e lëkurës.
Duart në plan të parë
Mos i harroni kurrë. Janë gjithmonë në plan të parë të çdo lloj gjesti që ju mund të bëni. Merrni një patate të patrajtuar, qërojeni, grijeni dhe përdoreni për të mbuluar sipërfaqen e duarve tuaja për të paktën 20 minuta. Ditën tjetër në një enë të gjerë dhe të thellë hidhni një litër qumësht të cilës do ti shtoni gjysmë limoni të shtrydhur. Futini duart në këtë përbërje dhe mbajini 20 minuta duke i masazhuar butësisht gjatë kësaj kohe. Në qoftë se i keni në gjendje të rëndë merrni argjilë përziejeni me pak ujë të pastër për të përfituar një përbërje në formë kremi dhe lyejini duart me të. Mos lani duart tuaja deri kur argjila të jetë thithur krejtësisht nga lëkura.
Në fytyrë bajame dhe ananas
Në qoftë se do të bëjmë peeling në fytyrë ky duhet të jetë shumë i lehtë. Sigurisht që gjithçka varet nga gjendja e lëkurës suaj dhe nga dëshira juaj. Në qoftë se pëlqeni që të reagoni me një farë energjie merrni bajame të ëmbla të grira hollë dhe pastaj bashkojini me aq ujë sa mjafton për të krijuar një maskë kremi. Përbërjen aplikojeni në fytyrë duke e masazhuar lëkurën por jo për një kohë më të gjatë se sa dy minuta. Më pas lajeni. Në qoftë se lëkura e fytyrës suaj ka vetëm një shtresë mjaft të lehtë qelizash të vdekura, përdorni lëngun e ananasit i cili ka aftësi të mira për të zhvilluar peeling. Kështu pasi të keni shtrydhur një gjysmë ananasi shpërndajeni në të gjithë fytyrën. Mbajeni jo më tepër se 5-6 minuta dhe lajeni fytyrën. Përsëriteni të njëjtën gjë tre javë me radhë duke e aplikuar një herë në javë. Në këtë pikë jeni gati për të përballuar stinën me një lëkurë të bukur dhe të rigjeneruar mirë.
Celuliti
Celuliti është një infeksion i rëndë i lëkurës. Me shfaqjen e celulitit bateria depërton nga shtresat e jashtme të lëkurës në ato më të thella, duke krijuar fryrje dhe thellime, që i japin një formë jo të estetike lëkurës. Celuliti është një lloj indi dhjamor në shtresën e nënlëkurës që përmban tufa indi lidhor. Ky ind lidhor, që varion në trashësi dhe është i ndërthurur me qelizat dhjamore, mbahet në atë pozicion nga një rrjet fibrash që e mbron trupin tonë duke rrethuar muskujt dhe organet. Ai është i rrethuar nga një lëng që përveçse e ushqen, përbën dhe një sistem efektiv për eliminimin e mbeturinave. Kur gjithçka funksionon siç duhet, mbeturinat largohen jashtë trupit nga ky sistem, gjë që rezulton në kurba të lëmuara të trupit; kur yndyrnat, lëngjet dhe toksinat mbeten thellë në lëkurë (poshtë shtresës epidurale), indi lidhor trashet dhe forcohet duke dhënë një efekt fryrës. Me kalimin e moshës, shtresat e lëkurës hollohen, çka rezulton në shfaqjen e pamjes së valëzuar të celulitit. Ndryshimi i celulitit me dhjamin është se celuliti, në dallim nga dhjamosja, ndodhet vetëm në disa pjesë të caktuara të trupit; kofshët, të ndenjurat, barku dhe gjoksi. Megjithëse formimi i celulitit varet nga dieta dhe stili i jetesës, pjesa më e madhe e tij është e formuar nga toksina dhe yndyrna të formuara në trup, që mund të prekin gra të çfarëdolloj përmase, peshe dhe strukture trupore.
Faktorët
- Trashëgimia
- Marrja e pamjaftueshme e ujit
- Dieta
- Pirja e duhanit
- Tensioni dhe stresi
- Marrja e mjekimit
- Mungesa e ushqimeve dhe stili sedentar i jetesës.
