Cilat janë 14 femrat shqiptare që kërkohen nga Interpoli
Shqipëria është një nga vendet që ka numrin më të vogël të femrave të shpallura në kërkim ndërkombëtar. Sipas burimeve policore janë vetëm 1...
https://flurudha-portal.blogspot.com/2014/05/cilat-jane-14-femrat-shqiptare-qe.html
Shqipëria është një nga vendet që ka numrin më të vogël të femrave të shpallura në kërkim ndërkombëtar. Sipas burimeve policore janë vetëm 14 femra që rezultojnë të kërkuara.
Shumica e tyre janë në kërkim për trafikim të lëndëve narkotike. Rasti më i veçantë është ai i një 60-vjeçarje nga Vlora e quajtur Lizhjeta Zharra, e cila është dënuar në mungesë.
E dyta për nga mosha madhore është 56-vjeçarja Cetina Zajmi nga Tirana, e cila kërkohet për mashtrim. Në kërkim është edhe Ornela Çela (Bullaj) e cila kërkohet për mashtrim me detyrën dhe për skemë piramidale. Kurse një shqiptare e lindur në Gjermani kërkohet për trafikim armësh dhe municionesh. Bëhet fjalë për Aliki Buratzi, 47 vjeç e lindur në Leipzig. Në të dhënat e Interpol rezulton e kërkuar dhe një femër për vrasje në rrethana speciale. E kërkuara është Zylfije Haklaj, 50 vjeç – shkruan portali Durrës Lajm, që boton edhe listën e mëposhtme.
Lista e femrave shqiptare të kërkuara:
Ardiana Rukaj 36 vjeç
Sara Canko 30 vjeç
Zhani Kuçaj 40 vjeç
Vegjinush Ferhat 47 vjeç
Ornela Çela (Bullaj)
Merita Nurce 53 vjeç
Aurela Doksani 37 vjeç
Xhevaire Velija 47 vjeç
Aliki Buratzi 47 vjeç
Mirela Ramaj 48 vjeç
Lizhjeta Zharra 60 vjeç
Ermira Beqiraj 40 vjeç
Zylfije Haklaj 50 vjeç
Cetina Zajmi 56 vjeç