A janë bizneset familjare të Abdilaqim Ademit pjesë e negociatave me VMRO-në?

Edhe pse PDSH-ja po mundohet t’ua mjegullojë planet, VMRO-DPMNE dhe BDI pritet ta formojnë qeverinë, pas fitoreve bindëse që arritën në zgje...


Edhe pse PDSH-ja po mundohet t’ua mjegullojë planet, VMRO-DPMNE dhe BDI pritet ta formojnë qeverinë, pas fitoreve bindëse që arritën në zgjedhjet parlamentare.
Konfrontimi i hapur mes partisë më të madhe maqedonase dhe asaj shqiptare si dhe porositë që e shtonin frikën nga 'tjetri' gjatë fushatës, së shpejti do të 'zhvishen lakuriq' para realitetit me ndarjen e posteve qeveritare.
Qëndrimet programore dhe parimet, përsëri do të shkelen ndjeshëm nga “gatishmëria për kompromis”, jo në interes të qytetarëve, por në interes të gjithnjë e më tepër diskursit politik aktual, të dy kolektiviteteve më të mëdha etnike.
Kritikuesit e qeverisë së deritanishme këtë partneritet e cilësojnë si “koalicion të tenderëve”, duke aluduar në atë se këto dy parti nuk bashkëpunojnë në drejtim të realizimit të platformës politike, por për interesa personale dhe partiake shkruan javorja Fokus në numrin e saj të fundit, transmeton portali Almakos.
Si kundër argument për këto akuza kemi pasur mundësi të dëgjojm se këto dy palë nuk ulen në tavolinë të përbashkët për shkak të vullnetit dhe dëshirës personale, por për të respektuar elektoratin i cili i ka zgjedhur për t’i përfaqësuar. 
A po ushtron agresion koalicioni i vjetër dhe ai i ri ndaj të gjitha interesave të lartë përmendura, apo ndonjëri prej tyre dominon ndaj të gjithë të tjerëve?
Duke folur për hipotekat e zyrtarëve të partisë se Ali Ahmetit, pak para zgjedhjeve të parakohshme, PDSH akuzoi gati gjithë ministrat, disa kryetarë komunash dhe disa deputetë nga partia shqiptare në qeveri për përfshirje në afera kriminale dhe korruptive. Në këto raste, sipas opozitës shqiptare, bëhet fjalë për shkelje të Kodit Penal dhe për keqpërdorim klasik të funksionit publik, që duhet të sanksionohet në mënyrë drakonike.
Kur me shumë bindje i mbronte ngjyrat e PDSH-së në kuvend, para se të bëhet kryetar komune, Ziadin Sela e akuzoi sekretarin gjeneral të BDI-së, zv/kryeministrin dhe ministrin Abdylaqim Ademi, se ky i fundit po e përdorë politikën në funksion të biznesit. Në këtë kontekst Sela theksoi se bëhet fjalë për biznes me bilborde, por edhe përkundër imunitetit që i garantonte foltorja e parlamentit, Sela nuk u fut në detaje më të hollësishme. 
Mirëpo, ky shembull nuk u përdorë nga PDSH-ja në fushatën parazgjedhore, që duket e logjikshme, duke patur parasysh se partia i ka shfrytëzuar bilbordet e kësaj kompanie.
Para zgjedhjeve parlamentare të 2011, nje TV tashmë e mbyllur në gjuhën shqipe ngriti temën për agjencinë e marketingut, e cila brenda natës u ngrit në biznesin e reklamave e që është pronë e familjes së Ademi nga fshati Shemshovë i Tetovës. Me këtë rast më pas vazhduan të merren disa media që sot nuk ekzistojnë, e që ishin të lidhura me të burgosurin Velija Ramkovski njofton Almakos.
Në atë kohë paralajmërohej mundësia e shqyrtimit të këtij rasti, nëse në të ekziston konflikt interesi, por në ndërkohë nuk ndodhin asgjë në këtë fushë, nëse nuk përfshihet padia e kompanisë kundër disa medieve për akuzat e ngritura.
Bëhet fjalë për kompani të specializuar për marketing dhe propagandë “Skrin media”, me seli në Tetovë dhe një degë në Shkup. Kompania fillimisht ka pasur tre themelues- dy vendas dhe një të huaj, ndërkaq prej para një viti pronar i vetëm dhe udhëheqës është Elmedin Ademi, transmeton Almakos.
Ai është familjarë i afërt i një zyrtari të lartë të BDI-së edhe bartës i funksioneve të larta publike, Abdylaqim Ademi, i cili momentalisht është prijës i ekipit për negociata për formimin e qeverisë me VMRO-DPMNE-në.
Informatat zyrtare nga Regjistri qendrorë tregojnë se agjencia për reklama është e themeluar në mesin e vitit 2008 100 000 euro të depozituara, e cila përkon me kohën e themelimit të qeverisë mes VMRO-DPMNE-së dhe BDI-së, pas dy viteve në opozitë të “integristëve”. Dhe për një kohë të shkurtës kjo firmë depërton në tregun e marketingut, për të zgjeruar më pas biznesin në të gjitha anët e vendit. Ndoshta nuk merrë para publike, së paku jo në mënyrë direkte, por merr leje për vendosjen e hapësirave reklamuese në shumë komuna, pa dallim të përkatësisë etnike dhe partiake të kryetarit të komunës.
Sipas të dhënave nga kompania, ajo bën të ashtuquajturin reklamim nëpërmjet billbordeve “jashtë shtëpisë”, të ndricuar dhe të pa ndricuar, billborde, si dhe reklama nëpër mure, që gjenden në rrugët e frekuentuara dhe hapësirave urbane. Ato dallohen edhe për nga forma dhe madhësia me dimensione 4 me 3 m. (“megalajt” billbordet hasen edhe me dimensione 8 me 5m.) billbordet  ka edhe me dimensione 10 me 5m. Reklamat në mure shkojnë nga 24 deri më 400 metra katrorë.
Prej përreth 400 billborde, megalajt-billborde dhe billborde nepër Maqedoni “Skrin Media” ka lokacione të saja në Maqedoninë Perendimore, si në Tetovë, Gostivar, Dibër, Strugë dhe Kërçovë. Me pozicion të vogël monopoli dhe konkurrencë shumë më të madhe, kjo kompani është edhe në Ohër, Manastir, Shtip, Kumanovë, por edhe në Veles, ku ka fituar tenderin për billbordet në qytet edhe përkundër faktit se firmat tjera kanë ofruar çmime më të ulëta. Së bashku me tre kompani, para ca kohësh fitoi koncesion 15 vjeçar që të vendosë billborde në Shkup për çka duhet të paguaj 300 000 euro në vit (plus TVSH prej 60 000 eurove), shumë e paraparë si fillestare në ankandin publik./Almakos

Related

Maqedoni 5455884595240217314

Follow Us

Hot in week

Recent

Comments

Blog Archive

Side Ads

Text Widget

Connect Us

item