- Trashëgimia
- Marrja e pamjaftueshme e ujit
- Dieta
- Pirja e duhanit
- Tensioni dhe stresi
- Marrja e mjekimit
- Mungesa e ushqimeve dhe stili sedentar i jetesës.
Ekzema
Ekzema është pezmatim i lëkurës që shkakton puçrra të kuqe në lëkurë, e bën lëkurën të thatë dhe me luspa që zakonisht shkaktojnë kruajtje të madhe. Më të prekur prej saj janë fëmijët. Në lëkurën e pigmentuar, pezmatimi paraqitet me ngjyrë si më të purpurt ose ngjyrë kafe dhe lëkura e vrazhdë mundë të jetë si një karakteristikë dominuese. Puçrrat mund të pikojnë dhe lëkura mund të formojë kore. Ekzema ka tendencë zhvillimi te fëmijët e moshës pas 2-4 mujore. Te shumë fëmijë ekzema përmirësohet me rritjen e moshës. Edhe pse nuk i dihet shkaktari, zakonisht këtë ekzemë e lidhin me sëmundjet alergjike (atopike) të astmës dhe alergjisë “hay fever”. Ekzema atopike (alergjike) paraqitet te foshnjat. Shpesh shfaqet së pari në faqe të cilat nisen të pezmatohen dhe të thahen. Lëkura mund të jetë e skuqur ose në lëkurën e pigmentuar paraqiten hije të purpurta, ngjyrë kafe ose bile edhe të bardhë. Mund të zhvillohet në ballë dhe lëkurë të kokës. Krahas me rritjen e foshnjës, ekzema ka tendencë zhvillimi në trup, dhe në duar nga ana e përparme e bërrylave dhe në këmbë prapa gjunjëve. Gjithashtu mund të paraqitet edhe rreth nyjeve të dorës dhe të këmbës. Në fëmijëri të mëvonshme ekzema zakonisht më rrallë paraqitet në fytyrë, por puçrrat mund të paraqiten prapa veshëve dhe rreth syve. Ekziston një shoqërim mes ekzemës dhe konditave të tjera alergjike, por në shumicën e rasteve nuk është gjetur ndonjë alergji e dukshme ndaj çfarëdo substance që mund ta shkaktojë ekzemën.
Simptomat:
- Kruajtje në lëkurë
- Lëkurë e skuqur
- Flluska të vogla në lëkurë
- Njolla të mbuluara me shtresa lëkurë
- Lëkura është e thatë
- Kruajtje në lëkurë
- Lëkurë e skuqur
- Flluska të vogla në lëkurë
- Njolla të mbuluara me shtresa lëkurë
- Lëkura është e thatë
Disa sekrete për të qenë të bukur
Për të qenë të bukur asnjëherë nuk duhet të lini gjithçka në dorë në natyrës dhe është e nevojshme që edhe ju të kujdeseni për veten tuaj. Receta për të arritur është shumë e thjeshtë: ushtrime dhe mesazhe çdo ditë. Dita duhet të nisë e qetë dhe të mbyllet duke qenë të çlodhur. Rezultati? Lëkurë e freskët dhe e shkëlqyeshme gjatë gjithë ditës.
4 sekretet e ditës
gjithçka varet nga mënyra se si zgjoheni. Nëse dita juaj nis në mënyrë të këndshme, do të jeni e mbushur me energji dhe kështu lëkura juaj do të ketë një pamje më të bukur dhe të tonifikuar. Për të arritur këtë mjafton vetëm pak kujdes.
1. Një zgjim i qetë
Vendosi dy alarme zgjimi me një distancë kohore 10 minuta nga njëra-tjetra. Kjo është koha që i duhet trupit për të kaluar butësisht nga gjendja e gjumit në zgjim. Pranë shtratit mbani një gotë me ujë për t’i hedhur disa pika ujë fytyrës, në qafë dhe te krahët. Kjo do t’ju japë një ndjesi freskie dhe do të ndihmojë edhe lëkurën të zgjohet. Më pas, pini një gotë ujë para se të keni ngrënë mëngjes, pasi kjo do t’ju ndihmojë të pastroni organizmin nga toksina e akumuluara.
