Conchita - Rruan mjekrrën! (Intervistë)
Quhet Conchita, perfaqsuesja e Austrise dhe fituesja e Eurovision 2014 fitorja e te ciles ngjalli shume reagime si ne vendet europiane edhe ...
https://flurudha-portal.blogspot.com/2014/05/conchita-rruan-mjekrren-interviste.html
Quhet Conchita, perfaqsuesja e Austrise dhe fituesja e Eurovision 2014 fitorja e te ciles ngjalli shume reagime si ne vendet europiane edhe ne Shqiperi, ku komentet e ndryshme rreth pamjes se saj degraduan ne sharje e u bene tema shkrimesh dhe emisionesh. Ne lidhje me kete teme dhe mjekrren e saj te famshme, ne intervistuam Conchiten teksa ajo...po rruhej! OH JO!
Conchita Ku gjendeni ne keto momente?
Ne keto momente jam perpara pasqyres ne vilen time ne Austri duke rruajtur mjekrren.
Mjekrren qe ju beri te famshme? Po perse?
Nuk duroj dot me u cmenda! Sapo kam fituar Eurovisionin dhe asnje s'flet per kengen ne shtyp por vetem per mjekrren.
Po mire tani ishte per tu folur...
Pse mo vetem une isha me mjekerr aty?
Jo kishte dhe meshkuj te tjere po jo femra, cka e bente te vecante.
Po une mashkull jam!
Me fustan ama...
Po dhe ata te Moldoves dhe San Marinos me fustan ishin.
Ata ishin ne fakt ato, dmth ishin femra.
Me verte? E sigurt? Uaaa! E di si eshte puna. Une vetem se e kisha mjekrren me te gjate se dhe keto ti shihje nga afer me mjekerr ishin.
Nejse, e rendesishme ishte qe fituat dhe kenga ishte e bukur.
He pra he! Thojini asaj kengetares tuaj Eneda se i kishte ngelur merak.
Deri tek ty paska ardhur lajmi? Jo ajo nuk e kishte merak, merak kishte si te ja shpjegonte femijes prezantimin tuaj.
Sa vjec eshte femija e saj?
Dy vjec me duket nuk e di.
Po ca do ti shpjegoj femijes dy vjec kjo? Ai akoma ne pelena, ti shpjegoj nje here si shkohet ne banjo, pastaj ti shpjegoje dashurine e seksin. Pastaj per filozofi ka mbaruar, kur nuk i bejne pune kater vjet shkolle cdo i bej une.
Mendoj se ajo e kishte ne sensin me te pergjithshem.
Ne sensin qe ju ra avioni nga qielli me gjysem ton droge ne mes te dites dhe nuk u shqetesua askush, por mjekrra ime ne Austri i prishi gjumin?
Po ajo mendimin e vete dha...
Te thuash qe je kundrejt cdo ekzibicioni politik, fetar, seksual, krahinor apo rracial ne kurriz te artit i bie te mos kete me art. Kjo a eshte kengetare? A e ka idene si lindi muzika Jazz, Blues, Rock 'n Roll, Punk, Rap dhe se cfare i beri te suksesshme?
Nejse, ajo nuk kishte perse te sulmohej ashtu nga perfaqsuesi i LGTB ne Shqiperi.
Po ku e di une kush e ka sulmuar. Po se e ka sulmuar nje gei cdo te thote se ne jemi kusherinj, pime kafe bashke? Jo mo ai ka punet e tija, une te mijat s'di gje une.
Ne fakt po thoshin qe ju fituat, sepse jeni gei. Po ju si mendoni?
Po une nuk eshte se e kisha kengen e shpifur apo stonova. Nje here ne dhjete vjete fiton nje gei dhe e mori se ishte gei, po keta burrat qe e fitojne cdo vit ndaj e marrin se jane burra? Pastaj, kenga eshte ne krye te listave te kengeve me te shitura ne Europe. Po kete si e shpjegojne?
E ne perfundim. Cfare do i keshilloni perfaqsueses shqiptare per te pasur suksesin tuaj, ne vitin e ardhshem te Eurovisionit?
Te vejne mjekerr.
Ps. Besoj e kuptuat qe po bejme shaka, mqs javen qe shkoi fituesi i Eurovision u komentua gjere e gjate ne Shqiperi.