2. Bëni pak gjimnastikë
Ngrihuni nga shtrati ngadalë dhe pa u sforcuar. Kur të jen ngritur në këmbë hapni krahët duke i larguar ato sa më shumë të jetë e mundur. Më pas drejtoi lart, mbi kokë, sikur doni të kapni diçka që është shumë lart jush. Qëndroni kështu për 20 sekonda dhe më pas çlodhuni. Ky ushtrim do t’ju ndihmojë të largoni mpirjen e trupit, të ç’tendosni shpinën dhe kurrizin si dhe të tërhiqni sa më shumë të jetë e mundur shtyllën kurrizore.
3. Frymëmarrja
Hapni dritaret për të lejuar ajrin e pastër në futet në dhomë. Ndërkohë rrotulloni krahët e mbledhur në mënyrë që të ç’tendosen shpatullat. Mbi kokë vendosni një peshqir dhe qëndroni në këtë pozicion, duke marrë frymë dhe e nxjerrë atë qetësisht të paktën 2 minuta. Gjatë dushit ujit duhet të hapet në maksimum në mënyrë që të bjerë mbi lëkurën tuaj me forcë. Këshillohet që të mos laheni me ujë të nxehtë. Sa më i freskët të jetë aq më shumë tonifikon lëkurën e trupit. Pak esencë eukalipti, e derdhur në vaskë apo në banjë, do t’ju ndihmonte të merrnit frymë më lirshëm.
4. Përdorni kremrat
Pas dushit fshihuni me një peshqir të ashpër, duke e fërkuar lëkurën me forcë, në mënyrë që të ndihmoni qarkullimin e gjakut. Pasi të fshiheni masazhoni trupin me një krem hidratues apo me një esencë aromatike. në këtë mënyrë do të keni një zgjim të këndshëm, do të jeni gati për ditën e gjatë dhe lëkura juaj do të jetë e freskët dhe e shkëlqyeshme.
4 sekretet e mbrëmjes
1. Banjë çlodhëse
Pas ditës së gjatë të punës është shumë e nevojshme të bëni një banjë çlodhëse, shumë e rëndësishme për të gjithë trupin. Mund të zgjidhni një pushim të gjatë në vaskë apo një dush të shpejtë. Sido që të jetë preferenca juaj asnjë ditë nuk duket të hiqni dorë nga dushi pas pune.
2. Masazh për barkun
Masazhoni barkun përreth kërthizës me lëvizje në formë rrethore të paktën për 2 minuta. Këtë gjë mund ta bëni ndërsa jeni duke u larë në vaskë apo në dush. Ky është masazhi që femrat aziatike u bëjnë fëmijëve të tyre për të pushuar së qari si dhe për t’i ndihmuar të flenë shpejt.
3. Masazh për kokën
Pasi të keni larë dhe shpëlarë mirë kokën masazhoni rrënjët e flokëve duke kruar lëkurën e kokës me shumë delikatesë. Më pas, tërhiqini flokët lehtë dhe pas pak nisni sërish masazhin. Kjo është një teknikë indiane që ka një efekt të jashtëzakonshëm për çlodhjen e menjëhershme të të gjithë trupit.
4. Një çaj qetësues
Para se të shtriheni këshillohet të pini një çaj të ngrohtë më bazë bimësh. Pasi çaji të jetë gati hidhni një lugë mjaltë dhe lëreni të ëmbëlsohet për pesë minuta, më pas është gati për t’u pirë. çaji në mbrëmje është qetësuesi ideal për t’u çlodhur.
3 hapa të thjeshtë themelor për super lëkurë
Shtresues, hidratues, zbutës, pastrues, shumica mezi gjejmë kohë për të ngrënë, apo për një gjysmë kafe të shpejtë. Kush ka kohë për kujdes të ndërlikuar të lëkurës? Dhe, a thua kush nuk e dëshiron një shkëlqim të mirë të lëkurës?Me këto hapa të thjeshtë do ta pëlqeni në çdo moment lëkurën në të cilën jeni. Duke kursyer kohën tuaj, “Imedica Family” ju përcjell tri këshilla të ekspertëve amerikan për të realizuar me shpejtësi kujdesin themelor të lëkurës tuaj.
1. Lajeni lëkurën tuaj çdo ditë
Nuk keni nevojë për produkte të sofistikuara për të pastruar lëkurën tuaj. Larja çdo ditë me sapun dhe ujë largon ndotjen, djersën, njollosjen dhe qelizat e vdekura të grumbulluara gjatë ditës. Prandaj, një ose dy herë në ditë pastrim është gjithçka që ju nevojitet: të lashë më shpesh mund të dëmtojë lyrësimin natyral mbrojtës së lëkurës. Ekspertët e kujdesit të lëkurës këshillojnë përdorimin e sapunëve të butë, të paaromatizuar, me veti zbutëse dhe njomëse. Ata paralajmërojnë kundër sapunëve deodorant të trupit ose pastruesve antibakterial, të cilën mund të jenë të vrazhdë për lëkurën tuaj.
Nuk keni nevojë për produkte të sofistikuara për të pastruar lëkurën tuaj. Larja çdo ditë me sapun dhe ujë largon ndotjen, djersën, njollosjen dhe qelizat e vdekura të grumbulluara gjatë ditës. Prandaj, një ose dy herë në ditë pastrim është gjithçka që ju nevojitet: të lashë më shpesh mund të dëmtojë lyrësimin natyral mbrojtës së lëkurës. Ekspertët e kujdesit të lëkurës këshillojnë përdorimin e sapunëve të butë, të paaromatizuar, me veti zbutëse dhe njomëse. Ata paralajmërojnë kundër sapunëve deodorant të trupit ose pastruesve antibakterial, të cilën mund të jenë të vrazhdë për lëkurën tuaj.
2. Jepni lagështi lëkurës suaj
Me ekspozimin e vazhdueshëm ndaj avullit, ujit të ftohtë dhe diellit të nxehtë nuk është e patjetërsueshme të përdorni produkte njomëse për lëkurën tuaj, edhe nëse ajo është e yndyrshme në mënyrë natyrale. Fatmirësisht, njomja e lëkurës së butë, të lëmuar është e lehtë: Vetëm përkëdhelni lëkurën me produktin tuaj të preferuar pas daljes nga dushi. Dhe nuk keni nevojë për produkte të shtrenjta. Keni lëkurë të yndyrshme? Provoni produkte jo acaruese për lëkurën dhe të cilat nuk mbyllin poret. Dhe, mos harroni se lëkura merr lagështi edhe nga brenda, andaj merrni sasi të mjaftueshme të ujit.
Me ekspozimin e vazhdueshëm ndaj avullit, ujit të ftohtë dhe diellit të nxehtë nuk është e patjetërsueshme të përdorni produkte njomëse për lëkurën tuaj, edhe nëse ajo është e yndyrshme në mënyrë natyrale. Fatmirësisht, njomja e lëkurës së butë, të lëmuar është e lehtë: Vetëm përkëdhelni lëkurën me produktin tuaj të preferuar pas daljes nga dushi. Dhe nuk keni nevojë për produkte të shtrenjta. Keni lëkurë të yndyrshme? Provoni produkte jo acaruese për lëkurën dhe të cilat nuk mbyllin poret. Dhe, mos harroni se lëkura merr lagështi edhe nga brenda, andaj merrni sasi të mjaftueshme të ujit.
3. Përdorni kremra të diellit për të mbrojtur lëkurën
Edhe nëse koha premton diell, shi, ose borë, mbrojtja nga dielli është e nevojshme, thonë specialistët e Akademisë Amerikane të Dermatologjisë. Bora dhe uji, që të dyja, reflektojnë rezet e diellit dhe madje edhe në ditët me vranësira ne marrim një dozë të shëndetshme të rrezeve ultravjollcë. Me kalimin e kohës, këto rreze ultraviolete mund të çojnë në rrudha, ndryshim ngjyre, njolla dhe kancer të lëkurës. Çfarë të bësh? Mbulo mirë lëkurën e ekspozuar dhe hidh mbi të produkte me faktor mbrojtës të diellit 15 ose më shumë, si dhe me mbrojtje nga UVA dhe UVB. Dhe këtë aplikoje më shpesh.
Edhe nëse koha premton diell, shi, ose borë, mbrojtja nga dielli është e nevojshme, thonë specialistët e Akademisë Amerikane të Dermatologjisë. Bora dhe uji, që të dyja, reflektojnë rezet e diellit dhe madje edhe në ditët me vranësira ne marrim një dozë të shëndetshme të rrezeve ultravjollcë. Me kalimin e kohës, këto rreze ultraviolete mund të çojnë në rrudha, ndryshim ngjyre, njolla dhe kancer të lëkurës. Çfarë të bësh? Mbulo mirë lëkurën e ekspozuar dhe hidh mbi të produkte me faktor mbrojtës të diellit 15 ose më shumë, si dhe me mbrojtje nga UVA dhe UVB. Dhe këtë aplikoje më shpesh.
Kujdes edhe më i shpejtë i lëkurës
Vërtet keni pak kohë? Është lehtë t’i mbledhësh këto tre hapa për kujdesin e lëkurës në dy:
• Bashkoni larjen dhe njomjen e lëkurës duke shfrytëzuar sapunë njomës.
• Bashkoni zbutjen dhe mbrojtjen nga dielli: Blej krem zbutës me faktor 15 ose më të lartë.
Antioksiduesit, agjentë mbrojtës të lëkurës
Vitrinat e dyqaneve janë plot me produkte për lëkurën dhe shumë prej tyre premtojnë heqjen e rrudhave, disa zbutjen e lëkurës e të tjera janë kundër acarimit dhe infektimit. Këto rezultate vijnë si efekt i antioksiduesve. Antioksiduesit janë agjentë që e mbrojnë lëkurën nga dëmtimi që mund të shkaktohet nga reaksionet kimike mbi fytyrë. Ka disa faktorë të ndryshëm si irritimi, tharja nga të ftohtit, dielli i forte dhe smogu që krijojnë radikale të lira. Këto radikale mund të japin kontribut në procesin e shkatërrimit të qelizave të reja dhe të shëndetshme të lëkurës. Antioksiduesit si për shembull vitamina C dhe E i luftojnë këto radikale të lira dhe prandaj kompanitë e mëdha të produkteve kozmetike po mundohen dita-ditës që të gjejnë mënyrat më efektive për të shpërndarë ato mbi lëkurë.
Vitaminat C dhe E parandalojnë plakjen
Deri pesë vite më parë dermatologët nuk besonin se lëkura mund t’i përthithte vitaminat nëse ato aplikoheshin në sipërfaqe. Por sot shume prej kompanive kozmetike po eksperimentojnë për të bërë të mundur që vitaminat të japin efekt në zonat në të cilat aplikohen. Shkencëtarët thonë se konsumimi i vitaminave C dhe E në sasitë e duhura ndihmon shumë në parandalimin e plakjes së qelizave të lëkurës. Për t’u kujdesur për lëkurën e fytyrës duhet të konsumoni vitaminë C dhe E çdo ditë, ose fruta që i kanë këto vitamina; si dhe të keni kujdes kur të zgjidhni kremrat që reklamohen nëpër dyqane. Shihni për kremra që bllokojnë rrezet e dëmshme të diellit, dhe që përmbajnë vitaminat C dhe E, si dhe acidet Alfa-Hidroksike.
Acidet Alfa largojnë qelizat e vdekura
Një faktor mbrojtës për lëkurën dhe rigjallërimin e saj janë Acidet Alfa-Hidroksike. Këto acide vijnë nga ushqime natyrale si qumështi, portokalli, limoni, sheqeri etj. Por ato mund edhe të prodhohen kimikisht. Dermatologët janë të sigurt se këto acide zbusin lëkurën dhe ndihmojnë në procesin e largimit të qelizave të vdekura, duke sjellë në pah qelizat e reja dhe të shëndetshme. Në të njëjtën kohë këto acide kurojnë dëmtimin e lëkurës nga rrezet e diellit. Përdoruesit e Acidit Alfa-Hidroksik për një kohë të gjatë dhe në mënyrë sistematike kanë treguar shenja përmirësimi në zbutjen e lëkurës, rrallimin e rrudhave dhe largimin e qelizave të shtresës se vdekur sipërfaqësore të lëkurës.
Edhe lëkura e meshkujve ka nevojë për kujdes
Lëkura e mashkullit nuk është aspak e ndryshme nga ajo e femrës, përveç zonës ku ata rruhen. Ka meshkuj me lëkura të yndyrshme, të thata dhe kombinime të këtyre. Shumë prej tyre as që nuk e dinë se në ç’kategori hyjnë dhe nëse do të interesoheshin për lëkurën e tyre do t’u dukej si shenjë homoseksualiteti. Ka shumë produkte për meshkuj, të cilat prodhohen nga firma të njohura ose jo. Është mirë që edhe meshkujt të kujdesen për lëkurën e tyre, e jo vetëm të mjaftohen me pastrimin e saj me ujë e sapun. Në farmaci dhe qendra kozmetike gjenden pastrues dhe kremra, të cilat ndihmojnë për një pamje më të shëndetshme të lëkurës. Produktet mashkullore në përgjithësi kanë aromën karakteristike të parfumeve gjithashtu mashkullore, kështu që përbën problem prania e një locioni mbi lëkurën tuaj.
Dush me mjaltë
Mënyra më e mirë për t’u relaksuar pas një ditë të lodhshme pune dhe për të eliminuar çdo tension, fshihet pas një banje relaksuese. Për këtë, mjafton të përzieni tre lugë kanellë, dy me mjaltë e tri pika esencë livandoje. Pasi t’i përzieni mirë, fërkoni trupin me masën për të paktën 5 minuta. Mos harroni që trupin duhet ta shpëlani me ujë të vakët, në mënyrë që maska të mos fshihet totalisht. Do të shihni se përveçse do të keni një lëkurë të lëmuar, do t’ju ndihmojë të çlodheni.
Masazh vaniljeje
Për të hidratuar e për të ushqyer lëkurën tuaj, nuk ka gjë më të mirë se vaji. Natyralisht, nuk mund ta përdorni ashtu si është. Përzieni gjysmë filxhani vaj luledielli me gjysmë luge kanellë pluhur e gjysmë luge esktrakti vaniljeje. Lërini për gati 12 orë, në mënyrë që vaji të përthithë plotësisht dy aromat, më pas filtrojini dhe më pas hidheni në një shishe të qelqtë me mbyllje hermetike. Nëse doni të ketë aromë më të fortë, fusni në shishe pak kanellë. Do të shihni se lëkura e trupit do të jetë më e butë, e tonifikuar dhe e shëndetshme.
Dehidratimi
Një nga rreziqet më të mëdha të temperaturave të larta është dehidratimi i trupit. Me këtë kuptojmë humbjen e ujit nga trupi dhe bashkë me të kripëra të domosdoshme të gjakut si potasiumi dhe sodiumi të cilat luajnë një rol jetësor në funksionimin e organeve të tilla si veshkat, truri dhe zemra. Kjo mund të çojë në konfuzion, letargji, probleme të frymëmarrjes dhe të ritmit të zemrës.
Hemorragjia cerebrale
Në kushtet normale djersa që nxjerrim gjatë motit të nxehtë na mban të freskët kur ajo avullohet nga sipërfaqja e lëkurës. Megjithatë, në ditët jashtëzakonisht të nxehta, ose kur e ushtrojmë trupin më shumë se ç’duhet, ky sistem mund të mos funksionojë dhe temperaturat e trupit mund të rriten në nivele shumë të rrezikshme. Kjo çon në hemorragji cerebrale. Gjithashtu mund të shkaktojë dhimbje koke, marrje mendsh, ngërç të muskujve, por mund të ketë dhe rrezik për jetën. Kjo mund të jetë veçanërisht e rrezikshme kur simptomat shfaqen shumë shpejt, nëse ne nuk u kushtojmë vëmendje shenjave më të hershme, dhe me shumë pak paralajmërim.
Djegia e lëkurës nga dielli
Lëkura e nxirë mund të duket e bukur, por megjithatë kjo është një shenjë e dëmtimit të lëkurës. Dhe djegia e lëkurës jo vetëm që shkakton dhimbje. Ajo mund ta përshpejtojë procesin e plakjes dhe të shtojë rrezikun e kancerit të lëkurës, ku përfshihet edhe forma mbase dhe vdekjeprurëse, melanoma.
Konsumimi i bollshëm i lëngjeve
Ndërsa trupi humb më shumë lëngje se zakonisht, ka shumë rëndësi që të pihet më shumë ujë apo lëngje të tjera. Mënyra më e mirë është konsumimi i ujit, duke e pirë atë ngadalë dhe jo me një frymë. Në një ditë të zakonshme, një person me peshë 58 kg duhet të pijë rreth tetë gota uji. Në mot shumë të nxehtë konsumimi i ujit duhet rritur. Megjithatë pirja e tepërt e ujit mund të ketë problemet e veta. Mbase mund të mendoni që një birrë me krikëll mund të jetë pikërisht ajo që ka këshilluar mjeku, por në fakt birra si pije alkoolike e dehidron trupin prandaj duhet konsumuar në sasira shumë të vogla.
Ndryshoni dietën
Shmangni ushqimin shumë të nxehtë. Mundohuni të gjeni ilaçe suplementare kripe për të zëvendësuar mineralet që humbin si rezultat i avullimit të djersës. Megjithatë shumë ushqime kanë sasira më të mëdha të kripës prandaj kjo mund të mos jetë e domosdoshme.
Shmangiuni diellit
Vendi më i mirë në një ditë të nxehtë është hija. Po qe se dëshironi të bëni banjo dielli, atëherë sigurohuni që ta bëni këtë për periudha të shkurtra dhe përdorni locionet kundër djegies me faktor mbrojtës të paktën 15. Po filluat të mos ndjeheni mirë menjëherë gjeni një vend në hije. Rrezet e diellit janë më të rrezikshme gjatë orëve 11.00-13.00.
Tregohuni të arsyeshëm me ushtrimet fizike
Mos bëni ushtrime të rënda gjatë periudhave më të nxehta të ditës. Bëni vrap herët në mëngjes ose me vonë, në perëndim të diellit. Filloni ushtrimet ngadalë dhe përshtateni ritmin e jetës me motin e nxehtë. Po e ndjetë se iu merret fryma ose po ju rreh me shpejtësi zemra, ndaloni çfarë jeni duke bërë dhe përpiquni të freskoni trupin, për shembull, duke bërë një dush të freskët. Bëni pushim po e ndjetë se iu merren mendtë, apo sikur iu bie të fikët.
Mbani trupin të freskët
Vishni rroba të lehta dhe që rrinë lirshëm. Prodhimet prej pambuku janë shumë të mira për të thithur djersën.
Rrobat e rënda dhe të errëta thithin nxehtësinë, por kini parasysh se disa materiale nuk janë pengesë e mjaftueshme për rrezet e rrezikshme ultraviolet. Do të ishte ide e mirë që të mbani kapele dielli me strehë. Mbani syze dielli për të mbrojtur sytë.
Kujdes i veçantë për ata që janë më në rrezik
Ata që janë më në rrezik nga të nxehtit e tepërt janë fëmijët nën katër vjeç dhe moshat mbi 65 vjeç, sepse trupat e tyre iu përshtaten më ngadalë ndryshimeve të temperaturave, njerëzit mbipeshë sepse trupat e tyre kanë tendencë të mbajnë më shumë nxehtësinë, dhe të sëmurët. Veçanërisht foshnjat janë më të ndjeshëm ndaj të nxehtit ngaqë gjëndrat e djersës tek ata nuk janë të zhvilluara si duhet. Ka shumë rëndësi që foshnjat të mos mbulohen me batanije apo vishen me rroba të rënda kur bën nxehtë. Në të njëjtën kohë ka shumë rëndësi që ato mos mbahen jashtë dhe t’u ekspozohen rrezeve të diellit kur bën shumë nxehtë.
Përse mplaket lëkura
Gjatë ndryshimeve në sekretimin e hormoneve, shtresa bazore në epidermë nuk krijon qeliza të mjaftueshme të reja, gjë që ndikon në procesin e përtëritjes së qelizave në sipërfaqen e lëkurës. Ndryshimet në indin lidhor të dermës zvogëlon aftësinë e lidhjes së lagështisë, për këtë shkak lëkura thahet dhe humb tendosjen. Kolagjeni, proteina, që janë të dobishme për strukturën e lëkurës, gjithashtu, degjenerojnë. Meqë shtresat e brendshme për shkak të humbjes së lagështisë tendosen, epiderma lëshohet, andaj shkaktohen rrudhat. Njëkohësisht gjëndrat yndyrore, të sqetullave dhe gjëndrat aromatike, të cilat lëkurën e bëjnë të lagësht dhe e zbusin, veprojnë gjithnjë e më pak.
Si të mbrojmë lëkurën
Mplakja e lëkurës mund të ngadalësohet me kurim të drejtë, i cili do të neutralizojë veprimin e dëmshëm të faktorëve të jashtëm dhe do të parandalojë funksionet natyrore të saj. Kjo mund të arrihet me zgjedhjen e drejtë të prodhimeve kozmetike, të cilat zhdukin radikalet e lira, përshpejtojnë përtëritjen e qelizave dhe rrisin aftësinë e lëkurës që të mbajë lagështinë (nëpërmjet prodhimit më të madh të kolagjenit shkrirës). “Të jesh e bukur, nuk do të thotë të jesh edhe e re”- me këtë sllogan firma kozmetike “Clinique” filloi dikur promovimin vjetor të saj. Tregu, në të vërtetë, çdo e dyta grua më e moshuar se 50 vjeç, dëshiron që rregullisht të kurohet. Meqë kërkesat për cilësi dhe efikasitet të këtyre prodhimeve sot janë shumë të mëdha, është e sigurt se në të ardhmen cilësia e tyre gjithnjë e më shumë do t’u ofrohet farmakologëve.
Çfarë i nevojitet lëkurës për çdo ditë
- Pastrim i rregullt dhe i themeltë në mëngjes dhe në mbrëmje me qumësht apo me krem për pastrim me bazë vaji.
- Ujë të bollshëm për freskim pas pastrimit me qumësht apo me krem (i cili pastrohet me ujë).
- Lëng i butë me ekstrakte bimësh apo tonik special për të stabilizuar mbrojtjen natyrale të gungave të lëkurës.
- Krem special apo gel për rajonin rreth syve.
- Krem për eliminimin e qelizave të vdekura nga sipërfaqja e lëkurës.
- Krem për përdorim gjatë natës, i pasur me materie ushqyese, vitamina dhe antioksidanse.
- Produktet bimore janë tepër të efektshme për të evituar problemet e lëkurës në çdo moshë.
Këshilla estetike për çdo moshë
20-vjeçaret
Është mosha kur nis të përdoret pudra dhe fondotinta, e kur tashmë duhet të nisë koha të kujdesen edhe për lëkurën. Nuk duhet të përdoren sapunë tepër agresivë për pastrimin e lëkurës dhe duhet të shmangen gjithë pastruesit me bazë uji si: shkuma, sapuni dhe xheli. Do të jetë më mirë nëse do të përdoren produkte me bazë vaji, që janë të pasur me substanca yndyrnash. Për të hequr tualetin merrni një shuk pambuku të lagur me ujë mineral dhe hidhni në të pak vaj pastrues.
30-vjeçaret
Duke filluar nga mosha 30 vjeç, lëkura fillon të humbasë disi aftësitë e saj për t’u rigjeneruar, prandaj hapi i parë që duhet bërë është të nisni të përdorni një krem që ju ndihmon për hidratimin e lëkurës. Përveç kësaj, duhet të tregohen të kujdesshme edhe për ushqimin që përdorin, sepse produktet ushqimore me bazë acide të yndyrash ndihmojnë për ruajtjen e ekuilibrit hidrolipidik të lëkurës.
40-vjeçaret
Në këtë moshë lëkura është shumë më pak tonike dhe rrudhat fillojnë të duken më shumë. Lëkura bëhet më e brishtë dhe e hollë, rrudhet dhe skuqet lehtësisht. Në këto raste këshillohen liftinge, për të hequr qelizat e vdekura dhe për t’i dhënë fytyrës shkëlqim, si dhe të përdoret një hidratues me përmbajtje filtrash kundër rrezeve të dëmshme të diellit.
50-vjeçaret
Kalimi i kohës sjell ndryshime rrënjësore në strukturën e lëkurës. Kështu, dendësia e lëkurës hollohet, konturet humbasin kompaktësinë, rrudhat bëhen më të theksuara dhe qelizat e kanë shumë të vështirë për t’u rigjeneruar. Për këtë arsye këshillohen kremrat hidratues. Por këshillohen dhe disa “ushtrime” të përditshme, për të ruajtur elasticitetin e muskulaturës së fytyrës dhe për të nxitur aftësinë e qelizave për të përthithur më mirë principet hidratuese të produkteve që përdorni.